Berisha mungon sot në parlament: Kam pasur kontradikta të hapura me Erdogan-in

Amelda Amelda

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Sali Berisha tregon arsyet e mungesës së tij ditën e sotme në Kuvend.

Berisha zbuloi se shkak i mosprezencës së tij në Parlament u bë fjala përshëndetëse që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbajti sot në seancën parlamentare.

Berisha tha se ka patur kontradikta të hapura me presidentin turk në vitet e fundit të qeverisjes së tij dhe e ka gjykuar të arsyeshme të mungonte.

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjekë apo të votojnë në OKB rezolta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës. Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë. Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Ishte përpjekje për ta salduar edhe më tej atë krizë.”

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • O idiot,o don Kishot :kush te njeh e kush pyet per ty .Ti vetem banden tropojane te ish bodigardeve,te ish nenpunesve te larte te policis shtetit e organeve te drejtesis mund ta drejtosh akoma,bile me nje kusht:te rrahin te terrorizoj e te dhunoj pse jo edhe te vrase kundershtaret e tuaj politik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *