Berisha: Muri i fundit i bllokimit, do provohet si mur letre

redaktor

Kryeministri Berisha ka theksuar në një prononcim për mediat se Krishtlindjet e tjera do t`i gjejnë shqiptarët më të bashkuar se kurrë dhe më afër Europës.

Kryeministri Berisha nuk ka lënë pa shigjetuar edhe opozitën e cila sipas tij ngriti murin e bllokimit për marrjen e statusit.

“Këto Krishtlindje festohen në 100 vjetorin e Pavarësisë, ku ideali i bashkimit kombëtar erdhi më i fuqishëm se kurrë. Krishtlindjet e tjera do jemi më afër bashkimit kombëtar dhe idealeve evropiane. Ata që shembën kishën 60 vite më parëm ata mbetën në rrënojat e atyre mureve, vlerave nuk u reziston asnjë mur dhe ky muri i fundit i bllokimit do të provohet si një mur letre në kohërat që vijnë” tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi më tej se Krishtlindjet janë dita e mrekullisë së madhe për njerëzimin.

“Është kënaqësi shumë e madhe të uroj sot nga zemra të gjithë besimtarët ortodoks shqiptarë, besimtarët e krishterë dhe besimtarët e zotit. Në kremtojmë sot një ditë të shenjtë e të bekuar, ditën e lindjes së Krishtit, burrit  që me moralin e tij ndikoi në moralin e qytetërimit perëndimor dhe kjo është një ditë shprese e pashuar. Është ditë e mrekullisë së madhe në shumë aspekte sepse lindi burri që ndryshoi botën por edhe e mrekullisë tokësore” tha Berisha.

Kreu i qeverisë i shprehu mirënjohjen edhe kryepeshkopit Janullatos që bëri të mundur ndërtimin e Katedrales ortodokse në Tiranë.

“Unë u urova edhe kryepeshkopin Janullatos në këtë kishë madhështore në këtë katedrale e cila dekada më parë ishte e ndërtuar madhërishëm aty ku është sot hotel Tirana. Në memorin time ndër më të mëdha kishin e rrafshuan barbarisht bllokmenët hoxhist të cilët menduan se duke ndërtuar atje një hotel kish do të ishte në harresë. Sot kisha është më madhështore, sot kisha qëndron si një monument i fuqishëm i vlerave të mëdha hyjnore si një dëshmi që lufta me vlerat është një betejë fatalisht e humbur.  Dua ti shpreh mirënjohjen e thellë,  Imzot Janullatos cili ka dëshmuar një përkushtim të jashtëzakoshëm që nga gurët e kësaj katedrale deti tek kupola dhe së bashku me bashkëpunëtorët e tij i dhuruan kryeqyteti një nga monumentet më madhështore të kultit “Kishën e ringjalljes” shtoi Berisha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *