Berisha ndërhyn nga karrigia, Ruçi i mbyll mikrofonin

Leda Hysa

Ish-kryeministri Sali Berisha ka tentuar të marrë fjalën, teksa në sallën e Kuvendit po zhvillohej një replikë e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Berisha ka ndërhyrë nga vendi, duke sulmuar kryeministrin Rama, por është ndërprerë menjëherë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ky i fundit i ka mbyllur mikrofonin, duke i kaluar fjalën Bashës, i cili po i përgjigjej Ramës.

“Kjo është strukturë falike, ta nxjerrim jashtë”, tha Berisha, por iu mbyll mikrofoni nga Ruçi, i cili i tha se është jashtë procedurës.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *