Ish-kryeministri Berisha e cilëson si atavizëm arrestimin e ish-ministrit të tij, Spiro Ksera.
Në një reagim në rrjet, Berisha thotë se KLSH-ja e kishte paditur një vit më parë Kserën, ndërsa arrestimi bëhet vetëm tani.
Ndryshe nga Partia Demokratike që mbështet hetimin, Berisha ka një qëndrim tjetër rreth arrestimit të ish-ministrit.
Reagimi:
“Arrestimet jashte flagrance, pa pyetur kurre te arrestuarin, jane atavizem e koherave te shkuara, deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdherarrestin!
Te dashur miq, prej dy ditesh mediat dhe kronikat e tyre jane mbushur me lajmin e arrestimit ne Derviçan te ish-ministrit Spiro Ksera me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te 30 milione lekeve.
Dje avokati i ish-ministrit Ksera, pasi u njoh me dosjen dhe u takua me prokurorin njoftoi se:
– Ish-ministri Spiro Ksera, ndonese i paditur nga KLSH nje vit me pare nuk eshte thirrur, nuk eshte pyetur kurre nga prokurori i kesaj çeshtje dhe ky eshte nje lajm shume kompromentues, nje qendrim atavist qe evokon koherat me te zeza te institucionit te akuzes ne Shqiperi
– Arrestimi jashte flagrance, pa marre asnjehere ne pyetje personin per te cilin leshohet mandati i arrestit, i çfaredo statusi social politik apo ekonomik, deshmon me se paku per mos friken e urdherleshuesit nga akti i tij i paligjshem
– Deshmon per mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij.
– Deshmon se zbaton jashte çdo standarti nje porosi arrestimi sine qua non dhe demton ne menyre te pariparueshme qe ne fillim hetimin dhe e ben ate politik dhe te deshtuar.
Avokati i çeshtjes njoftoi gjithashtu se ish ministri Ksera, qe u arrestua pa u pyetur kurre nga prokuroria, nuk ka asnje lidhje, nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua dhe se nuk ka asnje prove se ai ka prekur apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua.
Duke shprehur vendosmerisht mbeshtetjen time te plote per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, denoj me ashpersi arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt te porositur per qellime te qarta politike.
I bej thirrje trupit gjykues te gjykoje bazuar ne ligjin dhe vetem ligjin pa asnje ndikim politik nga prokuroret e sojit Troci. I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te ndaloje perdorimin ne prokurori te praktikave ataviste qe kompromentojne rende qe ne nisje procesin e hetimit!”

Berisha koha tende ka perenduar! Edhe pak kohe fare pak! Dhe do t’i shkosh prapa Kseres! Dhe une do te shkruaj kishte attavizem” ne arrestimin e kriminelit Berisha!
O i shkereti Berisha,si puna e qenit qe ndjen ngordhjen,e ndjen se i erdhi radha edhe udhezon prokurorine e ne vecanti prokurorine e pergjitheshme.
Lihe e lihe akoma si Balua ne kerme sa te ngordhesh ne ndo nje kosh pleherash se po s’pushove ti nuk gjen rehat ai vend.
Nji gje duhet ta keni te kjarte.
Per interresat e popullit dhe te vendit Berisha asht kontrapedal.
Hajde ne koken tende.Per hajer qofte.