Berisha në Azerbajxhan: TAP, vende të reja pune dhe gaz të lirë

anazapta

Kryeministri Berisha udhëton drejt Azerbajxhanit, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror për Dialog Strategjik. Berisha shfrytëzon rastin për të bërë pak fushatë nga Facebook-u duke shkruar se projekti i gazsjellësit TAP do të thotë miliarda dollarë investime dhe 20 mijë vende të reja pune.

“Të dashur miq, sot po udhëtoj për Baku, ku do marr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror për Dialog Strategjik. Atje do të diskutojmë mbi vazhdimësinë e zhvillimit ekonomik me liderë të tjerë rajonal. Dhe, më e rëndësishmja është takimi edhe me Presidentin dhe Kryeministrin e Azerbajxhanit për të garantuar se TAP është mënyra më e mirë për transportin e gazit drejt Europës. TAP përkthehet në miliarda dollarë investime në Shqipëri dhe 20 000 vende pune të reja që do të rezultojnë nga ky investim. TAP bën që i gjithë vendi të këtë furnizim me gaz të lirë, duke ulur kostot e gatimit dhe ngrohjes për çdo familje, dhe duke ulur kostot edhe për biznesin. Projekte të tilla janë zgjidhjet reale dhe konkrete që na nevojiten për më shumë punësim dhe një Shqipëri të zhvilluar! Sb”, shkruan ai.

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • CA LESHTAPI PO SHKOJ SE PO NA TAPOSIN LEKET NE QIPRO ,U FIKEM FARE
    KUR TE KTHEHEM DO NISIM PROTESTAT ME GITEN ZENIN DHE JAMARBERIN,\

    DUAM PARET TONA DUAM PARET TONA
    QIPRO QIPRO VAFANCULLO
    FAZLLIC FAZLLIC TE Q..SHA MOTREN
    NEJEMI NDRYSHIMI PER PARA SB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *