Kryeministri Berisha ka udhëtuar sot drejt Beratit, për një takim me simpatizantët e PD-së, me rastin e 22-vjetorit të themelimit të degës në këtë qytet. Kreu i i maxhorancës ka shfrytëzuar rastin për të sulmuar kryetarin e PS-së, Edi Rama, të cilin e akuzoi për të disatën herë në lidhje me bllokimin e integrimit të vendit.
“Forca që ju themeluat 22 vjet më parë do të shndërrohet si forca lokomotivë në integrimin e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare. Sot shqiptarët lëvizin të lirë. Qeveria ka plotësuar të gjitha kushtet që varen prej saj që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Por, sot statusi është bllokuar nga votat e atyre të lihet në vend që të lexojnë dhe të mbështesin vizionin për të ardhmen, i qëndrojnë besnik testamentit të etërve të tyre. Nga Berati mijëravjeçar do i them Edi Ramës se duke shkelur ligje mund t’u ndërtosh pallate t’u zësh lulishten dhe dritaret gjitonëve të familjes tënde, por nuk mund të bllokosh kurrë rrugën e integrimit. Muri që ke ngritur për të bllokuar statusin do të shembet përfundimisht më 23 qershor”, deklaroi Berisha.
Berisha kritikoi edhe idenë e kreut të PS-së për taksimin progresiv, për të cilin u shpreh se synon varfërimin e të pasurve me qëllim rimëkëmbjen e të varfërve.
plak karagjoz
I kom thon Salës, sa pa qen von,hajde m’Baldushk se t’nimoj u për t’fitu strehim politik mirpo nuk i mushet menia. Shkadronët thojn, menia e modhe e keqia t’zot. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.