Berisha: Në dy muaj u dyfishuan aksidentet. Vërtet?!

editor

Në fjalimin e djeshëm në Kuvend, Berisha tha se po bëhet batërdia në rrugët e Shqipërisë. “Në dy muaj keni dyfishuar aksidentet rrugore,” akuzoi ai. Për këdo, por sidomos për ata që merren me statistikat e aksidenteve, kjo është një shifër mëse tronditëse.

Të jetë e vërtetë vallë???

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, kontaktuam sektorin e statistikave në Drejtorinë e Policisë për të marrë të dhënat e këtij tetori, muajit të parë të plotë kalendarik që prej ndërrimit të qeverive, si dhe ato të tetorit të vjetshëm (krahasimi bëhet me të njëjtin muaj të një viti më parë, për të shmangur efektet e sezonalitetit të motit, flukseve të emigrantëve, turizmit të brendshëm, etj.) Dhe ja ç’rezulton:

1 – Gjatë tetorit 2013, kanë humbur jetën 26 veta, nga 34 që e humbën gjatë tetorit 2012. Pra, ka patur një reduktim të vdekjeve në aksidente rrugore prej 24%.

2 – Gjatë tetorit 2013, janë plagosur rëndë 40 veta, nga 43 që u plagosën rëndë gjatë tetorit 2012. Pra, ka patur një reduktim të plagosjeve të rënda në aksidente rrugore prej 7%.

3 – Gjatë tetorit 2013, kanë ndodhur 179 aksidente rrugore, nga 173 që ndodhën  gjatë tetorit 2012. Pra, ka patur një rritje të aksidenteve rrugore prej vetëm  3% (jo dyfishim!).

Fakti që në aksidentet e këtij tetori ka patur më pak të vdekur e të plagosur rëndë se sa një vit më parë, tregon se, mesatarisht, ato kanë qenë më pak të rënda.

 

Share This Article
3 Comments
  • Zaloshnja, mos u merr me shifra e statistika se nuk ta dhan vendin e shefit te INSTAT, por leri shiofrat e shkoi bej nje “takim pune” me ate Frrok Cupin, qe te pergojoi motreen dhe familjen, ndruyshe mos dil me ne televizor, ose ndryshe vish fustan, madje nje nga ato fustanet e Ciljetes

  • Zaloshnja! Je i lehte per t’u kuptuar qe je i teri me saliun,vecse,gjithenje i trembur dhe s’mund te dalesh kurre hapur… Keto shifra qenkan brenda dy muajve te qeverise Rama,krahasuar me ato nje vit me pare,na del qe sala paska te drejte,apo jo?! Kur do flasesh edhe ti nje here troc,si burrat o zotni Zaloshja?!…

  • Nuk e kuptoj perse keta te dy me siper i sulen Zaloshnjes ? Apo instikti prej akrepi qe kane shqitparet ne pergjithesi cfaqet ne kete rast si kudo ?

    Zaloshnja ka bere nje krahasim sipas statistikave . dhe ka dhene faktet si qendrojne ato
    Shume bukur .

    Por probelmi i reduktimit te krimit ne kete rast nuk eshte besoj si pasoje e ndonje perdorimit te ndonje menyre te efekteshme kunder krimit nga PS-ja, por nga nje rastesi, apo nga ndryshimi i pushtetit ….

    Sipas meje Duhet qe per te ulur krimin dhe aksidentet te krijohet nje strategji e re pune , e cila ta parandaloj krimin dhe aksidentet

    Aksidentet parandalohen kur polica eshte ne ruge ,Dmth makinat e policse te jene ne levizje ne akset rugore, dhe policat te qendrojne ne kurthet e rugeve, neper kthesa qe sapo vjen ndonje me shpejtesi ,
    direkt e ndalon

    Dhe duke perdorur kete metode ,dmth qe ti besh kurthe gjate ruges makinave …..e zvogelon ne maksimum aksidentin ne ruge,, se i ze frika shoferet , ngaqe mund tu dali papritur polici perpara
    dhe nuk ecin shpejt
    Keshtu bejne policat edhe ketu ne USA

    Ndersa ne lidhje me parandalimin e krimit _-Duhet qe policia te krijoje dosjet e njerezve me te kalaur kriminale dhe ata te jene nen vezhgim nga polica civile e cila duhet te jete ne terren ne levizje

    Nderkaq ruget , kryqezimet e rugeve dhe qendrat kryesore duhet te jene nen vezhgimin e kamerave te policise 24 ore,
    dhe per kete ju thua te gjitheve, dmth qe ta dijne kete fakt edhe kriminelet dhe te mos guxojne te hidhen ne aventure

    Ne kete menyre e vendos krimin nen kontroll…..dhe i del perpara ne kohe

    Keshtu bejne gjith bota moderne per te luftuar krimin, ne nuk kemi ca shpikim ne kete drejtim,
    mjafton te kopjojme vendet moderne dhe te kerkojme eksperiencen e tyre ne pune , neprmjet bashkepunimit me policine e ketyre vendeve moderne

    Une po te isha ne krye te vendit , keto masa do merja per parandalimin e krimit dhe te aksidenteve ……

    Por sidoqofte ky studimi i Zaloshnjes qendron dhe hedh drite mbi realitetin sic eshte, duke shmangur mjegullen qe krijon propaganda dinake e Sales

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *