Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Madrid të Spanjës për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane.
Berisha ka shkuar i shoqëruar me deputetin Gerti Bogdani, ndërkohë që në këtë kongres po merr pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ende nuk dihet konkretisht se pse Berisha duhet të shkonte në këtë samit, kur në të zakonisht marrin pjesë lider të partive të djathta, por siç thotë, shkon si një mik dhe jo si një lider.
“Jam nisur për në Madrid, Spanjë, për të marrë pjesë i ftuar si mik, në Kongresin Statutor që Partia Popullore Evropiane (EPP) do të mbajë më 21 dhe 22 Tetor. Kongresi, do të trajtojë gamën e gjerë të sfidave me të cilat përballet Evropa sot”, ka njoftuar Berisha.
Mësohet se Berisha është nisur një ditë përpara Bashës. /Dita/
