Berisha në gjyqin e Shoshorit sipas një dëshmitari në sallë

redaktor

Nga Illo Foto

 

Gjyqi që u zhvillua këto ditë në Tiranë, që pushoi nga puna Drejtorin e Policisë Haki Çako, më kujtoi gjyqin që u zhvillua në Tiranë kundër punëtorit Hysen Shoshori në vitin 1975. Hyseni, një mekanik i asaj kohe, gjykohej në një sallë zyrtare të gjykatës, me të tëra rregullat e ritualit. Gjyqtari i veshur me tunikën e zezë po përgatitej të godiste çekiçin për të akuzuarin Shoshori. Nga fundi i sallës drejt tryezës së gjykimit, rendi një mjek i dallëndisur duke thirrur: “Në litar. Të varet në litar!”

Gjyqi i asaj kohe drejtohej nga dora e Partisë, por gjyqtari nuk është prej guri. I dha Shoshorit dënimin maksimal, edhe i influencuar nga ndërhyrja e publikut të sallës, kur kemi parasysh që mjeku i jep jetë njeriut, në buzën e varrit. Ky lloj mjeku kërkon t’i merret jeta njeriut me dënimet më të ashpra, jo me nenet e ligjit, po me kodet kanunore.

Dëshira për të qenë vendimmarrës është gjenetike, që zhvillohet sipas kushteve që servir jeta. Ish-mjeku Sali Berisha, pasionin për të qenë vendimmarrës i vetëm, përveç se gjenetik, e ka të edukuar nga jeta. Kur Berisha ishte sekretar byroje i Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë, nuk dihej nëse kishte ndonjë dekan të mjekësisë, ndonjë drejtor të spitalit civil dhe vetë figura e ministrit të Shëndetësisë dallohej në kohën kur Berisha qetësohej në orët e pakta të gjumit.

Shoshori e kreu burgun dhe gëzoi pak vite të jetës në demokracinë pluraliste. Në një intervistë për shtypin ai ka sqaruar shqiptarët se mjeku që rendte brenda sallës së gjyqit për t’i bërë presion gjyqtarit ishte sekretari i Byrosë se Partisë të Fakultetit Mjekësor, Sali Berisha.

Nuk kam asnjë arsye pse të mos e besoj Shoshorin, megjithëse Saliu nuk e ka pranuar autorësinë e kësaj ndërhyrje kriminale kanunore në një gjyq shtetëror.

Bashkëpatrioti im V. Xh. ka qenë prezent në sallën ku u zhvillua gjyqi Shoshori. Në një rreth të gjerë shoqëror V. na i ka treguar këtë ndodhi krejt të veçantë për kohën. Në këto kushte, deklarata e Shoshorit në intervistën e gazetës, për mua ishte thjesht një vegim.

Kur Berisha mori në dorë frenat e shtetit shqiptar de jure në 1992, kisha dyshimin absolut se do ta perfeksiononte rastin Shoshori-1975. Tashmë ai nuk ishte një spektator si dhe lunxhoti V. Xh., por e mbuloi të tërë shtetin me filozofinë dhe pasionet e tij, të ushqyera më së miri në Diktaturë. Zotit Berisha ju besua ndërtimi i shtetit. Si e konceptoi dhe e ndërtoi shtetin e ri komunisti i konvertuar Berisha, nuk është detyrë e këtij shkrimi.

Nën kthetrat e komunistit të konvertuar Berishë u vu SHISH. Rregulloi dhe modifikoi dosjet e ish-sigurimit famëkeq. Policinë e riorganizoi që të kishte siguri absolute nën një ushtri bodigardësh. Më besniku i familjes ishte bashkëpatrioti i tij Izet Haxhia.

Të merreshe me drejtësinë ishte detyrë funksionale e Presidentit. Berisha u mor me të gjitha detajet e këtij sektori që ka në dorë fatet e njerëzve dhe mbi të cilët drejtësia merr vendim me çekiçin e rëndë, që të thyen rruazën e kurrizit.

Pa ndonjë konsultim dhe me ngutje, Berisha vetë ngriti kursin e plepave ku përgatiti skifterë të drejtësisë që drejtojnë jo vetëm gjyqe rutinë, por dhe politikat e drejtësisë të shtetit. Kudo i gjen plepistët, në shkallën e parë, në apel, në KLD, në Prokurori, në politikë, në diplomaci. Mund të jesh plepist edhe pa mbaruar “Plepat”, madje edhe profesor i magjistraturës. Plepisti ka realizuar “drejtësinë” më specifike që njeh bota e kohëve të reja.

Mund të ndodhë çdo gjë në Shqipëri, por kurrsesi benjaminët e ish-Kryeministrit Berisha të tradhtojnë dëshirat e Berishës të mbartura nga gjyqi Shoshori. Ai u dha plepistëve pozitë, paprekshmërinë, pasurinë dhe mundësinë e korrupsionit galopant. Ora e një gjyqtari të plepave vlen sa makina e blinduar e ambasadorit Lu. Këta gjyqtarë përpara dy dekadash jetonin me ndihmë sociale. Ata janë kamikazë të denjë për Padronin që u dhuroi çekiçin çudibërës.

Se cili është autoriteti perandorak i Berishës në gjyqësor, mjafton të përmendim njerëzit e zhdukur dhe të vrarë pa autor, si Remzi Hoxha, Kosta Trebicka, Kleanth Koçi, kolonel Ahmet Krasniqi e mijëra të tjerë. Arriti të mos i dorëzojë drejtësisë vrasësit e identifikuar të 21 janarit, të drejtuar nga një karikaturë gjenerali, me tipare nazisti, me emër mirditori. Pa bërë fjalë për ngjarjet e tmerrshme të 97-s , 98-s, hapjen e depove ushtarake, që ka lidhje direkte me thirrjen histerike: Të armatoset populli!

. Kushdo mund të mendonte se hegjemonia berishiste mbi drejtësinë përfundoi me zgjedhjet e 2013, kur Berishën e rrëzoi vota popullore për të mos u kthyer më. Ai nuk ka nevojë të kthehej. Ishte prezent në gjykata, Prokurori, në SHISH dhe në Presidencë. Tentakulat i nxori sheshit në pragun e miratimit të reformës në drejtësi. Këtë reformë Berisha dhe pasuesit nuk mund ta votojnë, sepse e heq protektoratin mbi drejtësinë.

Gjyqi i fundit që dënoi Drejtorin e Policisë dhe dy specialistët e shkëlqyer të policisë, Arion Duka dhe Entiol Xhelili, vërtetoi katërcipërisht se Berisha drejton gjysmën më të rëndësishme të shtetit që lidhen direkt me sigurinë kombëtare.

Pata një telefonatë me mikun tim në Tirane, nëse kishte marrë pjesë si spektator i gjyqit të etiketuar si gjyqi i “përgjimeve”. Në këtë gjyq, më tha miku, Berisha ishte i padukshëm, por duart e tij shkruan vendimin për shkarkimin absurd të kryepolicit të shtetit. Gjyqtarët aktualë janë drone që i ngre Berisha me telekomandë, atje ku bën pleqërinë, buzë vatrës së zjarrit me dru të prera kontrabandë, apo në plazhet përvëluese të Adriatikut. Një gjë është e sigurt, më tha miku im nga Tirana, gjyq të ngjashëm me Shoshorin nuk do të ketë më. Reforma në drejtësi do të ofrojë të drejtat reale të Hesinskit.

Akuza e dënimit ishte për të ruajtur sigurinë kombëtare, sepse bëheshin përgjime. Kjo është arsyeja që u pushua Drejtori i Policisë dhe dy specialistë të specializuar të policisë kompjuterike.

Po ku e lanë sigurinë këta prokurorë dhe këta gjyqtarë të plepave? Këta persona që merren me sigurinë ju po i mbani në sallat e gjyqeve të Shoshorit. Më e habitshmja është se dëgjoj disa prokurorë dhe gjykatës që pretendojnë: Pse na shkelni pavarësinë, pse kundërshtoni vendimet e çekiçit tonë të përgjakur që mban erë drogë. Ata ulërasin brenda vetes: Kemi një padron, nuk na duhet edhe një sovran mbi të!

Bisedat për vendimet e gjykatave janë te natyrshme për secilin që dënohet ose shfajësohet, edhe për mediat që vrojtojnë drejtësinë. Këto biseda kryhen në forma nga më të ndryshmet në të tëra vendet e botës. Ky nuk është presion alla Shoshor dhe më gjerë. Thirrjet patetike, mos prekni drejtësinë, i ngjajnë frikës së prekjes së një kufome leproze, siç është drejtësia shqiptare çerekshekullore që jeton maturinë në vitet e fundit, kur ish-tutori juaj Berishë e ka thënë me gojë se punon me orar të zgjatur.

Si ka mundësi që gjyqtarë të tillë të kryejnë detyra jetike për fatet e vendit? Të bisedosh dhe të flasësh për vendimet e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve qenka sakrilegj. Jeni krejtësisht jashtë kohe zotërinj! Nuk jemi në kohën e gjyqit të Shoshorit. Njerëzit dhe media do të merren në detaje me vendimet tuaja të komanduara ose jo. Gjyqësori dhe siguria zënë gjysmën e jetës njerëzore. A ka mundësi t’u ndalohet njerëzve të komentojnë për gjysmën e jetës?

Gjyqi që keni bërë dhe vijoni për kryepolicin dhe dy policët është kulmi i një turpi të drejtësisë të kriminalizuar. Kushdo mund të mendojë të kundërtën: Me këtë gjyq dhe me të tjerët dëshironi ta çoni sigurinë nën zero, ndoshta për ndonjë porosi të paparashikuar? Policia i ka detyrë përgjimet si pjesë e hetimit. Ku e gjeni veten ju?

Ndërhyrja në gjyqin Shoshori ka një çerek shekulli që është institutionalizuar dhe sofistikuar. Përgjimet dhe gjyqet tuaja janë vazhdim i gjyqit Shoshori me të tëra format dhe mjetet për një drejtësi të kapur nga brirët.

Share This Article
10 Comments
  • Jam plotesisht dakord me mendimet qe shprehni ne kete artikull.Po si do ti vere halli qe kemi me kete MOSTER,QE ska lene gje kriminale pa bere.A duhet dhene alarmi ne Qeveri dhe te mblidhet urgjen Parlamenti dhe me dite e nate te diskutojne dhe me miratimin e popullit ti behet gjyqi ketij qe po heq valle ne mesin tone.Si ka mundesi qe Prokurori thyen kushtetuten e vendit,dhe na paska ngelur SHqiperia ne doren e nje fshatari Gramshjot,duke na e kthyer policine ne ndermarje komunale!Mendoj se duhet bere revolucion ne keto organe gjasme te pavarura.;Saliu e ka pak burgun,Ai duhet varur ne litar dhe kufoma ti digjet per te mos molepsur te tjeret.

    • Kush ta beje? Ne vend qe te gjuante derrin,Fan Noli vazhdonte t’i binte flautit, pikturonte enderrat dhe luante me nje top basketbolli!

    • Drejtesine nuk na e solli saliu, ai e gjeti ate midis nesh.

      Te varfer e te dobicosur per mbi 45 vjet ku qeme rehatur me ti bere varrin njeri-tjetrit, ne ishim lenda e pare me e paster dhe e kulluar per krijesat e saliut.

      Tani ketyre muhabeteve me drejtesi shqiptare u thone pirdh te cfryesh.

    • *****Dëgjo këtu mor mavri Daja! G.Dita kur përmend kancerin Sali këtë vandal shkatrrimesh vetëm sa ndyhet me të.Kurse G.Dita sot është gjigandi i shtypit shqipëtar ,është ,tribunë e vegjëlisë dhe fjalës së lirë ,zëri gjigand i së vërtetës ,kjo eshtë shembulli më i qartë se Gazeta dita është burim drite në moçalin e shpifjeve dhe mashtrimeve nga shumë gazeta koti që qarkullon sot në shqipëri,dhe megjithse lavdërojnë e ngrjnë në pejdestal S.Berishin përsëri ato nuk shiten ,populli nuk blenë gënjeshtra.G. Dita është zëri i së vërtetës,kontributi i sajë është shumë i madhë për demokracinë.Drejtësia dhe ndershmëria kanë mbizotruar në shkrimet e sajë prandaj preferohet nga populli.S.Berisha është gjykuar dhe dënuar prej ndërgjegjes së kombit shqiptar me vdekje si tradhtar dhe i duhet vënë “litari ” .GJyqë tjetë nuk ka .

  • Berisha ka qene dhe vazhdon te jete monster.
    Por nese QEVERIA do te ishte ne lartesine e duhur, nese do t’i kishte permbushur me sukses premtimrt, nese jeta jone do te ishte me e mire A NEVOJITEJ qe ne te gjitha mediat tona ( te majta), qe prej 3 vjetesh, te merremi me Saliun, me cfare thote Izeti nga mergimi, cfare thote ish-themeluesi i PD nga Amerika, cfare ka bere Shkelzeni dhe Argita etj.etj. si keto ?
    A nuk jane te gjitha keto veprime per te mbuluar ate se :Edi Rama dhe Rilindja e tij deri tani thjesht e ka DHJERE Shqiperine ?

  • Procesverbalet e gjyqit te Shoshorit jane bere te njohura nga z. Kastriot Dervishi, ish drejtor i arkives se Ministrise se Brendshme. Ne asnje rresht te tyre nuk figuron deponimi i Doktor Berishes.
    Nje e pavertete ben gjithnje efektin e kundert.
    Vec te tjerash une e kam ndjekur kete ceshtje ne gazetat shqiptare dhe asnjehere nuk ka dale se kete gje e ka thene i ndjeri Shoshori.
    Keta qe dalin ne emer te tij, pasi ai ka nderruar jete, nuk mund te jene te besueshem.
    Ka plot qe e urrejne Sali Berishen dhe jane ne te drejten e tyre. Por t’i shtosh gjera qe nuk qendrojne, nuk eshte nje veperim i duhur.

    • Drejtesine nuk na e solli saliu, ai e gjeti ate midis nesh.

      Te varfer e te dobicosur per mbi 45 vjet ku qeme rehatur me ti bere varrin njeri-tjetrit, ne ishim lenda e pare me e paster dhe e kulluar per krijesat e saliut.

      Tani ketyre muhabeteve me drejtesi shqiptare u thone pirdh te cfryesh.

  • KJO BANDË PADREJTËSIE ,-E MBETURINAVE TEJ-REAKSIONARE, REVANSHISTE-BERI SHISTE-,
    PO DUAN TË BËJNË GRUSHTET ME FERMANE MIZORE, MBRETËRORE.
    -FORCA!,,,
    SHQIPO DHE SHQIPONJA!
    -ZGJOHUNI NGA GJUMI, SE SHQIPËRINË E MORI, JO VETËM LUMI,-POR E FUNDOSI LLUMI!
    -PSE NUK UA TREGONI ME KOHË,
    -VENDET TEK THANAT”?!…

  • Pershendetje Illo Foto.E lexova me endje Biografine e Berishes!Si gjithmone pashe njeriun e mire qe shkruan per popullin,por ska gje ne dore,dhe kucedren e popullit qe paraqitet si shpetimtari i popullit.Berisha ishte nje fatkeqesi historike e vendit,qe e ktheu mbare nje shoqeri te raskapitur dhe te etur per demokraci dhe perparim,ne nje viktime masive.Demtoi Shqiperine me,me 101,se 101 vjet do ti duhen te ndreqen shkatrrimet qe ai i solli vendit,ashtu sic i numurove ti dhe sic i kane numuruar te tjeret para teje,qe po ti grumbullosh behen nje mal i madh me krime ,shkatrrime djhe keq menazhime….! Ai jo se nuk i di te keqijat qe i ka bere vendit!Por ne e dime dhe ai e di qe ka qene nje shkop ne duart e dirigjenteve ,armiq te popullit shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *