Berisha në Lushnje: Rama të shohë realitetin

redaktor

Kreu i demokrat, Sali Berisha nga rrethi i Lushnjes, i ka bërë thirrje Edi Ramës të heq syzet e etërve të tij dhe të shoh realitetin siç është.

“Ju lutem ftojeni këtu shokun e autobusit.  I thuaj, hiqi pak syzet e etërve tuaj, hidhi sytë vetëm në atë shpat  të shohësh ti se ku janë Hysgjokajt, se kush janë gratë dhe burrat e kësaj komune, çfarë dinë të bëjnë ata. I thuaj se ato nuk i ka bërë Sali Berisha, i thuaj se ato shpate nuk i ka qëndisur Sali Berisha, ato sera në shpatin e Hysgjokajt nuk i ka ndërtuar Sali Berisha. Ato i kanë ndërtuar gratë dhe burrat e kësaj komune. Po,  Sali Berisha dhe qeveria e tij ka bërë dhe po bën gjithçka që t’jua lehtësojë jetën atyre. T’u japë atyre shërbimet  dinjitoze që meritoni”- tha Berisha.

Duke u ndalur tek premtimet për katër vitet e ardhshme, kreu i qeverisë u shpreh se qeveria do të rimbursojë me para në dorë TVSH për të gjitha produktet që u nevojiten fermerëve për fermat e tyre.

“Jam këtu për tu zotuar para jush, dhe të gjithë fermerëve të Lushnjës se në përputhje me kërkesën e tyre ne do të rimbursojmë më para në dorë TVSH  e çdo makineri, çdo  mjeti, çdo inputi, plehu, kimikatet,  që ju do të përdorni për rritjen e prodhimit tuaj”- tha Berisha.

Këto deklarata, Sali Berisha i ka bërë gjatë inagurimit të fillimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës Lushnje- Hysgjokaj- Rrase- Vashaj, me gjatësi 22 km dhe me vlerë prej 1.1 milard lekësh.

Share This Article
3 Comments
  • O infermjeri i Simon Stefanit, nuk te ecen dita ore Kar agjoz, po nuk permende emrin e atij qe do ta fuse me 23 Qershor. Pse nuk more me vete ne Lushnje, Tritan Shehun, se eshte bere prap per ti futur prasin atij dhe ty kriminel .

  • Rama nuk ka sy për të parë realitetin sepse Ramën po e verbon karrigia jote Z.Kryeministër, po çmendet pas asaj karrigeje për të ta marë.

  • ky debil mbeti si breshka me antiplumb e podium ne kurriz..o harrova ka dhe gershere qe ta qeth e ta rruan kete here….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *