Kryeministri, Sali Berisha, inauguroi rrugën Fier-Ruzhdie mes pranisë së shumë banorëve të zonës. Kreu i qeverisë u shpreh i sigurtë në fitoren e së djathtës, ndërsa premtoi realizmin e projekteve të nisura nga qeveria. Berisha u shpreh se Rama nuk ka asnjë program për zgjedhjet e ardhshme.
“Ai le të thotë çfarë të dojë kurse ne hartojmë program të shkëlqyer dhe me vendosmëri ta kthejmë në një realitet. Unë jam sot këtu për tu zotuar para jush se qeveria do të financojë çdo projekt në të 4 anët e komunës suaj për ta bërë këtë komunë me rrugë, kanalizime, ujësjellsa, shkolla qëndra shëndetësore, njëlloj si çdo lagje të qyteteve tona”,- tha Berisha.
Kryeministri përmendi para banorëve të zonës investimet e realizuara në infrastrukturë, arsim, shëndetësi si dhe garantoi se ato do të vijojnë edhe në mandatin e ardhshëm, për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.
Nga kalon kjo rruge sepse rruga Fier Patos i vjeter-Rusinje,Ruzhdie ka ekzistuar.Nese i bie nga Patos-Kuqar-Rusinje-Ruzhdie,gjysmen e kesaj rruge e asfaltoi dikur Koco Kokedhima,me sa di.Nga kalon kjo rruge Fier-Ruzhdie se nuk e kuptoj?Gazeta mund ta sqaroje per kuptim?Eshte rruge e re apo asfaltohet rruga e vjeter dhe nga cfare drejtimi?Para zgjedhjeve Saliu mesiguri do ta inaguroje perseri!…