Deputeti non grata Sali Berisha në një intervistë për televizionin kosovar thotë se pret që SHBA ti kërkojnë ndjesë.
Duke folur në vetën e tretë për veten e tij, Berisha u shpreh se nuk ka asnjë akuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij.
“Shpallja e Sali Berishës Non Grata është rast unik në botë. Në gjithë listën e atyre që janë shpallur Non Grata nuk gjen asnjë që është shpallur non grata 8 vite pasi është larguar nga lidershipi i vendit. Duke mos pasur akuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij.
SHBA janë vendi më i admiruar nga Sali Berisha. Ka vetëm një rrugë. Të më kërkojnë ndjesë. SHBA janë vendi më i madh por nuk janë më të mëdhenj se e vërteta“, tha Berisha në një intervistë në RTK.
a.m/dita
