Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike, gjatë të cilës ka prezantuar planin për koalicionin me të cilin kjo parti do të hyjë në zgjedhjet e qershorit.
“Do të mbledhin në koalicionin tonë të gjitha partitë e spektrit të djathtë. Të gjitha partitë e spektrit të djathtë do të grupohen këto ditë në PD”, ka deklaruar Berisha.
Duke iu referuar fushatës elektorale, kreu i qeverisë e ka vënë theksin tek risia e mazhorancës, që është bashkëbisedimi me qytetarët.
“Po zhvillojmë një fushatë elektorale të ndryshme nga herët e tjera. Për të gjitha çështjet e programit tonë po zhvillojmë bisedime me qytetarët”, ka thënë Berisha.
“Kemi marrë sugjerime të vlefshme nga bisedimet e zhvilluara në gjithë vendin. Programi ekonomik i PD ka për qëllim punësimin e qytetarëve në kushtet e tregut të lirë”, ka vijuar ai.
Në këtë drejtim, kreu i ekzekutivit ka vlerësuar edhe propozimet e dhëna nga partnerët politikë, bashkë me të cilët do të formohet sipas tij koalicioni i së djathtës së bashkuar dhe qendrës.
Berisha ka shtuar më tej se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për zgjedhje sipas standarteve, pavarësisht tendencave sipas tij të opozitës për të bllokuar institucionet.
“Do bëjmë gjithçka për të zhvilluar zgjedhje me standarte. I kemi të gjitha potencialet. Kryetari i PS tentoi bllokimin e KQZ-së. Është një marrëzi nëse Rama mendon se duke bashkëpunuar me LSI-në është edhe në opozitë, edhe në qeveri”, ka shtuar Berisha.
BERishka do shkosh drejt e ne biruc pas qershorit. Do shohesh tv klanin dhe blendi fefziun nga burgu.
or nastradin i PD merr xhuvelin se eshte i djathte, PKSH eshte po ashtu e djathte.
E kush te afrohetm ende ty mor varakar ! Mbaj fort jozin me koce.
bjerini bjerini o kulica te Ramushit vota tregon.
Sali Ver Palla (nofka qe i ka vene Nard Koka, por duhen pare dhe nofkat qe i ka vene Nard Noga}, po zhvillon bisedime me qytetaret, se 8 vite i ke vjedhur dhe vrare, tani per 4 vitet e ardheshme, si duket kerkon qe ti besh skizofrene, apo me semundje Toke. Nofken e Ver Palles e ke pak, por ke marre dhe pamjen e Qamushit, qe nga viti 1992 kur erdhe ne pushtet dhe sot e kesaj dite ke QEVERISUR gjithmone me Parti te Majta. Ti o Zybe, flet gjithnje per koalicion me te djathten, por duke qene komunist edhe e majta per ty quhet e djathte. Shikoje cfare kryesie ke dhe ata rrine me goje hapur duke te ndegjuar dhe mbajne shenim citatet e nje Pacienti Kronik.
loriku:Ruaj gjakftotsin he burre.Si do te denosh ne emer te popullit.
Marku i dashur loriku ka te drejte. Edhe une kam degjuar qe Sala ka marr nje mobiljer burgjesh per ti sistemuar birucen ne te cilen do jetoj pas qershorit. Biles me thane se emri i mobiljerit ishte Saliqi.