Vetëm pak ditë nga afati i fundit për kalimin e tre ligjeve për marrjen e statusit kandidat në BE, kryeministri Berisha nga qyteti i Beratit i ka bërë thirrje opozitës të votojë ligjet në parlament. Duke iu referuar përvjetorit jubilar të pavarësisë, Berisha apeloi PS të mos pengojë ëndrrën europiane të shqiptarëve me shpresen se do të shpërblehet me vota në qershor, pasi sipas tij qytetarët nuk do mund të gënjehen për hir të Ruçit dhe Ndrekës.
“Në emrin tuaj i bëj thirrje PS-së,që në këtë 100-vjetor kur kombi vjen i lirë, të votojmë ligjet. I bëj thirrje PS-së, që të votojmë ligjet për hir të fëmijëve, për ëndrrën e tyre për punën e çdo qytetari. PS të mos mendojë se do të shpërblehet në qershor, duke bllokuar e përdorur forcën e së shkuarës. Qytetarët nuk do mund të gënjehen për hir të Gramoz Ruçit dhe Vangjel Ndrekës. Ne po ecim drejt zgjedhjeve dhe fitores së thellë, e cila lexohet në sytë e çdo qytetari shqiptar”deklaroi Kryeministri.
Këto deklarata Kryeministri i bëri teksa inaguroi përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të rrugës Vrijon- Qereshnik në Berat, me një vlerë prej 186 milione leke. Duke i garantuar qytetarët beratas se do të asfaltohet cdo metër rrugë në të 4 anët e qarkut të Beratit, Berisha nuk la pa ironizuar deklaratat e PS lidhur me ekonominë, ku u shpreh se “ata që derdhin lot krokodili për ekonominë janë naivë e nihilist”.
Ruga Vrijon- Qereshnik ka një gjatësi rreth 6 km dhe gjeresi 5 m, pershkon nje nga krahinat kryesore te rritjes dhe kultivimit te ullirit, vreshtarise dhe prodhimeve bujqesore dhe prej saj perfitojne fshatrat Vrijon, Ullinjas dhe Qereshnik me nje popullsi rreth 2.000 banore.
Ne menyre indirekte perfitojne edhe disa fshatra te komunes Rroshnik. Ky segment rrugor fillon nga fshati Vrijon dhe perfundon ne fshatin Qereshnik dhe përfundimi i rrugës u vjen tashmë në ndihmë fermereve te kesaj zone te dalin me shpejt ne tregun e Beratit përmes prodhimeve të tyre bujqësore.