Berisha: Nga vila qeveritare e Dhërmiut po bëhet trafik droge

Dita

Ish-kryeministri Berisha akuzon se trafiku i drogës po bëhet me lejen e institucioneve shtetërore. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha pretendon se  një qytetar i ka dërguar një mesazh , sipas të cilit, vila qeveritare e Dhërmiut po përdoret për trafik droge nga një rrjet i lidhur me qeverinë.

“Zoti ish-kryeministër! Dua t’ju informoj se vila qeveritare e Dhërmiut prej disa muajsh, me konkretisht së paku që nga mesi i muajt gusht, është bërë qendër e trafikut të lëndëve narkotike.

Tek kjo vilë, në Dhërmi përgjithësisht 1 herë në jave, me se shumti ditën e premte një skaf “Perla Blu”, shumë i fuqishëm me 4 motorë, vjen nga veriu (Kroaci), dhe ankorohet aty tek Vila. Furnizohet me hashash, normalisht 1 – 1.5 ton dhe vazhdon në drejtim të Italisë.

Jam i informuar gjithashtu se për shkak te këtij trafiku fiket gjithmonë për “defekt” radari i Llogarasë. Informacioni vjen nga QNOD (Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare). Fjala është se ky trafik e ka kokën shumë lart në qeveri dhe behet me djeninë e plotë, madje si te thuash nën mbrojtjen e policisë së postës kufitare të Dhërmiut!” – thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

Share This Article
1 Comment
  • O kryekriminel, edhe diten e fundit te vitit kerkon te shpifesh?Funksionimin e radio-llokacionit e njoh shume mire. Duke ditur se Greqia dhe Shqiperia jane ne NATO nuk munde te behen keto veprime. Munde te ndodhi qe nuk e mbulon kjo pike per efekt difekti, ka pika te tjera qe e mulojne zbulimin. Eshte edhe shteti Grek qe ka interesa per zbulimin e ketyre trafiqeve, keshtu qe nuk te lejon. Shteti Grek Raportimin e behen ne shtabin e Natos kur ka kesoj veprimesh. Keshtu, je i sfiduar si gjithmone me kesoj shpifjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *