Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka dënuar heshtjen e qeverisë shqiptare për nismën e Malit të Zi për krijimin e Unioni Ballkanik, apo ndryshe “Jugosllavia e Re”. Problemi behet shqetesues sipas Berishës sepse pas anullimit te papritur te vizites se Rames nga Beogradi, burime diplomatike njoftojne se nisma do jete ne axhenden e diskutimeve Rama-Daçiç ne shkurt, ne Beograd.
Për ish-kryeministrin, gadishulli yne mund te stabilizohet vetem si rajon i shteteve te barabarta dhe jo nepermjet dominances serbe, e cila eshte provuar tashme si nje nga eksperimentet me tragjike per vendet e e tij.
“Vendet tona kane nevoje te kene si kryeqytet te dyte Brukselin dhe jo Beogradin. Nisma e Ballkanit Perendimor 6 eshte thjesht nonstarter” deklaron Berisha.
Berisha në facebook e plotë:
Vitin qe kaloi, ne disa takime rajonale ne Strasburg, Oher, Budva eshte hedhur per diskutim nga Mali i Zi, por me se shumti nga komisioneri i BE per Zgjerim, nje nisem e re bashkepunimi rajonal qe perfshin 6 vendet e Ballkanit Perendimor; Shqiperine, Kosoven, Malin e Zi, Serbine, Bosnje Hercegovinen dhe Maqedonine dhe qe tani njihet si “Nisma Ballkanit Perendimor 6″ apo BP6 (WB6). Nisma, thuhet se ishte ne rendin e dites edhe te takimit ne New York, gjate sesionit te OKB-se te ministrave te jashtem te 6 vendeve me Komisionerin Stefan Fule. Ky i fundit, sipas disa diplomateve, eshte autori ne prapaskene ose se paku bashkesponosorizues i Nismes BP6.
Kjo nisme e re, qe u shtohet shume nismave te tjera te rajonit tone, synon te krijoje nje bashkepunim multilateral te strukturuar me institucione si Asamable Parlamentare dhe me ekzekutivin e saj (sekretariatin) etj.etj, dhe projekte te perbashketa te gjashte shteteve te Ballkanit Perendimor. Ne pamje te pare te nismes duket se te gjitha rruget te çojne ne Beograd. Ne te vertete, ndonse ende jo i shpallur zyrtarisht por, Beogradi eshte parashikuar, si te thuash, te jete kryeqytet i nismes se paku i shumices se selive dhe projekteve te saj.
Tek shume politikane, analiste, gazetare dhe neo-jugosllave serb dhe jo-serbe, ne keto vende, nisma eshte konsideruar si nje perpjekje per konturimin, te themi, te nje mini-Jugosllavie ne rajon per te lehtesuar rrugen e ketyre shteteve drejt BE-se. Shqiperia ka kontribut thelbesor ne bashkepunimin rajonal, ka qene dhe eshte faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon. Por ne takimet e Strasburgut, Ohrit dhe te Budves, ku eshte debatuar per kete nisme te re, perfaqesuesit tane dhe ata te Kosoves, duke mbeshtetur plotesisht bashkepunimin rajonal mbi bazen e konsolidimit te nismave te shumta ekzistuese, kane kundershtuar qarte kufizimin dhe strukturimin e ketij bashkepunimi ne nismen e re BP6.
Prandaj une, me gjithe ardhjen e neo-Jugosllaveve ne krye te ekzekutivit shqiptar, nuk jam ndalur ne trajtimin e ketij problemi, te cilin e kam vleresuar si produkt i serbofilise apo rivaliteteve politike te grupeve dhe qarqeve te caktuara. Madje, nuk jam pergjigjur shkrimeve me shpifje, sipas te cilave qeveria shqiptare paska firmosur ne Oher nismen ne fjale. Siç theksova me siper, Shqiperia dhe Kosova kane shprehur tashme qendrimet e tyre zyrtare kundershtuese ne takimet e Strasburgut, Ohrit dhe Budves ndaj saj. Nuk mund te flas dhe eshte i paqarte qendrimi i qeverise shqiptare ne takimin e New York-ut, mbasi ai u mbulua nga kodi i heshtjes. Burime diplomatike pohojne se ministri i jashtem i Kosoves eshte shprehur qarte dhe ka kundershtuar nismen, ndersa ministri i jashtem i Shqiperise eshte pertypur, ka bere gjysem te paditurin dhe eshte treguar i dystuar ne qendrimin e tij.
Mirepo shqetesimi per ecurine e ketij projekti rritet nga heshtja e qeverise rreth takimit te New York-ut. Ne veçanti problem perben vendosja e saj dhe e Kosoves ne axhenden e bisedimeve Rama – Daçiç ne viziten e ardheshme te Rames ne Beograd. Me kete rast dua te theksoj se pas firmosjes ne Bruksel te marreveshjeve historike midis Kosoves dhe Serbise e konsideroj normale dhe te dobishem zhvillimin e marredhenieve dhe bashkepunimit me Serbine ne fushat me interes te ndersjellte dhe ne kete konekst edhe vizitat e te gjitha niveleve. Mirepo vizita e Rames pati nje anullim te papritur me daten 14 nentor, madje pasi Rama ishte nisur per Beograd. Vet Rama heshti per anullimin papritmas te kesaj vizite, natyrisht pala serbe nuk kishte pse te fliste. Rama ne vend te transparences nisi ne Beograd Erion Veline dhe jo perfaqesues te MPJ per te zgjidhur shkaqet e anullimit te vizites. Ne qarqe diplomatike thuhet se shkaku i anullimit ishte axhenda e bisedimeve dhe nje taktike e njohur e vjeter e zhvleresimit te pales tjeter per ti diktuar dhe per ta perkulur me lehte. Duke konsideruar te nje rendesie te madhe bashkepunimin e Shqiperise me te gjitha vendet e rajonit, mendoj se konsolidimi i nismave ekzistuese dhe jo krijimi i nismave artificiale perjashtuese, i duhet dhe i sherben ketij bashkepunimi.
Nisma BP6 eshte nisma e pare perjashtuese ne rajonin tone. Ajo perjashton dy vendet te rajonit anetare te BE, me te cilat Shqiperia eshte aleate ne NATO, Kroacine dhe Sllovenine, dhe vende mike per shqiptaret. Te dy keto shtete jane te angazhuara dhe me kontribute te rendesishme ne bashkepunimin rajonal. Nismat e tyre jane te rendesishme dhe kane qene dhe jane gjitheperfshirese. Une besoj se nismat dhe projektet rajonale duhet te perfshijne dhe jo te perjashtojne shtetet e veriut te rajonit tone, qe jane edhe me te integruarat.
Eshte i drejte parimi sipas te cilit, shtetet qe duan te integrohen ne BE, duhet te zgjidhin sherret midis tyre ose me vendet fqinje anetare te BE. Ne kete kontekst, ekzistojne dhe shembuj konkrete te rolit qartesisht pozitiv te Brukselit ne zgjidhjen e problemeve madhore midis vendeve te rajonit, anetare ose jo te BE. Por suksesi, ne cdo rast, eshte arritur vetem mbi bazen e dialogut bilateral te ndermjetesuar nga Brukseli dhe jo dialogu multilateral.
Kurse nisma BP6 perveç frymes perjashtuese, rrezikon te nxise nacionalizmat dhe demonet e tyre. Kjo sepse ajo rikthen ne nje forme te re jo ish-Jugosllavine siç duan ta paraqesin disa, por nje lloj dominance te qarte politike dhe jo vetem politike te Serbise ne Ballkanin Perendimior, ne rrugen e integrimit te vendeve te ketij rajoni ne BE. Nisma BP6 eshte pritur me ngazellim te vertete ne Beograd. Rrethet politike, diplomatike, mediat dhe shoqeria civile serbe jane angazhuar me perkushtim e zell te veçante ne promovimin e ketij projekti.
Nga ana tjeter, vendeve dhe kombeve te tjera te sllaveve te Ballkanit Perendimor, per arsye te ndryshme, edhe mund t’ju interesoje fuqizimi i “little big brother-it” te tyre historik, strukturimi perseri i bashkepunimit me te. Per Malin e Zi, me nje perqindje te konsiderueshme te popullates qartesisht serbofile, qe ne Referendumin per pavaresi votoi kunder, ndofta konsiderohet e dobishme nje dominance re serbe ne rajon. Maqedonia, vitet e fundit, ka nje orientim te qarte proserb, madje dhe ne kurriz te marredhenieve nderetnike me shqiptaret. Vetem ne kete kontekst mund te kuptohet pjesemarrja zyrtare e autoriteteve te ketij vendi ne kremtimet e 100 vjetorit te betejes se Kumanoves, beteje qe ka hyre ne histori si fillimi i genocidit dhe shfarosjes masive te shqiptareve nga serbet. Mjafton te lexosh raportet e Lev Davidoviç Trockit, asokohe korrespondent lufte, ne kete betej per t’u njohur me permasat e genocidit serb ndaj shqiptareve. Duket se po ne kete kontekst, eshte dhe vendosja se fundi ne Shkup e shtatores se Car Dushanit, sundimtarit me mizor qe kohrat kane njohur ne rajonin tone. Historia tregon se nga barbarite e tij, te gjitha kombet e pushtuara nga Dushani, perveç shqiptareve, nuk ishin me ato qe kishin qene para pushtimit. Per te mos thene se edhe projekti per devijimin e Radikes con uje ne mullirin e Beogradit. Po keshtu, per nje dominance te re serbe ne rajon, nisma mund ti interesoje ndofta edhe Bosnje Hercegovines per te ruajtur ekuilibrat e brendshme.
Mirepo kjo nisme nuk ju intereson shqiptareve te ndare ne 5 nga 6 shtetet te ketij rajoni. Ballkanin Perendimor, me shume se çdo gje tjeter, e stabilizon dhe do ta stabilizoje ideja e kombeve te barbarta ne rajon dhe ideja europiane, dhe jo ideja e hershme e hegjemonise serbe. Kjo e fundit, vetem pak vite me pare u faktua eksperimenti me tragjik dhe nje nga katastrofat me te medha ne historine e Ballkanit. Ndaj, duhet shmangur cdo remineshence apo ngjashmeri, qofte dhe jo e afert me te.
Shqiptaret, mendoj se duhet te punojne fort per te patur si kryeqytet te dyte Brukselin, por jo Beogradin.
Se fundi, vet Komisioneri i Zgjerimit Fule, sponsor se paku ne hije i nismes BP6, eshte i njohur per serbofiline e tij, madje mund te them edhe te papermbajtur. Per mua filite, por jo fobite, jane normale dhe pozitive. Mirepo ne rajonin tone, i cili fatmiresisht sot eshte me larg se çdo rajon tjeter nga e shkuara e tij e afert, filia per njerin komb, ne kuadrin e nje nisme multilaterale, me së paku ngjet si konflikt interesi dhe zvogelon besueshmerine tek kombi tjeter. Kjo nuk i sherben multilateralitetit. Kete mendim do te ruaja edhe ne rast se do behej fjale per nje personalitet albanofil i cili, per shkak te albanofilise se tij dhe pranise se shqiptareve ne 5 nga 6 shtetet e BP, do sygjeronte Tiranen si kryeqytet ne hije te nismes.
Per te gjitha arsyet e mesiperme mendoj se, konsolidimi i metejshem i nismave ekzistuese gjithperfshirese dhe jo parcelizimi i rajonit me nisma te reja eshte ne interesin me te mire te bashkepunimit rajonal te vendeve te gadishullit tone. Prandaj dhe nisma BP6, (WB6) ne opinionin tim, eshte thjesht nonstarter!
Ati Shpirteror i Beogradit, nje “supersstar” I U.D.B.-se, jugosllave na flet per nonstarter.
sali gerdeci,ka pranuar hyrjen e Shqiperise ne federten e jugosllavise se re .Ideja ogurzeze eshte gatuar ne Beograd.Kjo e thellon tradhetine e ketij agjendi te U D B.se
Monster,spiun I UDB-se.Firmose marreveshjen ne vere dhe kerkon tua hedhesh qeverise se re>