Berisha “non grata”, Patozi: Deri tani ka “fituar” vetëm Basha

entela

“Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë”.

Kështu e postimin e tij në Facebook, Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, teksa shkruan më tej se, “çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet”.

Patozi shkruan më tej se Basha ka marrë vlerësime si nga Berisha ashtu edhe nga Yuri Kim.

“Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit “non grata”.

Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator”.

 

e.r/dita

Share This Article
3 Comments
  • basha po e shtyn doreheqjen deri ne shtator,
    sepse Kumbarin Berisha nuk e leshon dot,
    po as Amerikes nuk ka kellqe te luftoje!

  • More Astrit ! Si nuk ke guxim te thuash dy fjale , per kriminalitetin e dukshem te Berishes ? Kishe rrastin m ete mire ti dhe te perjashtuarit nge PD . ua mohoi te gjithe veprimtarine tuaj ne PD dhe ti rrotullon ca fjale te pergjithshme . Te pakten Kadilli flet me hapur dhe ne favor te kauzes qe na i zgjoi Amerika dhe ne nuk jemi ne gjendje ta materjalizojme kete nisme , me karakter kombetar . Ke qene dhe mbetesh sherbetor besnik i Berishes . Nuk ka pse flet dhe pse shkruan brockulla . Puna ka ardhur , o me Saliun , o me Shqiperine amerikane . Rri afer hirit. Zgalem

  • Astrit ti je nje çun spiuni dhe mbi te gjitha je nje maskara. Eshte e vertete qe ne nuk jemi ne demokraci sepse drejtoni po ju qe drejtuat dhe ne monizem dhe si jeni mesuar ne kohen e monizmit doni te jeni te gjithe kryetare dhe po nuk u bete te tille krijoni nga nje parti te re. Ben mire te marresh dhe Kadillin me vete. Po nuk u krijua nje e djathte dhe nje parti e qendres se djathte(jo nga mbetjet e PPSH) ne kurre nuk do bejme perpara,po nuk u zgjidh perpara çeshtja e prones nuk do kemi kurre demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *