SHËNIM: Filipi dhe të tjerët

Alqi Kociko

Ironia dhe karikatura janë shoqe të pandara.

Këtë herë është ironia e fatit që solli një paralelizëm jo të paqëlluar mes ngjarjes tragjike të redaksisë së revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, dhe fatit të një karikature (dhe për pak, edhe të vetë autorit) në Shqipërinë e mesit të viteve 90-të.

Ngjarja që treguam sot në kopertinën e Ditës sigurisht që mund të tretet në mjegullat e viteve, por rikthime të kujtesës nën ndikimin e masakrave si kjo ndaj shtypit dhe fjalës së lirë, janë të paevitueshme.

I kontaktuar nga DITA, dje Filip Çakuli i kujton me qetësi ato 48 orë. Por…. “të them të vërtetën, nuk e di si do kishte shkuar puna. Më futën në një qeli pasi kontrolluan zyrën, shtypshkronjën, morën çfarë gjetën. Por pata fatin të mos mësohesha shumë me ndjesinë se po e pësoja keq. Reaguan menjëherë Këshilli i Europës, OSBE-ja, organizata të tjera, dhe më liruan”. Madje, shton Filipi, ato ditë po negocioheshin kushtet e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, dhe nga pesë kushte, u shtua dhe një i gjashtë, “lirimi im”.

Ja pra, dhe një karikaturë shqiptare e dënuar nga regjimi (sepse nuk mund ta quash ndryshe një pushtet që ndëshkon për një karikaturë) i Berishës president. E cila në fakt është vetëm përshkrim, sepse as vetë Filipi nuk ka ku ta gjejë. “Kjo është më e bukura”, thotë Çakuli, që edhe në raste të tilla zbulon humorin dhe jo dramën, “ligjërisht, edhe sikur të kisha shkelur ligje, unë mbaj përgjegjësi për atë që botoj, që hedh në treg. Por kopertina e shkretë ishte ende projekt. Akoma dhe kjo e shqetësonte Berishën”.

Këto ditë që fjala e lirë kundrejt shtypjes së kësaj fjale, janë çështja kulmore e botës demokratike, për shkak edhe të gjakderdhjes pariziene, është fakt që në Shqipëri, njerëz të shtypit dhe medias e kanë pësuar edhe më keq se fatlumi Filip Çakuli.

I rrahur dhe i masakruar nga njerëzit e Berishës dhe Gazidedes, sot ish-gazetari i “Koha jonë” Zamir Dule është shndërruar në gjysmë njeriu, dhe jeton me të jëmën në Miras në Korçë, i harruar nga të gjithë.

Ka patur gazetarë të plagosur edhe më 21 janar ; të tjerë janë rrahur “demokratikisht” në shenjë paralajmërimi.

Këto episode nuk duhen harruar. Edhe kur bëjnë sikur nuk i mbajnë mend ata që i kanë shkaktuar, duhet t’ua kujtojmë.

 

*********************************************

Berisha “nudo me dy prostituta”… Historia e një karikature sipas autorit të burgosur, mikut të tij dhe bashkëshortes

1121-724x10241-724x1024DITA ka shumë episode kërcënimesh për karikaturat e botuara, por jo rast burgosje. Të paktën, ende jo 🙂

Një histori e tillë ka ndodhur në Shqipërinë e mesit të viteve ’90.

Mero Baze tregon:

Atë mbasdite maji të vitit 1995, disa policë të forcave speciale po afroheshin në formacion luftimi drejt derës së shtypshkronjës Eurorilindja. Menduam se do të ishte ndonjë ngjarje kriminale. Por, në fakt rrethimi u ngushtua para derës dhe më pas një prej njerëzve të policisë kërkoi pronarin e shtypshkronjës. Kërkohej tirazhi i revistës “Hosteni” që ishte në shtyp. Hyrën brenda dhe polici civil mori disa kopje. I pa i çuditur dhe filloi t’i shfletonte me shpejtësi në kërkim të diçkaje që askush nuk e dinte çfarë ishte.

-Nuk është kjo, – tha. Ku është kopertina?

Pak orë më vonë e mësuam të vërtetën. Shërbimi Informativ dhe Policia e Shtetit ishin vënë në ndjekje të botimit të revistës Hosteni, pasi presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, ishte informuar se në faqe të parë të saj ishte një karikaturë e presidentit me dy prostituta. Në mbrëmje policia shkoi në shtëpi të botuesit të saj, Filip Çakuli, dhe e arrestoi. Nën shoqërinë e njerëzve të policisë dhe SHIK shkoi në redaksi dhe ua tregoi. Ishte ashtu siç e prisnin: Berisha lakuriq dhe “dy prostituta” anash tij. Vetëm se prostitutat quheshin PSD dhe PAD, dhe ishin ilustruar me portretin e Skënder Gjinushit dhe Neritan Cekës, përkatësisht kryetar të PSD-së dhe PAD-së…”

Numri i parë i DITA, 1 nëntor 2012
Numri i parë i DITA, 1 nëntor 2012 (klikoni sipër për ta zmadhuar)

Në një intervistë në DITA me gazetaren Entela Resuli, bashkëshortja e Filipit, Vasilika thotë që Filipin e arrestuan dhe praktikisht e zhdukën sepse policia në rajonin 2 nuk pranonte që e kishte arrestuar:

“Në atë kohë Filipin desh ma vranë. Nxori te “Hosteni” Berishën me dy femra, që përfaqësonin dy parti, për këtë e morën brenda. E kam kërkuar gjithë natën. E mbanin te rajoni 2… Por kur i pyesja më thoshin që “s’e kemi marrë ne, mos kanë qenë rrugaçë të veshur si policë”. Shkova te Agron Musaraj që ishte ministër i Brendshëm në atë kohë.   Ka qenë një nga momentet më të vështirë të jetës sonë… Nuk ja fal Berishës atë që bëri. Arsyeja pse u ftoh Filipi me Berishën ishte dhe kjo. Mendoj sot rastin e Remzi Hoxhës, që ende nuk po e gjejnë. Nëse s’do kishin ndërhyrë ndërkombëtarët shpejt, Filipin nuk e gjenim më. Do e kishim gjetur në ndonjë kanal” – tregon Vasilika për DITA.

I kontaktuar mbrëmë nga DITA, vetë Filip Çakuli i kujton me qetësi ato 48 orë. Por…. “të them të vërtetën, nuk e di si do kishte shkuar puna. Më futën në një qeli pasi kontrolluan zyrën, shtypshkronjën, morën çfarë gjetën. Por pata fatin të mos mësohesha shumë me ndjesinë se po e pësoja keq. Reaguan menjëherë Këshilli i Europës, OSBE-ja, organizata të tjera, dhe më liruan”.  Madje, shton Filipi, ato ditë po negocioheshin kushtet e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, dhe nga pesë kushte, u shtua dhe një i gjashtë, “lirimi im”.

Është e vërtetë se në gjithë botën ka shumë hipokrizi në ngushëllimet për Charlie, por vetëm në nje vend tjetër europian, përveç Francës, dikush ka ndëshkuar një gazetar me burg për karikaturat.

Dhe ai është Sali Berisha. Ata që bënë gjëmën në Francë, kanë vdekur. Ky për të zezën e tij është ende gjallë dhe kutërbon – shkruan Baze / DITA

 

*******************

Rrëfimet e plota mund t’i lexoni sot në DITA print

Share This Article
41 Comments
  • Pas ngjarjes së Charlie, ku terroristët piketuan katër karikaturistë për t’i ekzekutuar, arrestimi i një botuesi për një karikaturë në Evropë, ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe vetëm nga Sali Berisha.
    E gjithë kjo ngjarje më erdhi sot në mendje, tek shikoj këtë hipokrit të pakorrigjueshëm të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë vend.
    Në këtë vend, ky është i vetmi pushtetar që ka arrestuar gazetarë, i vetmi që ka djegur redaksi, i vetmi madje edhe në Evropë, që është shpallur zyrtarisht nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në Neë York, “Armik i Lirisë së Shtypit në Botë”. I vetmi që ka zbuar redaksi nga zyrat dhe i ka rrethuar me policë, i vetmi që ka djegur makina gazetarësh dhe ka bërë shantazhe me gjoba prej miliona eurosh, i vetmi që ka mbyllur emisione televizive duke u tundur pronarëve gjoba për bizneset e tyre…Dhe i vetmi që nuk ka turp, që i ka bërë të gjitha këto dhe guxon e flet ende për lirinë e shtypit.
    Nuk do t’ia vlente ta ripërsëritnim këtë gjë, nëse rasti i Charlie nuk do ta bënte aq të prekshëm rastin analog të Shqipërisë. Para se të jemi hipokritë me lirinë e shtypit, duhet të kujtojmë vet ç’i kemi bërë asaj. “Charlie” u ndëshkua nga terroristët pasi botoi karikatura për Profetin Muhamed, ndërsa në Shqipëri një karikaturist është ndëshkuar ende pa e botuar karikaturën. Pra, është përgjuar dhe është parandaluar botimi, që për Sali Berishën quhet krim dhe që në fakt është e drejta e shtypit të lirë. Por, me sa duket të zezën e tij më të madhe, ai ende nuk e ka pranuar që është një e zezë, por e di si të drejtë të njeriut me pushtet dhe sot mendon, që ato që ai i ka bërë shtypit, duhet doemos t’ia bëjë dhe pasardhësi i tij.

    • F a n t a s t i k e !
      Gjuha e Artit eshte e perbotshme, ….Kete karikature qe eshte paraqitur si kopertine te DITA-s,
      “Gjuhen” e saj e kuptojne edhe kinezet, edhe ne Afriken e Jugut, edhe ne Alaske e ne Honolulu….
      Eshte gjuha e perbotshme e Artit, qe godet me shume se cdo arme tjeter….
      Vetem se e keni “teperuar” pak me kete Lapsin e Filipit…..
      …poshte “Tezes” se Kllounit Salehmuhamutsalepsulltanviçidolit….
      F a n t a s t i k e, k l a s, e k s e l e n t ….

  • nuk eshte hera e pare qe ky njeri zgjyre flet e akuzon te tjeret per gjera qei ka bere vete.

    eshte e pashembullt paciperia e tij.

    eshte e habitshme se ku e gjen kurajen te flase

    rast per tu studiuar ne psikiatri

  • Studentet e dhjetorit dhe Saliu prune plurarizmin dhe demokracine ne shqiperi, se per ndryshe do kishim qene Kuba e ballkanit. Tani kemi mbushur barkun me buke te bardhe panine , dhe s’lem gje pa thene kunder atyre qe na prune lirine S. Barisha ”superstari” shqiptar nuk do te vdesin kurre ne historine kombetare. Ata qe kane nostalgji per te kaluaren le te kthehen prapa dhe te ngernin buke, me sheqer dhe vaj ullirit , buke kallamoqe, e pastaj te ndertojne socializmin me kazem dhe lopate, haaaa haaaaaa

    • O korb qe ndyn emrin e Korabit!
      Po pse eksistojne palla si puna jote , prandaj dhe saliu me mafien e tij kane bere krime dhe poshtersi ne Shqiperi!
      O korb palla, po pse nuk e solli demokracin saliu kur ishte sekretar partie, pse nuk e dogji teseren e komunistit para 40 vjetesh? pse pikerisht ne vitin 90-te, kur partia e punes kishte marre fund , u fut sali intriganti per te ”shpetuar” shqiperine?
      O korb palla, o RROTE K… dukesh qe paske qene informator i sigurimit , sepse vetem spiunat, debilat, baxhellat e dun me fanatizem sali kriminelin, tradhetarin me te madh te mbare kombit Shqiptar!

    • O korabi kaq i ceket qenka mendia jote o korbisa e ke mendjen te buka e bardhe haha Po qenke rit me buk misri o i trembur mendjen te te ngreni e paske

    • Korb, me fal korab .

      O ditezi ,po vetem kete tekst te kane shkruar dhe e boton ne ç’do shkrim qe eshte per Berishen ,po fundja ndaje ne dy pjese dhe e posto ne dy shkrime .
      Mos vdeksh kurre o korb ,te rrosh sa fusha e Korabit.

  • Po ku ka gazetar ne bote si Filipi, nga te vetmit qe ka marre noten 10 ne lenden me te veshtire te gjuhes shqipe, te cilen mund t’a firmoste vetem Eqrem Cabej!

    Ky burre esnaf e zotni katerqind derhem, ka punuar si gazetar ne revisten e famshme “Hosteni” , me kryeredaktor Niko Nikollen, e bashkepunetore si Dritero Agolli e karikaturiste te medhenj me ne krye Zef Bumcin e shume te tjere te shquar ,por pa harruar Shtjefen Palushin shkodran ,humorist I dores se pare.

    Filip Cakuli e mbajti revisten historike humoristike-satirike “Hosteni” deri sa zombi Salahudin Abdurrahman Berisha, me SHIK-un e tij gestapovist e arrestoi,dhe e burgosi, per nje karikature politike, pasi eshte nje kafshe me fytyre njeriu kaq I shpifur, sa rrezik edhe ne varrezen ku do groposet ,komshinjte e tij te vdekur, do te ngrihen e ne driten e henes do t’ja bejne eshtrat nje nga nje!

    Nje pershendetje te posacme Filipi I dashur, nga Ericson prej New York City, Brooklyn,Brighton Beach!

  • Berisha ate qe mendonte diten e bente naten.Habitem dhe nuk di c’te them:cdo dite ato qe rrinin me ate i dijne te gjitha ,por mbeten vetem ne fakte dhe asgje tjeter.Pse ketij njeriu nuk i hyn asnje gjemb ne kembe per bemat e tij? C’pergjigje mund te marr ?

  • -Gazetari qe u dhunua realisht eshte gazetari i'” Koha Jone” kur u dogj me duket te shkolla e kuqe.Ai doli jashte loje,!?..nje hero qe si permendet emri.

  • Jane edhe me te keqinj kelyshet e Salaribishes qe lehin pa pushim per liri-demokraci dhe nuk lene gje pa bere prapa shpines.Keta ujqer dhe hijena qe jetojne prej korrupsionit e abuzimit perpiqen te mashtrojne turmen injorante me lavazhin e dekriminalizmit.Keta jane tribalet shpellare te pushtetit korrupsionist me te perdale qe vrane te pafajshmit me 21 janar ne mes te bulevardit sepse kane shpirtin e urrejtjes,te shpifjes e te mohimi te djallit.Keta te marre,qe vrasin se kercenohen nga manifestuesit me çadra e stilolapsa jane soji i mendjeve me te mbrapshta.Keta perloten e betohen per humanizem ne emer te perendise,derdhin lot krokodili gjithe diten per viktimat e ISIS,por ashtu si djallezinjte e BOKO HARAMIT behen eterit e poshtersise pas akshamit.Keta jane fatkeqesia dhe turpi me i peshtirosur i vatanit.

  • Pafytyresia e Mero Bazes nuk njeh kufinj, tani po perpiqet te marre pak “lavdi” nga tragjedia ne gazeten humoristike parisiane “Charlie Hebdo”.
    Gazetaret franceze ishin dhe jane pikerisht e kunderta e asaj qe eshte servili inatcor Mero Baze.
    Ka shume artikuj ne internet ne te cilat hidhet drite mbi hipokritin Mero Baze, mbi gazetaret e dhunuar per te cilet Mero Baze nuk eshte kujtuar ne artikullin e tij egocentrik. Une kam vecuar kete:
    https://www.shqiperia.com/shqip/opinionart/aID/593/Liria-e-fjales-dhe-fenomeni-Mero-Baze

  • Ajo karikature duhet ribotuar,qe ta marre vesh mileti,qe nuk eshte ndonje veper disidente,per t`ju kundervene Berishes,por eshte e kunderta;,eshte veper servile.Vihen ne loje dy personalitete te politikes, atekohe armiq te betuar te Berishes,pikerisht Skender Gjinushi dhe Neritan Ceka.Eshte si “Pashallaret” e Kadarese,qe te gjithe e dinin poeme anti-diktatoriale dhe kur u ribotua doli se ishte poeme “”Polpotiste”Mos i besoni shume heroizmave dhe sakrificave te Filip Cakulit dhe Mero Bazes!

  • Mos u merrni me Mero Bazen, por me kermen Berisha qe eshte akoma gjalle e na shet mendje e na permend kanunet e Dukagjinit…Ai do lincuar me nje hu ne b….sikurse bente huniadi me turqit…

  • Keta gazetar te shpifur qe jan me keq se prostitutat ,qe jan pasuruar ne cdo qeveri vin tjeter me ate behen per te vazhduar pasurimin duke u ber presjon politikanve behuni gazetar jo prostituta tja prish rama meros per ndo nje biznes qe do doj merua ose cakulli dhe ta shikoim cfar vreri do nxjer,duan ta veten ne poziten e gazetarve te frances apo te botes qe nuk ka lidhje me keta gjobvensa me laps.pse se ka treguar me perpara kete histo te cudicme po kushe di cfar i ka kerkuar qe dhe mund te ket ndodhur po keta nuk jan te besushem sidomos keta te dy prostitutat.

  • Zoti Mero bravo,mos undal te shkruash per kriminelin qe fshiet ne parlamente.Ky kriminel qe fshiet nen emrin e demokracise ka kryer kaqe shume krime djegeje dhe bastisje kunder ketij populli.Si cmime duhet te paguaj ate qe paguan terroristet ne France qe te qetsohen shpirtrate qe ka vrare.

  • Dita ti je Charlie e Shqiperise.
    Fole kur te tjeret heshtnin.
    Tani e shqyejne gojen te gjithe pas pilafit
    Drite tu befte rruga ne vijim

  • Po e vertete Charlie e Shqiperise . I lumte kush ishte inisiatori dhe ideatori i atij
    MARSHIMI ne rruget e Parizit nen duartrokitjen dhe ovacionet e banoreve te mbledhur nga te kater anet e botes se qyteteruar per perfaqesuesit e komuniteteve tona fetare te cilet treguan se neve qendrojme shume me lart per bashkejetesen fetare sesa dhe ne shume vende te qyteteruara. Prandaj i lumte……i,lumte……i,lumte shume here se na nderovi si komb.

  • O milet ! Cfar vemje jemi ,cfar gjaku kemi e cfar lloji jemi kur kte far keimineli qe vetem shkaterrim i solli Shqipris,hajni,korupsion,vrasje ,hakmares primitiv , degjenerimin e ter shtetit dhe ndergjegjes se politikaneve qe i nenshtroi,pasuroie inkriminoi e krijoi nje shtet te pa krahasuar per nga degjenerimi qe shqiptaret po e vuajn sepse dor e tij akoma ndjehet mbi kokat e tyre ,cfar lloji jemi kur akoma e durojm ,akoma ky i paftyr na perqesh e qesh me ne e kur akoma ka ktu budalla qe na tregon se ky perbindesh solli demon kracin ! Po prisni sa te vdes e ti beni shurren te vari or delenxhi milet mosmirnjohes e llapaqen ! Shkoni e votoni klyshet e tij qe ju mashtrojn diten per diell e shikoni e lexoni bemat e tij ! Ja pra ku e keni modelin me te zi nazist qe ju lepi modelit komunist qe ndertoi vepra te pa haruara e ky ja hodhi ne er qe ti harojm ne dhe brezat ! Shkruaj o Mero, shkruaj e na kujto e trego paburrnin ton,gelltitjen ton e paturpesin ton ! Po, kta jemi,e kta do jemi, per sa koh ky perbindesh do “loz” mes nesh !……………..

  • Del kafsha dhe pershendet kete popull qe i ka bere cdo gje qe mund te beje nje pushtues I ka rahur i ka vrare i ka vjedhur se bashku me familjen i ka mashtruar dhe genjyer tere jeten.

  • Si mund te harrohen ato qe thote Mero? Katili kerkon te behet engjjell, despoti demokrat, vrasesi viktime. Njihet fakti se katila te tille qe pershkruan Mero jane kriminele ndaj te dobteve dhe servile deri ne peshtirosje ndaj te medhenjve, vetem per te majtur pushtetin e rrjepur popullin.

  • Mundni me e bere sali serbin,qen,gomar,ujk,derr,dos,dhelper,kuder,elefante,majmun,xhdo gje i shkon.
    Por,ama per ta dergue ku e ka vendin nuk mundet kerkush.Ai,qenie me fytyyr njeriu per me zemer dha mendje gjarpri po bene pall me te gjith ne popullin dhe shum gallat me politikanet.Pirolla i kovte themi ne kah sharri.Sja ndien fare sali serbit,ai vodhi dhe u pasurua,par dhet gjeneratat pas tij,ia vrau sa nuk kan vra krejt qeverit shqiptare prej se eshte shteti shqiptar,nese zogu fali do troje serbve ky fali detin grkve,pra ky,hanibali shqipfoles dhe shkatrimtari i popullit dhe shtetit shqiptar,eshte ma i zi se hanibali qe ishte per romen.pra ky gjakpires i popullit eshte bilem shum fodull duke u treguar dhe trim ndaj popullit dhe kercnon ministra e kryemonistra pa piken e friges,pra ky eshte sali serbi,e neve miremi me sharje ndaj ti,e nuk u gjet nji burr nene tja shkarkoi ne lule te ballit.

    • Ekzakt shqiptar sharri? E trajtojnë sali berishën si klloun jo si kriminel, si gaztor shqiptar jo si vrasës shqiptarësh, si aleat prostitutash jo si pronar i prostitucionit antikombëtar e antishqiptar!? Kanë vendin e vet edhe karikaturat e talljet me këtë vrasës shqiptarësh por,në radhë të parë duhen gjetur prangat dhe burgu? Ky kriminel s’ka pse të trajtohet me humor? Ky duhet hedhur në plehun ku e kanë vendin të gjithë plehrat antishqiptare!? Mjaft më me gaztorin sali berisha por me hakmarrjen ligjore mbi vrasësin sali berisha!? Mos e përdorni humorin si opium për të trullosur e zbutur mendimin tonë që është dhe duhet të jetë vetëm ky,- sali berisha është kriminel dhe kriminelët nuk e kanë vendin në karikaturë por në pranga? Nderime!

      • Ekzakt shqiptar sharri? E trajtojnë sali berishën si klloun jo si kriminel, si gaztor shqiptar jo si vrasës shqiptarësh, si aleat prostitutash jo si pronar i prostitucionit antikombëtar e antishqiptar!? Kanë vendin e vet edhe karikaturat e talljet me këtë vrasës shqiptarësh por,në radhë të parë duhen gjetur prangat dhe burgu? Ky kriminel s’ka pse të trajtohet me humor? Ky duhet hedhur në plehun ku e kanë vendin të gjithë plehrat antishqiptare!? Mjaft më me gaztorin sali berisha por me hakmarrjen ligjore mbi vrasësin sali berisha!? Mos e përdorni humorin si opium për të trullosur e zbutur mendimin tonë që është dhe duhet të jetë vetëm ky,- sali berisha është kriminel dhe kriminelët nuk e kanë vendin në karikaturë por në pranga? Nderime!

    • VR !!! @@/@@@ Ekzakt shqiptar sharri? E trajtojnë sali berishën si klloun jo si kriminel, si gaztor shqiptar jo si vrasës shqiptarësh, si aleat prostitutash jo si pronar i prostitucionit antikombëtar e antishqiptar!? Kanë vendin e vet edhe karikaturat e talljet me këtë vrasës shqiptarësh por,në radhë të parë duhen gjetur prangat dhe burgu? Ky kriminel s’ka pse të trajtohet me humor? Ky duhet hedhur në plehun ku e kanë vendin të gjithë plehrat antishqiptare!? Mjaft më me gaztorin sali berisha por me hakmarrjen ligjore mbi vrasësin sali berisha!? Mos e përdorni humorin si opium për të trullosur e zbutur mendimin tonë që është dhe duhet të jetë vetëm ky,- sali berisha është kriminel dhe kriminelët nuk e kanë vendin në karikaturë por në pranga? Nderime!

  • ME gjithe zemer pershendes shtypin e lire qe sqaron,ndricon te verteten ashtu si eshte,ne sy te e te gjiiheve,jane Charliet shqiptare.Ne se Merua tan i eshte bere i tille duhet ti themi faleminderit, ska pse ta mbajme peng me gabimet e tij ne te kaluaren apo ta penalizojme sot kur ai eshte bere nje Mero tjeter perndryshe do te mohonim se njeriu ndryshon.Falenderimi im me i madh shkon per gazeten Dita, per gazetaret e saj e sidomos per kryeredaktorin e saj z,Thano ky i forte si druri i thanes,Nje gazete shembull ,lokomotive e medies lire qe lufton pa kompromis kalbesirat e shoqerise shqiptare nje Charlie e vertete? UROJME TE MBETESH E TILLE PER JETE.Perderisa te kete Arbene,,,,,,,,,,,,,,,,,!

  • Ushtarët e udb-së dhe të saliut kanë një gjë të përbashkët me ty. Arben? Dëgjoje: “shpifin për poshtërsitë që i kanë vetë”!!!? Të njohim mirë Arben! Në të gjitha komentet tuaja duket frymëzimi i djajve! 077cc,udb, 88,street,contra xxx.

  • Saliu prostitute.. sa shume “pune” paska bo..ndaj dhe kapital… shoshe e bete largqoftin.. skeni pak meshire…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *