Berisha nuk e lëshon Fierin, as opozita nuk voton ligjet

redaktor

Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa kryetarja e Kuvendit nuk ka hedhur për votim tre ligjet e kërkuara nga KE për statusin, duke e lënë kështu të hapur debatin dhe mundësinë e një negociimi mes palëve deri në afatin përfundimtar të diktuar nga KE.

Vendimi për një fakt të tillë erdhi pas qëndrimit të prerë nga ana e opozitës për moskalimin e tyre, ku vetëm pak caste nga votimi PS ka realizuar një mbledhje urgjente të grupit parlamentar përmes të cilës rikonfirmoi dhe një herë qëndrimin kundër votimit të 3 prioriteteve.

Nga ana tjetër mësohet se mbledhja është përqëndruar kryesisht në klasifikimin e legjislaturave, ku PS ka kërkuar që numërimitë mos fillojë nga e 18-ta por nga e 7-ta, pra pas viteve ’90.

Ndërkaq gjatë seancës parlamentare, Kryeministri Berisha ka kërkuar sërish nga opozita të miratojë ligjet e kërkuara për marrjen e statusit. Duke i qëndruar ofertës për Fierin, Berisha ka thënë në sallën e Kuvendit se ai është i hapur në çdo orë të ditës e natës, deri në datën 19 për të mbledhur Kuvendin për votimin e tre ligjeve.

Nga ana tjetër kreu i grupit të PS-së Gramoz Ruçi i ka cilësuar si gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Berisha se 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli ndodhen prej 2 muajsh në Parlament.

Në replikë me kryeministrin, Ruçi ka theksuar se diskutimi i ligjeve në komisionet parlamentare është bërë në mënyrë të njëanshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *