REPLIKË: Berisha nuk kthehet më Andrea! Rama është sot problemi!

Elton Tafaruci

Artur Zheji

Lexova kundër argumentat që shkruaje hapur dhe publikisht ndaj Mustafa Nanos. Ti Andrea dhe Mustafai, jeni padyshim antiberishistë doc. Në të drejtën tuaj dhe mjaft herë me argumenta të qëndrueshme.

Ndoshta nga befasia e qëndrimit të Nanos, ndoshta nga shqetësimi yt, se kthehet Berisha, në rast se rrëzohet Rama, më duket se i ke kaluar përciptas argumentat e “Mucit”, madje i ke futur ato, në skemën që: “cojnë ujë në favor të Berishës”.

Skemë kjo paralizuese për të kritikuar në cdo kohë pushtetet. Unë po të jap disa prova indirekte të dështimit të Ramës, pas të cilave mund të fshihen elemente te thekur korruptiv. Por unë dhe Muci, në këtë rast, që nuk kemi të përbashkëta shumë gjëra, bashkohemi te qëndrimi ndaj Ramës, por nuk jemi as prokurorë dhe as hetues.

Sepse edhe ti, i dashur Andrea, nuk besoj se ke prova të prekshme, përvec qëndrimeve dhe analizave, apo interpretimit të tyre, kundër Berishës. Përndryshe do ta denoncoje në Prokurori me sukses dhe do të ishe dënuesi i tij.

Nejse ja disa “prova” kundër kryeministrit aktual:

1. Humbja e Cështjes së Bankers. Me kosto 100 milion euro, të paktën.

2. Cështja ‘Cez Albania’, kosto disa qindra milionë euro të tjera. Dorëzim ndaj kompanisë ceke me një faturë të paktën 500 milion euro, ku pisllëku korruptiv, është trasversal. Majtas dhe djathtas.

3. Cështja ARMO, “gropa financiare” e miqve të kryeministrit të sotëm dhe të kryeministrit të djeshëm, bashkarisht, si një shoqëri aksionere, pamvarsisht se grinden në Kuvend: mbi 450 milione euro të tjera. Të cilat humbasin nëpër labirintet e shkresurinave dhe nuk ka asnjë vullnet transparence të mirëfilltë qeveritare. Të gjitha këto, vetëm një ministri e vetme, ajo e Energjisë, e Damian Gjiknurit.

4. Koncesionet në shëndetësi, 400 milion dollarë të tjera, të shtrira në 10 vjet. Dukshem, favore të mirëfillta financiare , ndaj miqve te tjere Shiko investigimet e ndershme të BIRN për këtë. Riktheju fakteve. Jane dhene 100 milion dollarë për check up, nje kompanie te vetme qe do te organizoje ganizojë parandalimin e sëmundjeve të shqiptarëve.

Një kompanie që shiste cigare, pasta dhëmbësh, produkte industrial, karta telefonash dhe shitblerje me shumicë.

85 milionë dollare, për hemodializën, një kompanie “fake” që shiste 10 birra dhe 7 kola me kanoce në ditë, në një kafe të Beratit… (BIRN). Ndërkohë që një nënë dhe foshnja e saj, vdiq e masakruar, për neglizhencë dhe për mungesë parash, në trajtimin financiar të rojeve të natës në spitalet shtetërore shqiptare.

5. Reforma e telekomanduar në arsim. Shpartallimi i Universiteteve të shtetit dhe “përcjellja klienteliste” drejt Universiteteve private. Të cilat dhe ato, Universitetet pra, janë disa të njerkës dhe disa të nënës parti apo nenes qeveri. Por këtë sektor, si edhe të gjitha sa të përmenda përciptas, ti i njeh edhe më mirë se sa unë.
Pa dashur të zgjatem më shumë, mund të them se e Majta shqiptare, ka resurse intelektuale dhe lidershipi alternative. Brenda PS, të cilat, të paktën, njohin më shumë frikën nga shteti dhe nuk kanë delirin që gjoja duke “bërë shtetin”, po e varrosin përfundimisht atë.

I dashur koleg dhe mik betejash të rëndësishme, të mos flasim për kultivimin kombëtar të kanabisit, që nuk mund të shpërthejë si një epidemi, pa një licencë ‘de facto’ qeveritare.

Share This Article
2 Comments
  • Mund te jene te verteta akuzat qe beni ndaj Rames por vete ju Z.Zheji jeni i pabesueshem pasi kredibiliteti juaj eshte ne kuoten me te ulet ,por megjithate akuzat qe beni ne mungese te fakteve te bejne te dyshosh dhe duhet nje drejtesi e pavarur qe te vendose pikat mbi I ,deri atehre le te bejne qejf ministrat e Rames ,Like floririt dhe PDIU .

  • Ky lehes “besnik”i sali plehut dhe nje aradhe tjeter anal-istesh, me sponsorizim te shkelzen gerdecit, kerkon qe te na mbushe mendjen se Berisha nuk vjen me ne pushtet dhe se ai sipas tij qenka bere qingj, dhe ja paska mbyllur gjithe shtigjet vetes per te mos hypur me ne karriken qe e ka si talismanin e tij shpirteror prej karieristi dhe komunisti te paepur. Kjo me sa duket eshte edhe e reja me e fundit e stanit qe lepin rreth klanit si per te sjelle nje “tjeter atmosfere” si ajo qe e rriktheu saliun perseri ne pushtet pas renies se piramidave me motivin se ishte bere me i mire dhe se kishte nxjerre mesime por edhe si dore e forte se do te luftonte korupsionin e socialisteve. Edhe pse funksionoi berisha e tregoi veten sersish si nje bandit dhe barbar prej tropoje ku vrau, grabiti, vodhi dhe hodhi ne ere endera njerezish varfanjake. Kete here vine e na prallisin te njejten skeme por me ndryshimin se sipas tyre sala nuk do te jete me ne pushtet! Po pse te jete kur ai ka te instaluar njerez te mefshte ne presidence, gjykaten e larte, kushtetuese, prokurori, SHIK e gjithkund duke eresuar dhe eksipsuar ne fakt demokracine e veertete. Ky plag shtrigan ka blere e ka gjetur njerez me dosje e pa dosje qe i nxjerr çdo nate para ekraneve qe te llomotitin per ta prezantuar ndryshe tashme, ndaj nuk me çudit arturi qe ne fakt eshte ne “detyre”. Mjere a ta qe e degjojne dhe i besojne ketij bixhozxhiu renegat partish. Tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *