Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha: Kundër dënimit me vdekje, s’kemi mjaftueshëm të vdekur
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Berisha: Kundër dënimit me vdekje, s’kemi mjaftueshëm të vdekur
AktualitetLajmi i fundit

Berisha: Kundër dënimit me vdekje, s’kemi mjaftueshëm të vdekur

redaktor
Published March 18, 2013
Share
SHARE

Kryeministri Sali Berisha, në një takim me studentë, ka komentuar edhe ngjarjen e rëndë, ku një pedofil ka vrarë një fëmijë. Berisha tha se ka marrë shumë mesazhe ku kërkohet kthimi i dënimit me vdekje, por ai shtoi se kjo gjë nuk do ndodhë.

“Kam marrë qindra mesazhe në celular dhe në Facebook, që kërkojnë dënimin me vdekje. Unë kam mirëkuptim për të gjithë ata, sepse ngjarja është tmerrësisht tronditëse, por nga ana tjetër ne jetojmë në një hapësirë evropiane, e cila me vendosmërinë më absolute e ka hequr dënimin me vdekje. Kjo është bërë në respekt të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Shqipëria është vend anëtar i Këshillit të Europës dhe për çdo hap prapa që mund të bëjë, Shqipëria merr përsipër dënimin e saj,” tha Berisha.

Kryeministri shtoi se numri i vrasjeve në Shqipëri është i ulët dhe zbulueshmëria është shumë e lartë.

“Shkalla e zbulimit të vrasjeve dhe shkalla e vendosjes para ligjit dhe dënimit të tyre është nga më e larta që mund të ekzistojë. Vende që e kanë traditën e funksionimit ligjor shumë më të madh se Shqipëria, e kanë numrin e vetëvrasjeve sa dy herë Shqipëria,” tha Berisha.

Në këtë takim kryeministri Berisha ka folur për klimën e biznesit dhe punësimin në vendin tonë.

“Në 4 vitet e ardhëshme do të bëjmë të mundur krijimin e 250 mijë vendeve të punës. Ne jemi të bindur se nëpërmjet reformës së thellë të krahut të punës ne do të bëjmë që rritja jonë ekonomike të ketë një potencial më të madh punësimi. Integrimi europian përbën në vetvete një faktor shumë të rëndësishëm për punësimin e shqiptarëve, jo vetëm për faktin që ky integrim kupton qindramilion euro më shumë nga Komisioni Europian për projekte të shumta por se ky integrim është një pasaportë tjetër e shkëlqyer pas integrimit në NATO, një garanci më e madhe për investimet private në Shqipëri. Ne do të bëjmë gjithçka që ky proçes të eci pandalshëm.”

“Në këtë mandat ne vijmë gjithashtu me një vizion shumë të qartë dhe një numër mjaft të studiuar të punësimeve në bizneset e reja, në bujqësi, në teknoligjinë e lartë dhe në çdo fushë tjetër. Këto 4 vjetë do të jenë vitet e uljes më të madhe të papunësisë në Shqipëri” u shpreh kryeministri

“ I gjithë projekti i punësimit tonë është dyfishimi i investimeve të huaja. Në këtë rast ne do të bëjmë gjithçka për nxitjen e punësimit në industri. Në fushën e ndërtimit të Hidrocentraleve dhe Energjitikës fillojnë projektet më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Janë firmosur kontrata me sektorin privat për ndërtimin e 363 hidrocentarleve. Së paku 30 mijë forca pune do të nevoiten në ndërtimin e këtyre projekteve, përfshi këtu edhe punonjësit në projektin TAP. Ne jemi të sigurt se do të dyfishojmë numrin e punonjësve në teknologjinë e lartë. Ne do të bëjmë gjithëçka që Shqipëria dixhitale të ketë së paku 25 mijë të punësuar.

Një nga fushat më të rëndësishme për punësimin mbetet turizmi, prandaj ai mbetet një nga përparësitë tona më të mëdha gjatë viteve që vijnë. 2 parqe logjistike janë në ndërtim e sipër, ato do të punësojnë sëbashku 30 mijë punëtorë. Pas një diskutimi të gjërë me ju ne do të marrim parasysh çdo sygjerim, çdo vërejtje dhe çdo propozim. Potencialet e Shqipërisë janë shumë të mëdha.”

redaktor March 18, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
8 Comments
  • Horri i Bulevardit says:
    March 18, 2013 at 10:05 pm

    Skemi mjaftueshem te vdekur, po a mund te na thote njeri qe ka askes tek ky gogol, se e ka ky numrin e vdekjeve qe ta quaje se jemi ne lufte.

    Reply
  • BAY AREA Ca. says:
    March 18, 2013 at 10:24 pm

    Sali Krimineli thote qe denimi me vdekje nuk do te vije KURRE, kjo me ligj ,se pastaj eshte ky kriminel qe vret pa ligj , 26 vete ne Gerdec (Prej Sales e mesuam edhe kete emer),vrasja ne gjah e Kosta Trebickes, zhdukja e Remzi Hoxhes, 4 te vrare nga dritarja e tij ne bulevard, ndjeste paste Zyber Veizi , ne vend te thikave me hel , cader pistolet,stilolapsa revolver iu gjeten fara lule dielli ne xhep. E vendos Sali Palla kush do te vritet. Thote brockulla tek studentet, keta vetem degjojne, se teknologjia e larte rrit punesimin, o idiot teknologjia mekanizon, robotizon, automatizon linja te tera deri ne magazinimin dhe shitjen e cdo produkti. Te jap nje keshill megjithese je doktor JE nje pacient kronik i pa s kurueshem, merr edhe kamarierin Lul (rashegimtari0 dhe vizitoni portin e Roterdamit per te nxjer eksperiencen e punesimit ( per Salen kjo eksperience do ta kaloj punesimin qe premton per 250 mije vete o K… i lalel )

    Reply
  • emigranti says:
    March 19, 2013 at 1:55 am

    Qe Evropa eshte nje pengese per zbatimin e ligjit me vdekje ,jo vetem neShqiperi,kete e dine te gjithe,Z.Sali dhe nuk ju ke thene ndonje gje te re studenteve,por le te shtoje qe ti edhe kur hedh lugen ne goje pyet evropen pasi per ty pushteti eshte mbi te gjitha,.Por une kisha nje pyetje kurioze se sa e kini ju planin e vrasjeve ,me qene se qenk i ulet ne vendin tone?Kur flet nje drejtues shteti,fjalet kane peshe,dhe le per te disheruar nje gjykim i tille.Krimi ne fjale eshte teper makaber dhe denimi jepet edhe sipas shkalles se krimit.E drejta e njeriut eshte edhe per ate qe vritet ,jo vetem per vrasesin ,z.Kryeminister.Me poshte ne fjalen tuaj lexua nje refren te njohur per 2o vjet nga goja juaj.Ju ini nje autor i njohur i “DOT-es” dhe nje heshtes i raportimeve te realizimeve.Kjo ju dallon ju me shume si ginjeshtari m i pa shembullt i tere lidereve te njohur deri me sot ne vendin tne.Pse iku investitori i Banjes nga Shqiperia dhe ngeli perseri hidrocentrali i Banjes i filluar qysh ne kohen e Enver Hoxhes?Pse numuron rrekete e shqiperise ,ku punesohen me genjeshtra 3-4 vet dhe len lumenjt e vendi tone pa diga dhe me tej akoma ,shqiperine importuese historike te energjise duke prodhuar kriza.Une p shkruaj keto rrjeshta se nuk me rrihet,s’me mban vendi per mllefet qe kam nga bemat tuaj aq mashtruese sa edh tradhetare ndaj ketij populli mjeran qe voton per ty .

    Reply
  • brockulla says:
    March 19, 2013 at 3:10 am

    Denimi me vdekje nuk vjen per sa kohe eshte Sali Berisha ne pushtet,se ai e di mire ,qe e ppret ky denim,kur te vendoset shteti ligjor.Sa per ato qe ky njeri nxjer nga goja,mua me vjen turp.O shqiptar cohuni nga gjumi,ky perbindesh po e cone Shqiperine drejt gremines

    Reply
  • demo-karcia says:
    March 19, 2013 at 3:17 am

    Dita kur ky njeri do thyej qafen,duhet shpallur dita e clirimit
    Demi qe ky antishqiptar i ka shkaktuar kombit shqiptar eshte i pa llogaritshem.
    Agjenti i UDB-se jugosllave,PENICILINA,duhet demaskuar dhe hedhur ne koshin e plehrave

    Reply
  • demo-karcia says:
    March 19, 2013 at 3:21 am

    Flet per demokracine ai qe eshte diktator.Flet per ligjin,ai qe e shkel ligjin me te dy kembet.Behet si shenjtor(fytyra e tije,kur ngerdheshet duket si perbindesh),ai mbi te cilin rendojne nje numer i madh krimesh

    Reply
  • demo-karcia says:
    March 19, 2013 at 3:41 am

    Titulli thote me shume se sa permbajtja:
    nuk kemi aq shume te vdekur,d.m..th ,misioni im mbaron,kur tju kem shfarosur te gjitheve.
    Atehere le te vendoste denimi me vdekje,sepse ske ke te nisesh me ne ate bote,te gjithe shqiptaret kane kthyer patkonjte nga dielli

    Reply
  • TAREK says:
    March 19, 2013 at 10:24 am

    Do ti thosha Qytetarit pandjenja humane e njerzore SALI BERISHA, kur je i bindur ti qe duhet rivene denimi me vdekje, kur Europa,te shohe vetem token shqiptare shkretetire, pa kembe shqiptari, apo kur ne shqiperi te ngelet vetem familja jote, ne se e mban toka shqiptare.
    Popull shqiptare! pregaditu e ruani mendjen dhe bejeni zemren gure se sipas Sali Berishes, femijet tane do vazhdojne te vriten, te dhunohen e te masakrohen deri sa te arrije numri i larte i vdekje ne kuoten e Europes dhe Saliut qe po na ben gropen.
    ORE SALI BERISHA: PASH TE MADHIN ZOT, A KE NDJENJA NJERZORE. PO SIMOR I PA SHPIRTE I THUA NENAVE E BABALLAREVE SHQIPTARE QE TE BEJNE GAJRET SE DO TE KEMI PRAP MOSTRA QE DO TE NA DHUNOJNE FEMIJTE,DO TE KEMI PRAP TREGTARE VAJZASH, DO TE KEMI PRAP VRASES PER HAKMARRJE E GJAKMARRJE E NUK KEMI CU BEJME SE NUK NA LEJON EUROPA. D.M.TH.FEMIJTE TANE DO VRITEN E DO SHITEN E MAKABRAXHINJTE DO TE JENE TE LIRE SE I NXJERRE PARAJA NGA BURGU E NGA ÇDO SIKLET TJETER. AI DENIMI JOT MAKSIMAL I PERJETSHEM, IU THOTE KLYSHVE TE MAKABRAXHINJEVE, MOS E NDALNI RRUGEN SE JETEN E KENI TE SIGURTE. NE BURGUN E PERJETSHEM TE DREJTE TAKIMI KENI, TE DREJTE GRUAJE KENI, JETESEN E KENI NORMALE, PERVEC LIRIDALJES. DHE ANI PSE NENAT ESHKRETA FEMIJTE E TYRE NUK I KANE ME.O ZOT CFARE MONSTRUOZITETESH….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?