Shefi i qeverisë tha se nuk ka pasur asnjë presion ndërkombëtar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkundrazi sipas tij Ramës i është kërkuar të heqë dorë nga këto ‘lojëra’ dhe përpjekje për të demonizuar procesin zgjedhor.
“Pyetja e parë po më çudit, si mund të ketë presion, për një derë që është e hapur në të dy kanapet Edi Rama, koalicioni i tij i imponoi dorëheqjen anëtarëve të vet të KQZ. Cdo njeri që do më thoshte, se i ka këshilluar Ramës tërheqjen e komisionarëve, cka nuk ka ndodhur. Nuk ka njeri që ti kërkonte atij të heq komisonerët që të ndihmoj unë. Është qesharake, nuk ka njeri që bën veprim të tillë. Rama e përdori problemin e komisonerëve për Pazar, kryekëput. Pazari më i shëmtuar ishte i gjori Jani Jani. Po pse i gjori, sepse u ngri. Dhe pastaj e nxorën nga frigoriferi në diell. Pse e bën këtë, për të hapur vend në listë, për kryetarin e partisë së Janit. Jo vetëm nuk kam pasur dhe nuk mund të imagjinohet të ketë asnjë lloj nga një mendie e shëndoshë,. Por përkundrazi di mirë që në union zotit Rama i është kërkuar të lërë këto lodra me KQZ, të cojë anëtarët në KQZ në detyrën e tyre. Por, meqë po më pyet kapitullin e mbylli zoti Rama, sepse vetëm tre ditë pas shkrirjes së Jani Janit u deklaroi bashkëbiseduesve të vet të huaj se Edi Rama po humbi këto zgjedhje nuk do njohë rezultatin. Bashkëbiseduesit i dhanë përgjigjen se meritonte . U tha me fjalë të tjera se tërheqjen e komisonerëve e kam si mjet për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve Si ndjese ndaj mbështetësve të mi për të justifikuar humbjen dhe mosnjohjen e zgjedhjeve Edi Rama ka qartësuar të gjithë raportet e tij, me qëndrimin ndaj KQZ”, tha Berisha.
Sipas Berishës, kreu i PS-së po bën cmos për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve. Kryeministri tha se Rama po tenton të përsërisë precedentin e vitit 2009, ku nuk pati asnjë arsye për të provuar parregullsitë.
“Ai edhe njëherë, këtë situa e krijoi dhe e ka krijuar vetëm për të përdorur si një pretekst, për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, sic u deklaroi ai një grupi të huajsh në zyrën e tij. Ky nuk e paska hallin tek Jani, as tek Muho, por tek rezultati, por rezultatin nuk ta gatuan njeri. Ai po përpiqet dhe po bën cmos të demonizojë një proces që askush nuk mund të demonizojë. Ju keni qenë këtu se cfarë përpjekje u bë në vitin 2009 dhe cfarë veprimesh u ndërmorën për të damkosur zgjedhjet vetëm se Rama nuk paraqiti qoftë një dokument të vetëm para jush dhe ndërkombëtarëve për parregullsi të zgjedhjeve. Gjithçka , cdo përpjekje për të demonizuar zgjedhjet e shqiptarëve nga Rama dhe cilido janë qesharake dhe Don Kishoteske. Shqiptarët dinë të votojmë më mirë se shumë të tjerë”, tha Berisha.
ZGJEDHJET, LIGJI I JEP GARANCI TË PLOTË PËR OPOPZITËN, RAMA KA FRIKË KOMISIONERËT E TIJ
Berisha shtoi se ligji siguron opozitën, teksa premtoi zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në vend.
“Do Rama nuk do Rama do jenë zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë. Ka një infrastrukturë të shkëlqyer, ka një ligj të shkruajtur në cdo nen të tij. Ligji do i japë garanci të plotë opozitës. Por nuk mund të ndodhë kurrë që ti japë komisioner zotit Rama. Ai e ka hallin, ai ka ferr komisionet e tij. Ai ka frikë nga komisionerët e tij. Unë kam komisionerët e mi dhe kam besim nga i pari tek i fundit”, theksoi Berisha.
EMRI E BERISHËS NË KRYE TË LISTËS: E DUA DHE RAMËN NË PARLAMENT
I pyetur se nëse do e vendoste emrin në krye të listës së kandidatëve për deputetë apo në mes, Berisha u përgjigj me telenovelën e Kazanzaqis.
“Ka një rregulll në historikun elektoral. Ju rrëfej një telenovelë të Kazanzaqis, ai mban flamurin e partisë së tij në betejë. Nuk i jam shmangur unë kurrë kësaj, dhe as nuk i jam shmangur”.
Më tej Berisha uroi që dhe Rama të jetë deputet në parlament.
“I ka filluar fobia e listës. Në 2009 nuk hyri kurrë në listë, tani, po e bën si me këtu aty. Sidoqoftë në krye, apo në mes të listës unë i uroj të gjejë një vend sepse nuk është shumë bindëse opozita që nuk ka kryetarin e saj në parlament. Dhe nuk është se unë, nuk e kam vuajtur mungesën e kryetarit të opozitës në parlament, por mandatin e ri të jetë në parlament. Sepse kjo sjell dëshirat e pakontrollura të një serie të gjatë deputetësh që duan të paraqiten si kryeministra aty, dhe të paktën e dinë se e kanë aty kryetarin. Nuk dua t’ja di nëse do jetë në mes apo në krye të listët ai, por mjafton të jetë në parlament”.
Berishe ! Nuk do te vonoje dita e do te te kethehen patkonjte perpjete.