Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha: Pa gazeta u ndjeva si Robinson Kruzo në ishull
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Berisha: Pa gazeta u ndjeva si Robinson Kruzo në ishull
AktualitetLajm i fundit cicerrLajmi i funditPolitike

Berisha: Pa gazeta u ndjeva si Robinson Kruzo në ishull

anazapta
Published January 4, 2013
Share
SHARE

Në ditën e parë të punës për këtë vit, kryeministri Berisha ka ndarë me miqtë e tij në Facebook ndjesinë që të shkakton rikthimi në punë pas festës. Berisha e ka nisur ditën e punës me ironi për opozitën dhe mungesën e gazetave të përditshme.

“Në mëngjes shkova në zyrë. Dita ishte e bukur, vërtet një pranverë në dimër. Hapa dritaren dhe gjatë gjithë ditës nuk u dëgjua as dhe një ciu-ciu. Pyeta këshilltaret e mi se çfarë kishte ndodhur. Më thanë se opozita po fle. Gjumë të ëmbël dhe gëzuar Vitin e Ri opozitë! – thashë me vete – veçse kur të zgjohesh nga avujt e ahengut dhe kumbarit të Vitit te Ri, mos bërtit se fajin për letargjinë e zgjatur e ka Saliu.

Unë e nis ditën me leximin e gazetave, por sot në tavolinën e punës nuk gjeta asnjë syresh. Pyeta Erlën (zëdhënësen time): Ku janë gazetat? Ajo m’u përgjigj se sot nuk ka gazeta, sepse ato ende janë me pushime. Mendova se duhet të falënderojmë dy herë mediat elektronike, si për larminë dhe cilësinë e lartë të programeve të mrekullueshme artistike që ato kishin përgatitur për Vitin e Ri, për të gjitha shijet dhe moshat, ashtu edhe për kronikat serioze të lajmeve nga vendi dhe bota në edicionet e tyre, se po të ishte për gazetat do ndiheshim si në ishullin e Robinson Kruzo. Vetiu thashë me vete: Zoti i ruajtë gazetat tona nga Viti i Ri! Natyrisht, gazetarëve gëzuar!”, shkruan Berisha në Facebook.

anazapta January 4, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • hosteni says:
    January 4, 2013 at 7:28 pm

    ky saliu nuk degjoi ciu ciu dhe filloi vete ne facebook krrau- krrau si korbi qe ne fillim te vitit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?