E perditshmja Panorama njofton ne numrin e sotem qe “nisja e punimeve parlamentare do ta gjejë Partinë Demokratike në zyrat e reja. Prej disa ditësh po punohet për rikonstruksionin nga brenda të ish-godinës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë dhe përshtatjen e saj në një seli partie”.
“Por teksa në katin e dytë të ndërtesës është duke u punuar për rregullimin e zyrave të lidershipit të demokratëve, burime brenda PD-së bëjnë të ditur për gazetën se ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha, mund të mos ketë zyrë në këtë godinë. Deri tani, në godinën e re të PD-së nuk është duke u përshtatur asnjë zyrë për ish-themeluesin e kësaj force politike. Në javën e dytë të shtatorit, ai do të lërë zyrtarisht edhe zyrën në Këshillin e Ministrave, ndërkohë që rreth një muaj më parë i la pasardhësit të tij, Lulzim Bashës, zyrën e katit të tretë të godinës së vjetër të Partisë Demokratike. Të njëjtat burime saktësojnë se aktivitetin e tij si deputet dhe anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së ai mund ta ushtrojë në një zyrë private, në një prej kullave përballë ndërtesës ku qëndroi për tetë vjet – shkruan e perditshmja ne fjale.

Po te Konvikti do kete zyre per Irfanin?
Lexues te Nderuar ne Shqiperi dhe jashte saj kudo ndodheni;
PD_ja brenda 1-viti do dali nga ndertesa e SHQUP_it e do perfundoje edhe me keq se c’ka ka menduar ndonje here, sepse ne “Loje” eshte Amerika me kete prone te familjes Toptani… Me shume spo zgjatem se edhe nje gjimnazist e kupton se cfare do me thene: ne “Loje” eshte Amerika.
Nje Prokuror i PPergj…
Lojra te Bashes si perhere nepermjet Panorames se Irfanit per te krijuar idene sikur Doktori nuk eshte me ne PD, po kryetar esht Lulka. E kush i ka keto marifete o Panorama, kaq budallenj i dini njerzit? 🙂
me mire sharlatan qe nuk vete ti nuk ke nder te vesh atje,,se ne ate vend jane ulur ikonat e ushtrise tone ,qe ti nuk i ke dashur kure ,apo do te thuash se kaqene e oficereve te enverit ,,.jo ata nuk ishin te enverit ishin dhe jane te popullit ,,,po ti kujt i perket ,apo sllobos ,,aferim te qofte se na ndyn vendin tone
ky skizofren don zyre vetem tek 5-sa atje ndihet i reabilituar ..