Përballë akuzave të forta të disa deputetëve drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha për humbjen në Dibër, ish-kryedemokrati dhe ish-kryeministri Sali Berisha pranon se Partia Demokratike është pranë një momenti shumë kritik.
Dje gjatë debatit me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit parlamnatar të PD-së, Berisha, teksa ka dëgjuar me vëmendje gjithë shqetësimet e numëruara nga deputetë kritikë të Bashës, ka pohuar se nuk u heq asnjë presje atyre shqetësimeve.
“Unë nuk u heq asnjë presje atyre shqetësimeve që u ngritën këtu për strukturat, por nuk mund të shprehem pasi nuk kam qenë në terren, sepse, siç e kam premtuar, nuk do të përfshihem në fushatë. PD-ja duhet ta themi që është afër një momenti shumë kritik, por jo të pashpresë, dhe kjo e gjitha për shkak të drogës që e kanë kthyer vendin në Kolumbi. Këtu s’ka më zgjedhje”- ka thënë Berisha.
Sipas tij, problemi më i madh është pushteti i pakufishëm që kriminelët kanë marrë falë mbështetjes së qeveritarëve.
“Por zgjidhja për të gjitha këto shqetësimet që dolën në Dibër mund të vijë vetëm nga Tirana dhe nga vendimmarrjet që ne duhet të marrim këtu. PD-ja kurrë nuk duhet lëshuar që të shkojë drejt krimit dhe drogës për t’u barazuar me kundërshtarin tonë politik. Në PD duhet të mbizotërojë forca e ideve dhe vlerave që kjo forcë ka pasur historikisht. Është i nevojshëm një dialog intensiv dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët”- ka theksuar ish kryeministri.

Dhe kush flet per “vlera” ,kryekrimineli i Shqiperise,tradhetari me i madh i kombit
shqiptar i te gjitha kohrave, fatkeqesia me
madhe e shqiperise dhe shqiptareve !! ,
Per cfare vlerash flet kryemafiozi i Shqipe
-rise :per plackitjet, per hajnine qe mbolli ne
te kater anet e Shqiperise ,per drogen qe sti-
muloi qysh ditet e para qe erdhi ne pushte
mafiozi i Vicidolit,vrasesit te shqiptareve qe
i kapercejne mijra e mijra ! Mbi kete monster
rendon nje mal Tomorri me krime dhe prandaj
sa me pare i duhet vene hekurat ketij katili,
Drakula. Shqiptare ! Perbindeshi i “Lugut te Zi”
Bota kete bandit duhet ne “Listen e Zeze ” ,ku
mos te pranohet kurre sepse ky njeri mbjell
vetem fatkeqesi e dhimbje !!!
“Por zgjidhja për të gjitha këto shqetësimet që dolën në Dibër mund të vijë vetëm nga Tirana dhe nga vendimmarrjet që ne duhet të marrim këtu. PD-ja kurrë nuk duhet lëshuar që të shkojë drejt krimit dhe drogës për t’u barazuar me kundërshtarin tonë politik. Në PD duhet të mbizotërojë forca e ideve dhe vlerave që kjo forcë ka pasur historikisht. Është i nevojshëm një dialog intensiv dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët”- ka theksuar ish kryeministri.
Jam dakort me kete konkluzion tendin. Ju e dini me mire se une,asnjehre PD-ja nuk ka hyre ne gare me lojtar te pafederuar.Zoti Shehu u vu kanditature e jashte ligjeshme per zgjelljet e pushtetit lokal,pranda nuk pati te drejte te votonte per vete.Pra humbja e PD-e ishte ne tavoline 3 me 0.Ju keni pasur nje parim,me humbesit nuk jeni marre me historikisht.Per mua ka arsyetim. Humbi Grida Duma dhe Halim Kosova.Doktori dha nje metodike qytetare dhe shprese per zgjedhjet qe duhen bere ne atdhun tone.Grida Duma,siç e kane deklaruar mbeshtetesit e PD-se ne Durres,pa marre pushtetin na trjatonte i ushtare.Pse humbi emri i Halim Kosoves ne PD dhe glorifikohet Grida Duma!?Si zedhense e ashper e PD-se pse nuk u tha zotit Shehu se pa leje banimi as nuk mund te zgjillesh e as nuk mund te votosh.Ajo e beri lejen e banimit tek shtepia e dajes se saj.Me respekt Fatmir Lohja.