Kryeministri Berisha vijon në mënyrë sistematike të përgjoj darkat e kundërshtarëve tw tij politikë. Pas darkës së Preç Zogajt, kreu i mazhorancës këtë herë ka treguar se çfarë ka ndodhur në darkën e organizuar nga Anastas Angjeli. Në profilin e tij në Facebook, Berisha kë ndarë shkrimin e më poshtëm:
Të dashur miq! Një rrëfenjëz për darken e ngrirë! Kështu e quajtën mediat në gazetën e gossip-it të tyre të kafeneve të kryeqytetit, darkën që Sekretari për Ekonominë dhe Financën i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, ( Caci ) shtroi në Sheraton ditën e emrit të tij, që për shpenzimet dhe të ftuarit mund të quhej dasma e emrit!
Sipas zakonit, Caci, të cilit më shumë hije i ka kuleta se fjala, falënderoi të ftuarit, ngriti dollinë dhe u ul duke pritur me padurim dhe emocion elozhet e kryetarit të tij z.Rama. Pas pak kohe, z.Rama u ngrit, falënderoi me përzemërsi Cacin për ftesën dhe, ndër të tjera, tha të dashur miq: Unë kam fatin e madh të mësoj të këshillohem e të frymëzohem çdo ditë për çështjet madhore të ekonomisë dhe financave, në këtë kohë krize rrënuese, nga një personalitet i shquar, i rrallë, me njohuri të nivelit më të lartë në këto fusha.
Të gjithë sytë e të ftuarve ishin drejtuar si prozhektor tek Caci!
Vetë atij i vërshoi adrenalina nga rrënjët e flokëve tek gishtërinjtë e këmbëve. Ai po përjetonte një gjendje më shumë se ekstaze që nuk e kishte provuar kurrë më parë. Me gotë në dorë u ngrit i përgjëruar dhe gjysmë ndenjur në respekt të shefit të tij. Mirëpo, papritmas gjithçka në qenien e tij ngriu, madje ngrinë edhe krushqit, kamerierët, sazet dhe darka, përveç gotës së dollisë që se si ra nga dora dhe u bë copa në momentin kur shefi i tij tha se personi apo gjeniu në fjalë ishte gjysma e tij më e mirë, pikërisht zonja Basha.
Ç’pate? – i tha bashkëshortja Cacit. Hiç hiç, gotën ma morën duartrokitjet, u përgjigj ai, ndonëse i dukej se i kishte rënë jo tavani, por hoteli mbi kokë! – sb
Po ky eshte plaku me thashethemexhi shqiptar. Mjere shqiptaret qe qeverisen prej tij dhe i a degjojne pordhet.
Tung
satira e kryeministrit pikon helm dhe vrer ashtu si shpirti i tij i pushtuar nga djalli
mos ndoshta eshte paradhoma e humbjes?
Mos u cuditni me marrezite e plakut pervers.Pritni ndonje dite kur te dale nga liqeni per te pergjuar ciftet qe puthen ne erresiren e mbremjes.
Sigurisht qe nje njeri si Berisha i cili pasi vodhi zgjedhjet ne 96, shkaterroi shtetin ne 97, furnizoi Milloshevicin me nafte per te vrare boshnjaket dhe kroatet , beri 98, kerkoi me ngulm te mosfirmosej Rambujeja, Vrau ne Gerdec 26 njerez, vodhi zgjedhjet ne 2009 dhe ne 2011 , vrau 4 te pafajshem ne 21 Janar , shiti detin Greqise si idhulli i ti Zogu Shen Naumin dhe pasuroi femijet , ka filluar te merret me thashetheme ! E vetmja gje qe tashti i ka mbetur !Por tashti ai ka per te shkaterruar dhe zgjedhjet e reja . Dhe ky “burre shteti ” per karriken e tij dhe pasurine e femijeve ka per t’i vene flaken dhe njehere Shqiperise !
Opozita duhet te reagoje me shume force ! Opozita duhet thirrur ne rruge ! Opozita nuk ka kohe per te humbur me llafe dhe thashetheme ! Duhet veprim i menjehershem ! NeoDiktatura eshte vendosur dhe demokracia eshte ne grahmat e fundit te saj!