Berisha: Përplasjet civile, shumë të mundshme

Edona Llukacaj

Bidesa me gazetarë dhe analistë në studion  e emisionit “Opinion” të ish-liderit historik të partisë demokratike Sali Berisha, ashtu edhe siç pritej, ka qenë kryesisht e fokusuar në krizën politike në vend. Tonet e ashpra që karakterizojnë prononcimet e ish-kryeministrit për kryeministrin Edi Rama jo vetëm nuk kanë munguar, por duket se kishin marrë formën e paralajmërimeve kërcënuese.

Në lidhje me ofertën për dialog të ndërmjetësuar nga përfaqësues të parliamentit gjerman, Berisha tha se kjo ishte një ofertë për një tryezë ku gjithçka do ishte e hapur për tu diskutuar. Ai shtoi se opozita e donte marrëveshjen, por theksoi se ai nuk e shihte të mundshme zhvillimin e bisedimeve, meqë besonte se kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk do të ulej në një tryezë me Ramën.

Ish-kryeministri Berisha vazhdoi akuzat e tij për Ramën, dhe partinë socialiste duke theksuar mundësinë e përplasjeve civile.

Berisha u shpreh: “Jo nuk besoj se ulet! Opozita e do marrëveshjen. Nuk e ka luftë për pushtet. E ka për zgjedhje të lira. Opozita nuk mund ta përjashtoj Edi Ramën si kryetar i Partisë Socialiste. Nuk kërkon të shuhet Partia Socialiste pavarësisht inkriminimit. Rama kryeministër që shkruan se kur do të zhduket opozita. Që këtu Rama meriton që të ngrihen shqiptarët nga Konispoli në Vermosh. Unë po them të vërtetën që është shumë e mundshme që të ketë përplasje civile. Kemi një qëndrim armiqësor. Ai u gëzua kur doli opozita. Ai festoi. Mos u fut në vrimën e miut më 30 qershor.”

e.ll/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *