Kryeministri Berisha është ndalur sot në qarkun e Korçës, ku mori pjesë në inaugurimin e impiantit të përpunimit të ujërave të zeza në Korçë. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar, shefi i qeverisë sulmoi sërish opozitën për bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë, për shkak të mosvotimit të tri ligjeve me shumicë të cilësuar. Sipas Berishës, në zgjedhjet e 23 qershorit përballë programit të PD-së për mirëqënie e punësim, qëndron alternativa e akuzave dhe bllokimeve.
“Duke ju ftuar ju të zhvillojmë së bashku fushatën më dinjitoze për ju, vlerat tuaja, vlerat e shqiptarëve, ju bëj thirrje që në 23 qershor të mendoni cila është alternativa e PD-së dhe koalicionit të saj dhe hidhni sytë në alternativën tjetër. Ajo është, akuza akuza, shpifje shpifje, bllokime dhe bllokime. Ata nuk votuan 3 ligjet për tu bllokuar shqiptarëve statusin, ata nuk kanë votuar për marrjen e vizave, bënë gjithçka për të bllokuar marrëveshjen e stabilizim-asocimit, por ne e firmosëm atë. Ata nuk votuan për ndërtimin e unazës së Korçës, ndërtimin e këtij impianti, ndërtimin e landfillit së shpejti, por në i ndërtuam dhe do t’i ndërtojmë ato. Ata nuk pendohen me bllokimet e tyre sepse nuk kanë interesat tuaja. Programi ynë është i qartë, bëjmë gjithçka për një mirëqenie më të mirë. Kemi rritur rrogat, pensionet. Në të gjitha rastet është unike në Europë dhe bote se opozita voton kundër rritjes se rrogave dhe pensioneve. Në çdo vend të botës, opozita bën betejën më të madhe që të rrisë edhe më shumë përqindjen e rritjes se rrogave dhe pensioneve.”- deklaroi kryeministri.
Impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Korçë është një investim me vlerë 37,5 milionë euro, për shtrimin e afro 80 km tubacione kanalizimesh për impiantin e trajtimit të ujit të ndotur, me kapacitet që t’i shërbejë 105,000 banorëve.
Impianti është me trajtim biologjik me sistem të ajruar, metodë kjo që dallohet për efikasitetin e lartë në largimin e ndotjes dhe lëndës së ngurtë pezull. Ky trajtimi ka dy avantazhe, harxhim të ulët të energjisë dhe kosto e ulët e operimit dhe mirëmbajtjes.
Ai është realizuar ne përputhje me standardet evropiane. Është ndërtuar i gjithë rrjeti i brendshëm i kanalizimeve te Korçës. Paralel me sistemin e kanalizimeve është ndërtuar plotësisht i ri edhe sistemi i veçante i ujërave te shiut. Ka përfunduar dhe është në punë kolektori kryesor qe lidh kanalizimet me impiantin, si dhe ka përfunduar me sukses Impianti i Trajtimit të Ujit te ndotur, i cili i shërben te gjithë korçareve si dhe perspektives se rritjes demografike 20 vjeçare. Uji që përftohet pas trajtimit në këtë impiant do të përdoret në bujqësi.
Gjatë vizitës së tij në Korçë, Kryeministri Berisha do të zhvillojë edhe një bashkëbisedim në rrobaqepësinë “Industria Ballkanike e Veshjeve” S.A. në Bilisht, me sipërmarrës dhe punëtorët e këtij biznesi.
Berisha vazhdon te kor sukse ne punen e bere.
Sali Berisha ben premtime dhe i mban ato te pakten deri tani ka mbajt cdo premtim dhe une e besoj edhe per projektet e ardhshme te tij dhe te skuadres se tij.
KORCA BLU. Korca do ti japi pergjigjen me te mire Rames ne 23 qershor, po keshtu do ti japi nje pergjigje te mire edhe kryetarit te bashkis i cili nuk ka punuar fare per Korcen por mundohet te vazhdoj projektet e rames qe i ka lene pergjys ne Tirane dhe dnerton edhe ai pallate me 50 cm hapsir ndermjet tyre.
Ndertimi i ketij impianti eshte nje plus shume i madhe per krejt Korcen. Shume faleminderit Z.Berisha per punen qe po ben do kesh shperblimin me 23 qershor duke votuar PD dhe Koalicionin PD.
Tani po shkon ne vendi jot,atje ku te takon te jesh tek kjo grope e madhe septike.
Impianti është me trajtim biologjik me sistem të ajruar, metodë kjo që dallohet për efikasitetin e lartë në largimin e ndotjes dhe lëndës së ngurtë pezull. Ky trajtimi ka dy avantazhe, harxhim të ulët të energjisë dhe kosto e ulët e operimit dhe mirëmbajtjes.
Ja pra ku kemi edhe nje rast tjeter ku kryeministri tregon qe eshte modrn dhe qe merr vesh nga teknologjia me e fundit…
Socialistet nuk votuan për ndërtimin e unazës së Korçës, ndërtimin e këtij impianti, ndërtimin e landfillit së shpejti, por demokratet i ndërtuan dhe do t’i ndërtojnë ato sepse gjithmone i kane mbajur premtimet!
Është ndërtuar i gjithë rrjeti i brendshëm i kanalizimeve te Korçës. Paralel me sistemin e kanalizimeve është ndërtuar plotësisht i ri edhe sistemi i veçante i ujërave te shiut.
Ky eshte nje investim gjigand nga ana e qeverise dhe i uroj suksese te metejshme..
Ne jemi me ty zoti berisha, e gjithe korca jone eshte me ty dhe kete radhe do te fitojme!
Ja pra ku kemi simbloin e premtimeve te mbajtura, bravo zoti kryminister 🙂
Bravo kryeminister! shqiperia po perparon. Faleminderit!
Ju lumte kryeminister, shqiperia po perparon!
une e cilesoj te padenjë gjuhën me të cilën Rama foli për kandidatët e PD. Dhe mbi ted gjitha shau dhe ish kandidatet e tij 🙂
Rama eshte Hmbesi me I madh I Politikes ne keto 20 vjet…! 😉
ama eshte Hmbesi me I madh I Politikes ne keto 20 vjet…! 😉
Ai erdhi këtu me një gjuhë të padenjë dhe etiketoi kandidatët tanë, nuk do përdor asnjë etiketë por vetëm t’ju kujtoj socialistëve të Korçës se kush janë deputetët që ju ka sjellë Rama. Lexoni dokumentet e katarsisit të Fatos Nanos dhe do ta kuptoni. Ju bëj thirrje ta shndërrojmë 23 qershorin në ditën e vlerave tona, së bashku për Korçën Europiane… sepse ju po e kuptoni sh mire se kush eshte rama!