Berisha: Po të doja, e hiqja direkt “non grata-n” e DASH se kam plot miq

J L

Sali Berisha thotë se vetëm dy orë pas shpalljes “non  grata” nga DASH, i kishte dërguar një letër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ish-kryeministri u shpreh se i kishte shkruar sekretarit amerikan se kjo është një “vepër e Edi Ramës dhe George Soros”.

Ai pretendon se po të donte mund ta hiqte ndëshkimin moral të DASH.

“Pasi më shpalli non grata, i bëra letër Blinken. Pas dy orësh i bëra një letër ku i them se kjo është vepër e George Soros dhe Edi Ramës. Ndërkohë mendova gjatë e gjatë me veten time. Cilën rrugë do të ndiqja, kisha miq shumë në të dy partitë. Të kërkoja ndihmë nga miqtë e mi që ta hiqnin atë vendim.

Thashë kurrsesi. Më cenoi dinjitetin tim? Po! Atëherë do ta çoj në gjykatë për shpifje. Kjo ma thjeshtoi krejt skemën mua. Kjo ishte një betejë për dinjitetin.

Jam krenar, mbetem një admirues i SHBA. Kanë bërë më shumë se çdo komb për Shqipërinë”, tha Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA për “korrupsion madhor” bashkë me familjen e tij.

j.l./ dita

Share This Article
12 Comments
  • Po fito gjyqin ne Paris o Sale, pastaj kthehu ne krye te PD-se; askush nuk te ndalon…Kete te tha edhe Basha. Po ti nuk e ke hallin tek Nongrata. por tek zbatimi i projektit serb per shkaterrimin e Shqiperise!

  • Sipas plakut ,malok budalla,Rama dhe Sorosi e heqin per hunde sekretarin e shteti amerikan Blinken dhe ky i fundit ben si thote Rama.Ky (Berisha)e di shume mire qe e dhjeu punen me tregetine e armeve dhe municioneve te ndaluara nga amerika duke besuar tek dy adoleshente mafioze amerikane partnere.Dhe e dyta :Vrasja e nje qytetari amerikan,lidhur me kete tregeti.Miqte qe po ia zgjatin jetegjatesine ne politike i ka ketu ne shqiperi dhe i pari eshte Edi Rama.

  • Ik ore mashtrues i kuq ordiner, nivel i fari Shvejkut

    Non gratllekun mbaje se e meriton madje e ke merituar qe në vitin 1991 sepse ke qene koke e kembe me PPSh.

    Meqe nuk t’a dhane atehere, t’a dhuruan tani pakete edhe per femijet e tu (ndiheni ca inferiore tani qe nuk shkoni dot ne Amerike por ska gje, ti mund t’a heqesh non gratllekun se ke miq….)

    Kur te pyeti rama (edhe ky vet i denje si ti per Non Grata) se a e kalon dot oqeanin me Dash?
    – pyetjes se gazetareve qe te prisnin te dera e plehramentit se a eshte e vertete qe amerikanet nuk te lejojne te shkelësh më atje iu pergjigje :

    Në menyren MË Absolute JO !!!! – Por ju e dini qe nuk udhetoj kohet e fundit – dredhove berishce.

    ti e dije shume mire qe amerikanet te kishin hequr Vizen dhe pa t’u dridhur qerpiku genjeje si di vetem ti

    ka menyre Absolute por paska edhe menyra MË Absolute !

    Arrin deri aty sa thua qe qe amerikanet te shpallen non grata qe te demtonin pertine tende por po te ishte se donin te demtonin partine tende do të të NonGratosnin para dhe jo pas zgjedhjeve

    Sidoqofte me shpartallimin perfundimtar te pd shtohen shanset qe te hyje ne politike brezi i ri (qe cudi qe qendron kaq apatik)

  • Na trego korrupsionin dhe vjedhjet familjare qe ke bërë se prrallat me trima i kemi dëgjuar.
    Erdhe me opinga dhe u bere miljarder.Te tjerët ishin ne tirane 300 vjet para teje dhe nuk u
    pasuruan.

  • si perfundim, teza “jemi me ameriken”, eshte gomonija ku
    duan te shpetojne gjithe horrat e politikes
    shqipetare .
    mirpo amerika, perfaqesohet nga fitimtaret e
    zgjedhjeve dhe po nuk i respektove Ata, nuk respekton…Ameriken .
    prandaj;
    sali horri; pregatitu qe letren e ..varrimit, t’a maresh nga Burgu .

  • Lidheni qenin e terbuar, zagarin e rrugeve qe vrapon duke kafshuar rrugeve te Shqiperise me eskorte dhe makina te blinduara !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *