Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës të Qeverisë njoftoi vendimin për heqjen e taksave mbi çdo gjë që shërben për të rritur prodhimin.
“Besojmë se kjo është rruga për rritjen e punësimit të qytetarëve shqiptarë. Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore do të shprehej se Shqipëria është histori zhvillimi e suksesshme”, u shpreh Berisha, duke theksuar se Shqipëria e ruajti stabilitetin makro-ekonomik në sajë të reformave të suksesshme.
Shefi i Qeverisë premtoi një paketë reformash që do të bëjnë ë mundur rritjen ekonomike në vend.
“Koha thërret për një paketë të re reformash, në mënyrë që ekonomia shqiptare të rritet, që shqiptarët të punësohen, janë jetike ndërhyrjet në dy drejtime themelore, së pari të nxitjes së prodhimit mes heqjes së çdo takse dhe tarife për gjithçka që shërben për këtë dhe së dyti, pune për krahun e punës, në përputhje me normat dhe standardet krahu i punës në vend është fleksibël. Një ndër më të kualifikuarit e më të leverdisshëm, ndërhyrja që bëjmë ne duke hequr tatimin mbi të ardhurat personale dhe duke marrë përsipër përballimin e taksave për frymë, janë reforma shumë të rëndësishme të krahut të punës” tha Berisha.
Kjo pikë është një nga pikat kryesore të paraqitura publikisht këto kohë si pjesë e programit të ardhshëm qeverisës të PS-së, madje në dokumentin LEGJISLATURA XVIII – PROCESVERBAL – SEANCA E DITËS SË ENJTE, 20 DHJETOR 2012 ka një të dhënë vërtet interesante: Në faqet 93 – 94 është pjesa e proces-verbalit ku mazhoranca nuk miraton… propozimet e deputetëve të PS-së për heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore Më poshtë pjesë nga proces-verbali:
Topalli: …ka përsëri një propozim nga zonja Kodheli. Zonja Kodheli, keni fjalën.
Mimi Kodheli – Propozimi ynë ka qenë që në nenin 1 të shtohet një pikë tjetër, e cila ka të bëjë me furnizimet e përjashtuara, konkretisht me përjashtimin nga TVSH-ja të furnizimit të plehrave kimike, si insekticide e pesticide, që përdoren në fermat bujqësore, të përdorura si lëndë e parë në prodhimin bujqësor, duke i konsideruar si një input, i cili rrit në mënyrë të konsiderueshme çmimin e produkteve bujqësore.
Jozefina Topalli – Atëherë, zonja e zotërinj deputetë, hedhim në votim propozimin. Hapim votimin, me elektronikë. Ju lutem, deputetë, është propozim i Partisë Socialiste! Mbyllim votimin. Kush është dakord? Kundër? 59 pro, 72 kundër. Kuvendi rrëzon propozimin e zonjës Kodheli. Kalojmë te votimi nen për nen, me karton. Neni 1, siç ishte. Kush është dakord? Faleminderit! Kundër? 50 kundër. Miratohet. Neni 2. Zonja Kodheli, keni propozim tjetër? Urdhëroni!
Mimi Kodheli – Propozimi ynë sërish konsiston që neni 1 shtonte në listën e furnizimeve të përjashtuara…
Jozefina Topalli – Mbaruam me nenin 1, jemi te neni 2.
Mimi Kodheli – Siç po thosha, neni 1 shtonte në listën e furnizimeve të përjashtuara ato inpute bujqësore, të cilat ne i kemi cilësuar si të domosdoshme që të përjashtohen nga TVSH-ja. Prandaj, furnizimin e plehrave kimike e konsiderojmë furnizim të përjashtuar, që do të thotë TVSH baraz zero. Ky është propozimi që konsiston në nenin 2. Faleminderit!
Jozefina Topalli – Faleminderit, zonja Kodheli! Hedhim në votim propozimin e zonjës Kodheli. Hapim votimin, me elektronikë. Mbyllim votimin. Kush është dakord? Kundër? 58 pro, 72 kundër. Kuvendi rrëzon propozimin.
http://www.parlament.al/web/pub/proc_20_12_2012_13219_1.doc
O zot, zhduke kete monster nje sahat e me pare.
Kush tha që Saliu po ,,zbaton programin e P.S….” ? Ai po përpiqet të kopjojë por jo të zbatojë. Sepse as nuk do, as nuk di e as nuk ka kohë për të zbatuar. Ai tashmë po autodemaskohet përfundimisht. Nuk i mbetet rrugë tjetër.
Ku eshte e keqja qe partite kembejne programet , perderisa publiku supozohet te dale i fituar nese zbatohet programi i supozuari me i mire?