Ruci: Të kam ndjekur me vëmendje dhe dje dhe sot. Ti, ose propozon ose ofron zgjedhje politike për çështjen e Fierit. Më fal për terminologjinë që do përdor, por, në të gjitha vendet ku kam shkuar të kam dëgjuar, kam menduar, ose ju jeni budalla, ose bëni budallanë. Por, jo, ju s’jeni as budalla, as kini pse bëni budallanë, por ama një gjë është se, vetëm argumenta s’ke.
Së pari me legjislacionin shqiptar dhe jo vetëm shqiptar, por të cdo vendi demokratik hyn në liritë dhe të drejtat e të zgjedhurve se nuk ka mocion, për të zgjedhur. Dhe rastin e morët dhe për z Paulin, i cili hyn në liritë dhe të drejtat e të zgjedhurit dhe s’mund ti bësh mocion, këtu që ju predikoni dhe bëni si ofertë pikërisht keni bërë se pikërisht Qarkun Fierit e fitoi PS, ju e dini shumë mirë se sipas ligjit mandatet ratifikohen sipas ligjit, dhe është ai që ia con kryetarit të Bashkisë dhe thërret natën, Këshillin e Qarkut. Ishin deputetët e tu në mbledhjen e parë ku njihen mandatët e këshillit të Qarkut, mbledhja u ratifikua me 2 raunde, fitoi pikërisht kjo ofertë që bëni ju, që kjo që është bërë nuk është bërë me iniciative të kundraligjshme, por me porosi tuaj. Lëvizni, se u bë mocioni i mosbesimit dhe ndryshoni numrin e anëtarëve të Këshillit të Qarkut të Fierit të PD e PS. Pikërisht ky numër u atakua në Gjykatë dhe Gjykatat me vendim të formës së prerë, e pra nuk është ofertë ka dhe nuk ka marëveshje politike për të shkelur ligjin dhe për të hedhur në koshin e plerave vendimin e gjykatave. Ndaj them, tani ti ose bën budallanë, ose je budalla dhe se kupton, por jo asnjë nga këto, është e kjo e treta, je kokrra e mashtruesit”.
Berisha: “Nuk është për t’u habitur me fjalorin e ucit qe pas fotos se kërricit që kryetari juaj poston në gjithë botën, por është dhe problemi i axhustimit të situatës së re të krijuar në PS. Unë u them qytetarëve shqiptarë se kjo është gënjeshtër banale fund e krye. Sepse neni 32, i qeverisjes vendore u njef Këshillave, Komunave të Bashkisë, të drejtën për dhënien e heqin e mandatit. Të këshilltarëve të këshillave të Qarkut, se neni 32 autorizon Këshillat e Bashkive dhe Komunave për t’u dhënë dhe hequr mandatin anëtarëve të Këshillave dhe Komunave se neni 52 përcakton qartësisht mënyrën e ndërtimit të Qarkut. Përveç kësaj ka një vendim të gjykatave në cdo shkallë, vendim i cili le në fuqi kryetarin aktual dhe aktet ligjore të firmosura prej tij, gjersa çështja të shqyrtohet në themel. Është e lehtë të shfrytëzosh këtu platformën për të dezinformuar qytetarët shqiptarë, pas fotos famoze keni lehtësi ta bëni, se ju doli dhe ajo pak që ju ka mbetur. Por, e vërtetë është se tjetra se, ose këto këshilla kanë votuar për së dyti këshilltarë të tjerë dhe se nuk ka gjykatë në botë në një vend të lirë që mund t’i heqë Këshillit të dhënies dhe heqjes së mandatit të këshilltarëve të Qarkut. Në rastin kur një qeveri humb shumicën dhe vazhdon të qeverisë, jo po se humbur votat dikur, por kanë vendosur gjykatat. Por këshillat kanë shqyrtuar vendimet e gjykatave, përfaqësues të tyre në përputhje me ligjin. Po nëse ti thua jo, pse ke frikë të çosh në mocion të gjithë? Sepse ekziston vetëm në interesin tuaj për të bllokuar.
Por ju bëj thirrje, mos bllokoni Shqipërinë për një procedurë përveçse ka lidhje me sedrën personale. Unë prapë ju bëj thirrje zotëri të ngriheni mbi lartësinë e detyrimeve tuaja. Ju mendoni se nëse statusi jepet Berisha merr spaleta, por unë them, nëse statusi merret spaleta merr cdo qytetar shqiptar. Ju jeni të gabuar kur mendoni se, nëse marrim statusin dëmtoni Berishën, por unë ju them, ju dëmtoni çdo shqiptar, kjo është e vërteta, por më shumë dëmtoni forcën tuja politike. Janë kërkuar në mënyrë eksplicite 3 ligje, nuk ka vakuum ligjor. Ky është një test, a duan shqiptarët të votojnë këto ligje, kjo është e vërteta, duan apo nuk duan shqiptarët? Nëse u themi s’duam kjo do të thotë se nuk arritëm konsensus për procesin e integrimit se një forcë politike nuk ngrihet mbi interesat e ngushta të karriges për pushtet”.