Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha: Premtoj standarde në zhvillimin e zgjedhjeve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Berisha: Premtoj standarde në zhvillimin e zgjedhjeve
Politike

Berisha: Premtoj standarde në zhvillimin e zgjedhjeve

redaktor
Published November 9, 2012
Share
SHARE

Shqipëria dorëzon zyrtarisht presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës tek vendi pasardhës, Andorra.

Me këtë rast po zhvillohet në Tiranë konferenca e nivelit të lartë, me temë: “Diversiteti në Evropë – një forcë për të ardhmen” që ishte edhe aktiviteti përmbyllës i presidencës Shqiptare në KiE-së.

Kryeministri Berisha garantoi të pranishmit se zgjedhjet e ardhëshme do të zhvillohen në përputhje të standarteve ndërkombëtare. Në fjalën e tij, ai ftoi vëzhguesit e Këshillit të Europës për të monitoruar këtë proces.

“Viti i ardhshëm vit zgjedhor, duhet të shfrytëzoj rastin të ftoj KiE-në të na nderojë në dërgimin e vëzhguesve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, qeveria do bëjë gjithçka që të mbajë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare”, deklaroi Berisha, teksa mbajti një fjalë gjatë sesionit të parë të aktivitetit “Diversiteti në Europë”.

Presidenti Nishani i pranishëm në këtë ceremoni, deklaroi se gjatë kësaj periudhe Shqipëria tregoi se ka institucione të konsoliduara.

“Shqipëria pati mundësi të tregojë në praktikë se institucionet e saj janë të konsoliduara dhe treguan se zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të përmbushur me sukses një mandat drejtues sic është presidenca e KiE. I falënderoj institucionet e KiE për mbështetjen e pakursyer që i kanë dhënë Shqipërisë në përmbushjen e këtij mandati. KiE ka luajtur një rol të rëndësisëhm në ruajtjen e demokracisë në Shqëipëri”, deklaroi Nishani.

Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të lartë të KiE-së, të 47 vendeve anëtare të KiE-së, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe autoritete të tjera te larta.

Gjithashtu, në Konferencë do të marrë pjesë si i ftuar special përfaqësuesi i lartë i OKB për Aleancën e Qytetërimeve dhe ish-President i Portugalisë, Jorge Sampaio, znj. Emma Bonino, Zv/Presidente e Senatit Italian, znj. Sonja Licht, anëtare e Grupit të Personave të Shquar, hartues të raportit “Të jetojmë së bashku”, etj.

redaktor November 9, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?