Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, ka zhvilluar sot një takim me ish-kreun e PD-së, Sali Berisha. Gjatë takimit, Berisha është shprehur se kreu i maxhorancës “ka nisur një revansh të papërmbajtshëm ndaj opozitës dhe institucioneve të pavarura”. Ndërsa ambasadori Sequi ka vlerësuar reformat e përmbushura gjatë kohës kur Berisha ka drejtuar qeverinë. Detajet në lidhje me takimin Sequi-Berisha i jep vetë ky i fundit nëpërmjet faqes së tij në Facebook.
“Të dashur miq, sot pata kënaqësinë të prisja në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, zotin Ettore Sequi, të cilin e falënderova për të gjithë mbështetjen e tij dhe të delegacionit për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Në këtë takim shpreha mendimin tim se Shqipëria meriton plotësisht statusin e kandidatit të vendit anëtar për në BE dhe se arritjet e reformave në Shqipëri kanë bërë të mundur funksionimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në këtë vend ndaj dhe hapja e negociatave së bashku me statusin do të ishte një vendim i merituar.
Duke u ndalur në zhvillimet e dy javëve të fundit theksova se ato karakterizohen nga një revansh i papërmbajtur i zotit Rama ndaj opozitës dhe institucioneve të pavarura dhe administratës publike. Tejet shqetësues është keqpërdorimi politik, me pasoja shumë të rënda dhe jashtë misionit të saj, i Policisë së Shtetit, në konceptin diktatorial “një polici, një shtet”, për të prishur në mënyrë të paligjshme banesa kundërshtarësh dhe mbrojtur ndërtime pa leje të eksponentëve socialistë, duke i dhënë Policisë së Shtetit atribute që i ka Policia Ndërtimore. Së dyti, theksova se deri tani për z.Rama dhe ekipin e tij, Kushtetuta e vendit, ligji i Këshillit të Ministrave, ligji i prokurimeve, sistemi i prokurimeve dhe blerjeve të vogla elektronike nuk ekziston, çka mund të ketë pasoja shumë të mëdha për vendin. Lufta kundër korrupsionit nuk ekziston.
Ambasadori Sequi shprehu kënaqësinë për këtë takim si dhe vlerësoi të gjitha reformat e bëra nga qeveria që kam drejtuar për integrimin e Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin në interesin më të mirë të vendit. Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Kush èshtè Sali Berisha qè pret Ambasadorin e BE.
Me kètè pritje dyshoj se po thuren mbrapaskena qè mè e vogla mund tè jet shpètimi i Saliut nga drejtèsia ose Drakula Sali po pèrgatit njè grusht-shteti si mè 1998.
Saliu duhet tè gjykohet pèr tè gjitha krimet qè ka kryer ndaj Shtetit dhe personave nè veçanti qè janè aq shumè qè dènimi me burg tè pèrjetshèm èshtè pak.
Saliu èshtè njè deputet pa asnjè fuksion partiak apo shtetror.Duhet mbajtur nèn vèzhgim 24 orè non stop.
te vleresosh SAL BRRISHEN eshte DENIM per popullin SHQIPTAR.
I NDERUAR Z. SEKUI — KETE LLOJ DIPLOMACIE POPULLI SHQIPTAR NUK E KUPTON.
sali halja me pd`ne e tij s`do perfillet me as nga shqiptare e as nga te huajt.
lamtumire o hajdut o tradhetar i shqiptareve!
Genjeshtar i pacipë
Sequi i thote Berishes: E mo pellumb, si po te duket vetja tani qe je ……..kurkushi ?
Nikolaj dhe pothuaj gjithe komentuesit ne vijim kane te drejte. Por mos harroni se ky njeri qimen e bën tra dhe traun qime. Ne këte rast sekui per etike do ti kete thenë ndonje llaf pozitiv dhe saliu kaq do? U bie tupanave,zhurmon,bubullon,turfullòn a thua se ka bërë namin kur ishte kryekar i këshillit të hajdutëve. Epo mirë,le të pellasë. Tani që shqiptarët janë zgjuar dhe nuk po shohin me endrra me genjeshtrat e saliut, tani qe ata e dinë se ç’perfaqëson asgje s’do të ndodhe perveçse do t’ju shtohet doza e humorit. Saliu prandaj nuk e mbajti premtimin për estradën ! Donte ta zinte vetë këtë vënd. Jepjani dhe lëshoni gazrat kur del e dërdëllit. Ju e dini tashmë që ai vetëm gënjeshtra do të thotë. Vdes pa to e për to!?
V. R!!! “Nikolaj” dhe pothuaj gjithe komentuesit ne vijim kane te drejte. Por mos harroni se ky njeri qimen e bën tra dhe traun qime. Ne këte rast sekui per etike do ti kete thenë ndonje llaf pozitiv dhe saliu kaq do? U bie tupanave,zhurmon,bubullon,turfullòn a thua se ka bërë namin kur ishte kryekar i këshillit të hajdutëve. Epo mirë,le të pellasë. Tani që shqiptarët janë zgjuar dhe nuk po shohin me endrra me genjeshtrat e saliut, tani qe ata e dinë se ç’perfaqëson asgje s’do të ndodhe perveçse do t’ju shtohet doza e humorit. Saliu prandaj nuk e mbajti premtimin për estradën ! Donte ta zinte vetë këtë vënd. Jepjani dhe lëshoni gazrat kur del e dërdëllit. Ju e dini tashmë që ai vetëm gënjeshtra do të thotë. Vdes pa to e për to!?
Tani Berisha eshte nje deputet i thjeshte i PD-se.Ne keto takime i takon te jete Basha. Mendoj qe perseri Pd-ja drejtohet nga klani i vjeter berishjan.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, takim me Berishën….si ish-? … për ti matur pulsin?…do të zbulojë se ku fle lepuri birishës?…Për ne qytetarët është e tepërt kjo vizitë, qoftë dhe kortezie…sepse si deputet, statusi i tij mbart shumë pikëpyetje.
Në se të gjithë fajtorët e djeshëm të piramidës shtetërore në Shqipëri, do të bëheshin deputetë, atëhere nuk kemi asgjë në vijë…askush nuk del fajtor, e hëngri kush e hëngri, u pasurua kush u pasurua, u vra kush u vra, në fund si gjithnjë populli mbetet fukara…me BE apo pa BE…
…salla e kuvendit, nuk është vëndstrehimi i fajtorëve, që kanë disa hesape përpara popullit të vet…
krimineli ka vrar njerez. kush levdon kriminelin eshte dhe vet kriminel. kriminelet nuk e kan vendin mes njerezve te lire. Qelbanik i neveritshem