Sali Berisha mëngjesin e sotëm ka qenë në Dibër për të prezantuar për mbështetësit e tij, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore, Premtim Kryemadhi.
Ai gjatë fjalës së tij tha se koalicioni LSI-PDK do të garojë përballë mafias dhe Lulzim Bravës që është “marrë në qerre”.
“Kam nderin që do paraqes para jush demokratin e përkushtuar, Premtim Kryemadhin. I cili mishëron, ndershmërinë dhe dashurinë e pakufishme për ju dhe Dibrën e si atdhetar i flaktë, edhe për vendin. Të dashur miq në këto zgjedhje përballja është e madhe. Në të vërtetë përballet e shkuara, përballet shteti i bazuar në mafien dhe drogën, përballet narkoshteti që nuk njeh dhe nuk respekton votën, përballet narkoshteti që zëvendëson votën me tritol si rasti i FSHF. Unë vij sot këtu. Tre ditë më parë isha në Durrës. Durrësit në një vendim paranojak të korrupsionit kanë vendosur t’i bëjnë atë që nuk janë bënë 3000 vjet. Ai ka marrë në qerre edhe Lul Bravën”, tha ai.
Ndërsa ka ironizuar faktin se Basha mburret se i ka dajat nga Dibra.
“Dy burra kam njohur që thotë që jam nga fshati i dajave. Njëri prej tyre është Lulzim Brava. Nuk është një betejë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bravës. Nuk jam unë. Nuk kam asnjë lidhje. Nuk ka njeri në botë që mund të faktojë me dosjet e tij. I kam thënë që nuk mund të flisje kurrë për Toyota Auris. Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi për dekonspirim. Secili prej jush të ishit akuzuar me këtë akuzë, pa diskutim do i kishit kaluar disa vite në qeli. Ndërsa kjo dosje u mbyll nga Edi Rama. Kjo ka lidhje me lidhjet Rama Basha. Prokuroria belge vazhdon hetimin. Mediat belge shkruajnë se kjo aferë dëshmon lidhjet e mafies me politikën në Shqipëri. I vetmi që është thirrur nga prokurorët belgë në Shqipëri është Brava”, tha Berisha.
Më tej ai iu drejtua kandidatit të PD-së, “ndaj dhe Naim mos ndiq vallen e një të mbyturi sepse vetëm sa iu përlyen. Drejtësia belge është e pavarur dhe do i shkojë deri në fund. Ajo dosje do të mbetet derisa të japësh llogari para ligjit shqiptar dhe amerikan. Mos mashtro me fotografi demokratët. Je i pashpresë. Ju ftoj që kandidatin e tij ta ftoni nga erdhi nga Tirana. Ja ku e keni kandidatin e lirë. Kjo na bën krenarë të gjithëve. Herën tjetër do votojnë edhe qytetarët për të nxjerrë kandidatin”.
“Vëllanë e Naimit, e kam pasur shok e mik, kam njohur 8 dhjetor 1990 dhe deri në orën e fundit të jetës së tij kam bashkëpunuar, ikonë e ndershmërisë e patriotizmit e aftësisë e vlerave qytetare që meritonte të gjithë vlerësimet, po kështu kam mbështetur Naimin, tani ndjej keqardhje të madhe, kur e shoh e nuk arrita të kuptoj se si ka mundësi që të investohet e të kthehet në patericë të Lul Bravës. Atij dhe ndonjërit që thotë po ja e kemi dibran, në fakt kjo nuk qëndron, sepse do të flasim haptas, i ligu nuk ka vend e krahinë, ka vetëm ligësinë, çdo gjë. Për të mos thënë pastaj që gjatë gjithë jetës sime kam njohur vetëm dy burra që thonë e jemi nga vendi i dajëve, njëri prej tyre është Lulzim Brava. Edhe jetim po të mbeteshe daja kujdes për fisin, ndaj Naim mos ia shit për dibran atë që nuk ka as dinë as imam”, theksoi Berisha.
j.l./ dita

O shtet i degjeneruar, kete kryekriminel e kryehajdut duhet ta kishit rrasur brenda ne burg? Fakt i ikjes se fshatareve , qe ju i quani fermere? tregon se Shqiperia ka falimentuar nga marrezite e Rames ne pushtet.