Berisha: Prisni Shqipëri ! Dinjitozë dhe në Francë!

Dita
during the UEFA Europa League match between SS Lazio and AS Saint-Etienne at Olimpico Stadium on October 1, 2015 in Rome, Italy.

Padiskutim është një nga protagonistët e arritjes së madhe të shqiptarëve për të parë kombëtarën në Francë 2016. Po flasim për gardianin e portës, që me ndërhyrjet e tij shpesh vendimtare, sidomos në Kopenhagen,ndaj Danimarkës, i dha mundësi kuqezinjve që deri në fund të besonin dhe të arrinin kualifikimin.

Portieri prishtinas, i cili ishte pjesë e miqësores së 13 nëntorit, mes përfaqësues së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë (2-2), në një intervistë për “KosovaPress” flet me bindje se Shqipëria do të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në fazën finale të “Euro 2016”. Etrit Berisha, portieri i Lacios dhe i kombëtares shqiptare Ai thotë se të gjithë kuqezinjtë do të japin maksimumin në Francë, që të marrin më të mirë në Europianin e vitit të ardhshëm, i pari për kombëtaren shqiptare.

“Prisni një Shqipëri sikur e kemi parë në fazën kualifikuese. Kemi dhënë maksimumin tonë dhe të gjithat fitoret, bashkë me kualifikimin historik, kanë ardhur si rezultat i një grupi të bashkuar. Edhe në Francë do të shkojmë për të njëjtën gjë. Do të mundohem ta prezantojmë Shqipërinë sa më mirë të jetë e mundur”, – ka thënë Berisha.

Etrit Berisha gjatë një ndeshjeje me fanellën e Lacios Ai thotë se kualifikimi nuk ka qenë aspak i lehtë, sepse Shqipëria ka qenë në një grup të vështirë. Megjithatë, sipas Etrit Berishës, kombëtarja shqiptare ka besuar në kualifikim. Portieri i Lacios në Seria A thotë se trajneri De Biazi i ka bindur lojtarët kuqezinj se mund të shkonin në Francë. “Mund të them se vetëm ne si grup lojtarësh të kombëtares kemi besuar se mund të shkojmë në finalet e “Euro 2016”, pasi dihet se kemi qenë në një grup të vështirë. Mirëpo, duke iu falënderuar edhe trajnerit, që na ka mundësuar dhe na ka bindur se kemi një ekip cilësor, kemi arritur të kualifikohemi”, – shton Berisha.

Ish-portieri i 2 Korrikut ka folur edhe për paraqitjet e tij te Lacio, si dhe për të ardhmen. Berisha thotë se ndihet i lumtur në klubin italian dhe dëshiron që akoma të jetë pjesë e lacialëve. “Tani për tani kam kontratë me ekipin e Lacios dhe jam duke punuar jashtëzakonisht mire, që t’i arrij objektivat e mia. Shpresoj të qëndroj aty dhe do të shohim pastaj”, – ka përfunduar portieri shqiptar. Ai mendon se Lacio është klub i madh dhe klubi ideal për të.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *