Berisha pro Bashës, superdhëndri bën prapaktheu për dorëheqjen

DITA Online

 

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka bërë një prapaktheu të madhe në lidhje me kërkesën dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

E ndërsa dje ai ishte një ndër emrat që kërkonte dorëheqjen me çdo kusht të Bashës, sot ai thotë se kërkesat për dorëheqjen e parevokueshme të Bashës nuk janë demokratike.

“PD duhet hapur dhe bashkuar dhe një garë e ndershme mund të ndihmojë për të mos lejuar përçarjen e PD. Nuk jam dakord me atë deklaratën e anëtareve të këshillit kombëtar që kërkojnë dorëheqje të parevokueshme se nuk më tingëllon demokratike”, – tha Malltezi për “BalkanËeb”.

Tërheqja e superdhëndrit lexohet ndryshe se cilën anë do të mbajë ish-lideri i kësaj partie, Sali Berisha, në përplasjen e Bashës me eksponentët demokratë që i kërkojnë të largohen nga partia.

Më tej, Malltezi përsëriti se PD mori një rezultat zhgënjyes dhe të pamerituar, ndërsa sipas tij fushata pati gabime të mëdha.

“PD mori një rezultat krejt të pamerituar dhe zhgënjyes, ndërsa fushata pati gabime të rënda. U zhdukën simbolet e PD dhe u fut përçarja me republikë e re dhe e vjetër deri tek 22-vjeçarët”- tha Malltezi.

Share This Article
4 Comments
  • Per mendimin tim, PD mori nje rezultat plotesisht te merituar, pasi, ne fushatat elektorale, pratagonistet e saj, nuk lene gje pa premtuar (mos harroni se cfare fliste Basha, kur kandidoi per Bashkine e Tiranes, dhe cfare llomotiste ne fushtaen e fundit mbi pensionet 25.000 leke!!!!!)), dhe ne fakt, cfare beri ne Bashki:: Nje vrime ne uje! Pervec kesaj, te mbash ende Berishen politikan, i cili ka mbi shpine nje barre te stermadhe me budallalleqe dhe krime, qe njerezit nuk i harrojne kurre, eshte nje paradoks i vertete! Dhe se fundi, por jam i sigurte qe nuk eshte e fundit, ky formacion politik ka nevoje per nje rikompozim total, perndryshe, ardhjen e saj ne pushtet e shoh shume te larget!

  • E kuptoni qe termin Demokraci shkerdhehet nga t’ia japi drejtimin Berisha.
    Pikrisht ky e ka ba harllekun ma te poshter ndaj vendit dhe popullit.Shpifje,hapje dosje,krime,korrupsion me numer telefonit deri ku jemi te pa zbuluar.Intriga dhe percarje nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *