Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar buxhetin e vitit 2015 , i cili ka kaluar për miratim në parlament. Berisha ka akuzuar qeverinë Rama-Meta se buxheti nuk është në funksion të qytetarëve, por të shtetit policor që po krijon kjo qeveri.
“Të dashur miq, buxheti i ri është në funksion jo të qytetarit as dhe fëmijëve, shëndetit apo shkollimit të tyre, por të shtetit policor, kontrollit policor të shoqërisë. Rama si zakonisht mashtroi shqiptarët kur deklaroi se numëri i policëve per 100 mije banore ne Shqiperi eshte shume me i ulet se ne çdo vend tjeter te rajonit dhe BE. E verteta eshte tjeter! Ne Shqiperi numeri i policve per 100 mije banore eshte ne mesataren e vendeve anetare te BE dhe ne mesataren e vendeve te lira”.
Berisha ka shkruar se qeveria po mbyll shkolla dhe po hap burgje, me qëllim që të kontrollojë shoqërinë me metodat dhe pushtetin policor të saj.
Perpara drejt shtetit policor! Largohen 1000 mesues dhe shtohen 1000 çuna ne Polici. Mbyllen shkolla ndertohen burgje te reja!!Keshtu qe zevendesimi i 1000 mesuesve me 1000 police eshte deshmi flagrante e vrapit drejt shtetit policor apo kontrollit te shoqerise dhe veprimtarise se saj nepermjet forces policore. Po ne kete fryme ne kete buxhet katastrofal rriten me 30% shpenzimet e qeverise dhe te policise. Po keshtu buxheti parashikon mbylljen e dhjetera e dhjetera shkollave te te gjitha niveleve dhe hapjen e burgjeve te reja. Protesta e 22 nentorit eshte pergjigja e merituar ndaj shtetit policor”, shkruan Berisha duke rikujtuar edhe njëherë protestën e 22 nëntorit të opozitës.

Largohen 1000 maloke dhe zevendesohen me 1000 malsore
-..perse kur je ne opozite di te flasesh..?..per daten do te thoja shtyje deri me 21-janar.
RROT K… GOMARI
Në vëmëndje të Horr Merkel? @ Sali ? Dëgjomë mua,-e dhjeve protestën po nuk të erdhi altin goxhaj dhe gëzim kalaja? Kam informacione shumë të sigurta? Dëgjo atë çfarë të thoshte “Horri i b…..” dhe mere parasysh se është çuni i Merkelit ai ? Di shumë gjëra…e hëngre po nuk e dëgjove?
O EGERSIRE KE KE VENE NE RRETHE PER TE ZHDUKUR KETE HERE O GJAKEPIRES