Kryeministri paralajmëron rritje pagash e pensionesh vitin e ardhshëm
Ashtu siç ndodh rëndom në mbledhjet e Grupit të PD edhe këtë kryeministri Berisha ka akuzuar liderin e opozitës se do të përfundoj si kryetar I partisë së tretë parlamentare nëse vijon me të njëjtin politikë që po ndjek aktualisht.
Apeli ndaj opozitës
Berisha ka bërë apel ndaj opozitës se duhet të votohen ligjet që kanë shumicë të cilësuar sepse rrezikohet marrja e Statusit të vendit kandidat në BE. “Nëse vazhdon kështu, i them Ramës se do të përfundojë forcë e tretë politike në vend”, tha kryeministri. Nga ana tjetër zbuloi se PD nuk ka endë një program për zgjedhjet e ardhshme. “Së shpejti do të ulemi me fermerët për të bërë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ata kanë nevojë mbështetje, jo për hipokrizi. Jo si Rama që ngatërronte dhitë me kaprojtë. Jo mor, i thoshin ata, janë dhi race”, u shpreh Berisha. Partia Socialiste në çdo proces zgjedhor që mbajtur në vend që prej vitit 1997 ka dalë parti e parë. Edhe pse ajo humbi pushtetin në vitin 2005 si edhe nuk arrit të fitojë në zgjedhjet e vitit 2009, PS ishte përsëri parti e parë. Berisha s’ka lënë pa përmendur dhe premtimet e zakonshme për rritje rrogash e pensionesh. Buxheti i vitit 2013 do të jetë buxheti më i madh që ka njohur ndonjëherë historia e Shqipërisë”. Sipas kryeministri Sali Berisha, destinacioni i parë i këtij buxheti është rritja e pagave dhe pensioneve. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të demokratëve, kreu i qeverisë u shpreh se rreth 820 mijë qytetarë do të përfitojnë një rritje më të lartë se inflacioni dhe indeksimi i çmimeve.
SOM
Kryeministri Berisha prezantoi para grupit parlamentar demokrat projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas shefit të ekzekutivit, buxheti i 2013-ës, është jo vetëm më i madhi në historinë e vendit, por do të jetë themeli për një mandat të tretë qeverisës.
Ceremonia e Bejkos të mërkurën, Miraka nuk pranon përfaqësues partish
Bashkëshortja e Lirak Bejkos, ish-të përndjekurit politik që ndërroi jetë katër ditë më parë në Itali, bëri të ditur se trupi i të ndjerit pritet të vijë në Shqipëri sot, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme. Ndërsa shprehu dhimbjen për humbjen tragjike të bashkëshortit të saj, Edlira Bejko deklaroi se homazhet për nder të tij do të zhvillohen në Institutin e Ish-të Përndjekurve Politik. Lirak Bejko kishte afro 20 ditë që luftonte me vdekjen në një nga spitalet e Barit në Itali, derisa mëngjesin e ditës së premte, rreth orës 11:30 minuta, trupi i tij nuk i ka përballuar më dhimbjet dhe zemra i ka ndaluar së rrahuri. Nga familja mësohet se çdo ditë kanë shkuar persona të cilët kërkojnë që ceremonia të jetë private por që nuk është pranuar. Ndërsa drejtori i Institutit të të Përndjekurve, Simon Miraka ka refuzuar të pranojë në ceremoni çdo përfaqësues partie që sipas tij do të politizonte nderimin. Ai thotë se të përndjekurit kane ftuar çdo personalitet, duke nisur nga kreu i shtetit të marrë pjesë në homazhet e të mërkurës, duke theksuar se kanë angazhuar me dhjetëra persona, për të evituar incidentet.
Malmstrom-Berishës: Luftoni krimin dhe korrupsionin
Bashkimi Europian u kërkon vendeve të Ballkanit luftë të ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky ka qenë apeli i komisioneres së Bashkimit Europian për Sigurinë, Cecilia Malmstrom në ministerialin e organizuar në vendin tonë ku do të diskutohet problemi i azilkërkuesve të rremë dhe çështja e vizave në zonën Shengen. Sipas komisioneres Malmstrom është e nevojshme që të ketë dënime kundrejt këtij fenomeni. “Vijmësia e angazhimit është me rëndësi në luftën kundër krimit të organizuar duke përfshirë edhe hetimet financiare. Përpjekje duhet tek sekuestrimi i aseteve kriminale. Korrupsioni është mjaft i përhapur dhe lejon infiltrimin e grupeve kriminale në sektorin publik. Duhet të ketë dënime në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. BE do japë ndihme”, theksoi Malmstrom. Ndërkohë që Kryeministri shqiptar deklaroi se do të merren masa më të ashpra ndaj të gjithë atyre personave që shkelin rregullat mbi liberalizimin e vizave.
Katër deputetë shqiptarë vëzhgojnë zgjedhjet në SHBA
Dhe pse jemi mësuar që gjithmonë sa herë kemi procese zgjedhore të jemi në sytë e ndërkombëtarëve dhe monitorimin e rreptë të tyre, tashmë kjo mbetet një e shkuar pasi një delegacion nga Shqipëria do të udhëtojë drejt SHBA-së për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale. Delegacioni shqiptar përbëhet nga deputetë të dy forcave kryesore politike PD-PS dhe konkretisht nga Arta Dade, Mesila Doda, Albana Vokshi dhe Ilir Gjoni. 4 përfaqësuesit nga Shqipëria do të jenë pjesë e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ku do të marrin pjesë në monitorimin e procesit të zgjedhjeve Presidenciale të SHBA.