Kryeministri Berisha ka publikuar sot në Facebook një letër, e cila sipas tij i ka ardhur nga një e re kosovare që studion në Huston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Berisha në profilin e tij e cilëson letrën një hymn rinor i dashurisë për Shqipërinë.
Po japim më poshtë postimin e plotë të kryeministrit në Facebook.
Të dashur miq. Dje në WhatsApp më erdhi ky mesazh nga Bleranda, studente në Universitetin e Hustonit. Unë e lexova disa herë si një hymn rinor i dashurisë për Shqipërinë, ndaj dhe me kënaqësi po e ndaj sot me ju në Facebook.
I nderuari z. Sali Berisha,
Unë quhem Bleranda Neziri dhe po të lajmërohem nga Amerika e largët -Houston, më saktë në Texas. Jam studente e vitit të dytë në Universitetin e Houstonit. Tre javë më parë, lashë të gjitha leksionet për një javë, vetëm që të përjetoja 100-vjetorin e pavarsisë së shtetit dhe kombit tonë të lashtë në Vlorë.
Ishte një ëndërr e shumë viteve që u realizua më në fund, falë prindërve të mi. Ajo ditë ishte dhe ka për të mbetur një ndër ditët më te bukura të jetës sime. Lum ai që kishte fatin të përjetonte atë ditë në atdheun tonë të mrekullueshëm. Kisha fatin të të shihja edhe ty për disa sekonda në makinën tënde në rrugët e Vlorës. Unë isha në makinë tjetër, në anën e majtë, shumë e emocionuar pasi përshëndesje qytetarët me dorë. Doja edhe të të takoja personalisht dhe të të tregoja që ka ende të rinj nga brezi im që i kalojnë me mijëra kilometra dhe oqeane të mëdha vetëm për të festuar ditën madhështore në vendin ku u shpall 100 vite më parë pavarësia. Fatkeqësisht, nuk kisha lidhjet apo mundësitë për të të takuar.
Ikja nga Kosova që nga mosha 7 vjeç, largimi nga vendi im, poshtërimet nga armiqtë tanë ndaj populli tonë të pafajshëm, më kanë bërë që të krenohem me kombin tim gjithnjë e më shumë. Kemi kaluar aq shumë gjëra të rënda dhe përsëri jemi të fuqishëm, patriotë që qëndrojmë pranë njëri – tjetrit, me dashuri të pafundshme për kombin tonë. Jemi populli më i lashtë dhe i çmuar në këtë botë!
Kam pasur edhe një ëndërr tjetër prej shumë vitesh, që dhe unë si një shqiptare që jam në zemër, në gjak, të kem në dorë pasaportën personale të Shqipërisë sime. Por, siç duket, sipas teje, edhe kjo ëndërr e imja ka per t’u bërë realitet së shpejti! Faleminderit për këtë gëzim kaq të madh. Më në fund populli ynë po bashkohet përsëri në mënyra të ndryshme. Në zemër!
Kjo më jep shpresë, shpresë për ëndrrën time më të madhe: Bashkimi Kombëtar. E di, kam shumë ëndrra, por të gjitha janë per vendin, historinë, popullin dhe ardhmërinë tonë. Mezi pres dhe po i numëroj ditët e ardhjes së muajit qershor. Mezi pres qe të kem shqiponjën e bukur në pasaportën time.
Faleminderit shumë për këtë shpresë, frymëzim dhe gëzim të madh.
Urime për hapjen e faqes në Facebook. Do më bëhet shumë qefi nëse më përgjigjesh ose thjesht të më tregosh qe ke lexuar sms-in time.
Uroj që t’ia kalosh sa më mirë sot, Z. Sali Berisha.
si letrat e Enverit qe i bente vet
Ky njeri ka lajthitur dhe sdi se c’ben duke thurur lavde per vete si “DULLA”, A DONI ME PER “BELULIN”.
Nsq eshte e vertete se paska shkruar, kjo vajza qenka mangut nga trute. I rekomandoj te lexoje “koha ditore” tne vitet ’98-99 te Prishtines per te kuptuar kush eshte agjenti serb qe ja fut shqiptarve dhe me shume KOSOVES? Je akoma kalama dhe do ta kuptosh kush eshte krimineli nga malsia e gjakoves. Tja leme kohes….
Gjoja ia ka dërguar një kosovare, për të tërhequr vëmendjen e simpatinë e kosovarëve.
Nuk i ha njeri këto, të paktën në Shqipëri.
here e ropi kete popull te shkrete paska dale vajzate pershendes salen qyqja ta futes vetes bam te pershebdesesh salen
Pa dyshim qe letra eshte autentike dhe shpreh entusiazmin e dergueses ; por kjo e fundit duhet te bej dallimin ndermjet presidenit te saj Obama qe perlotet per vdekjen e femijve ne Konetikat , dhe Berishes dhe Bashes , qe mbasi vrane ne Gerdec e 21 janar, duke lene po aq femije jetime , vazhdojne te sillen sikur nuk ka ndodhur asgje …! Megjithate ti Bleranda erdhe per 100 vjetorin e pavaresise, apo per te pare Saliun , sepse ne ketu ne Shqiperi e kemi kaluar “sindromin e udheheqesit “, perjashto ata qe me naivitet vene shenjen e barazimi ndermjet tyre.