Kryeministri Berisha ka ndarë me miqtë e tij në Facebook shifrat e “arritjeve” të tij në këtë rrjet që prej regjistrimit në të 27 ditë më parë. Në statusin e fundit në profilin e kryeministrit pasqyrohen shifrat e miqve, vizitorëve në javë dhe atyre që flasin për S. B.
“Të dashur miq. Në sot në ditën e 27 të lindjes së rrjetit tonë në Facebook u bëmë 320 mijë miq nga Shqipëria dhe mbarë bota. Ky është një sukses i vërtetë që na bënë ne krenarë me njëri – tjetrin. Kjo sepse ne, në një hark kohor të shkurtër, ia dolëm të krijojmë rrjetin social me aktiv, me intensiv, më të besueshëm, më të hapur dhe më të bukur se cdo rrjet tjetër i këtij lloji. Këtë e provojnë qartë statistikat e rrjetit tonë të përbashkët, i cili në një javë shihet nga 1.5 deri në 2.05 milionë njerëz, kurse numri i atyre që flasin për të luhatet nga 81 ne 184 mijë, ndërsa numri i miqve të fansave të rrjetit tonë i kalon mbi 10.9 milionë. Merita është e juaja, e gjithësecilit prej jush. Ju me pasionin, sinqeritetin, idetë, mendimet, qortimet, shqetësimet, vlerësimet, opinionet dhe propozimet tuaja me shpejtësi marramendëse e shndërruat rrjetin tonë në një megamagnet të llojt të vet të paparë. Faleminderit shumë! Ndihem krenar që jam njëri prej jush. Gëzuar të gjithëve! – sb”, shkruhet në mesazhin e postuar nga profili i kryeministrit.