Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga qyteti i Korcës ku zhvilloi takimin elektoral të radhës, ka sulmuar kreun e opozitës Edi Rama dhe atit ë LSI-së Ilir Meta.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për një debat televiziv me kryesocialistin Rama, Berisha tha se ai ka qenë i hapur kurdoherë por ai nuk ka pranuar. Ndërkohë sa i takon Metës, kryeministri tha se ai sillet herë si në qeveri, herë si në opozitë.
“Keni parë ju që do edhe zoti Meta debat. Të bëjnë tek a çift. Unë e kam ftuar 2 herë në debat. Unë kryeministër e ftoja, jo më thoshte. Të zgjidhin problemet që kanë me njëri- tjetrin. Një gjë kam me Metën. Nuk mundet që një ditë të flasë si qeveri dhe njëherë si opozitë” tha Berisha.
Kreu i qeverise ka mbajtur ne Korce nje takim bashkebisedues me gazetaret. Ai ka deklaruar se ai ka zgjedhur ballafaqimin me qytetaret si menyren e tij per te hyre ne kete beteje zgjedhore.
Pyetjes se medias se se fundi analistet kane konstatuar mungesen e tij ne televizione per ballafaqim ai ka thene se ne kete fushate po ballafaqohet me qytetaret ne cdo zone.
“Në këtë moment jemi në disa ekrane, ju jeni përfaqësues të mediave të ndryshme dhe ju ftoj të bëni cdo pyetje, një gjë u them atyre zotërinjve, në rekordin tim kam debatet më të shumta dhe praninë më intensive se cdo njeri tjetër në media dhe janë pasioni im, kësaj here, jam kryeministër, është në dinjitetin dhe detyrimin tim të dal në shesh me qytetarët, ti dëgjoj ata, jam i lumtur që e bëj, jam i hapur, secili nga këto takime është një debat televiziv pa sms që marrin miqtë e mi analistë nga të katër anët dhe që ju po u bëjnë hic këtu, se nuk jeni gazetar sipas tyre, ata nuk janë qytetarë që shtrojnë probleme, nga problemet më personale që kanë te problemet madhore, pra Berisha nuk ka qenë më aktiv se në këtë fushatë. Fushatat janë beteja dhe ti zgjedh mënyrën tënde për të hyrë në betejë, për një kryeministër ballafaqimi me qytetarin është detyrim dhe një kryeministër që ska rekord për tu paraqitur nuk do mund ta bënte kurrë këtë”- tha Berisha.
Do pranonit debat politik me Ramën?
Ke parë që më kërkon zoti Meta debat, të bëjnë tek a çift dhe ta vendosin. E kam ftuar dy herë Ramën, jo thonte mbante hundën në qiell por rezultati i del në tokë. Tani del aleati i tij dhe do debat. Ti zgjidhin problemet me njëri-tjetrin. Kam respekt për kundërshtarët por një gjë ti them zotit Meta. Nuk mundet një ditë të flasë si qeveri një herë si opozitë. Kanë probleme të adaptimit të brendshëm, por do adaptohen.
A do të ketë negociata për riformatimin e KQZ-së?
Absolutisht PD nuk ndërhyn në mënyrë absolute në problemin e KQZ, ai u shndërrua në një problem pazaresh të turpshme të kreut të PS me aleatët e vet në mënyrën më bizantine,. Ajo që i ndodhi Jani Janit, dhe të marrësh dhe ta bësh Pazar për të fut në listë një njeri këtë mund ta bëjë vetëm shoku Edvin. Por, edhe në zgjedhjet e kaluara, zoti Rama i tërhoqi tre muaj anëtarët e komisionit është me datë ajo. Para dy javëve një grupi diplomatësh zoti Rama u deklaroi se me këtë situatë të KQZ edhe po i humba zgjedhjet nuk do i njoh, këtu flemë lepuri. Rama do të mos i bjerë ata në KQZ, dhe si rezultat të thtoë humba zgjedhjet se kishte e 4 anëtarë në KQZ. Por këtë nuk mund t’ia shesë dikujt tjetër përvec Erion Veliajt. Ti sjellë anëtarët t’ia votojmë se unë kam sensin e kompromisin. Për të votuar anëtarët e opozitës që nesër e mbledhim për të tjerat të puthem me ‘Milon’, jo me Paskalin.
Ambasada Amerikane ka thënë se për heqjen e vizave vendet duhet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre përlind, si do realizohet liberalizimi i vizave me SHBA?
Ambasada Amerikane ka thënë një të vërtetë. Kjo qeveri nuk do të kërkojë favore që nuk i përkasin. Por kjo përbën një premisë shumë pozitive. Për ndjenjat, unë kam bindje se shqiptarët do t’i kishin marrë me kohë vizat. Pse s’ka ndodhur, sepse nuk janë kriteret. Por ne jemi njerëz serioze, kur morëm vizat me BE ne kishim jo 1 por 120 detyra. Me SHBA kemi marrëdhëniet me konstante, më të vazhdueshme, më intensive se me asnjë vend tjetër. Në të gjitha drejtimet. As që bëhet fjalë që unë të pretendoj të na bëjnë favor tjetër përveç asaj që na takon. Do të kërkojmë ndihmë, sepse është një marrëdhënie miqësore. SHBA ka vullnet për të na ndihmuar ne. Le ta çojë Gramozin në hënë Edi Rama, se përmendi hënën. Se kanë ata mëkatarët në staf, në grup, kjo nuk do të thotë se janë shqiptarët me vizë të kuqe.
A keni bërë sondazhe dhe sa deputetë pretendoni të fitoni përballë të majtës së bashkuar?
Sondazheve nuk u besoj, nga fushata vi në fushatë shkoj. Jemi në rrugën e drejtë. Një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve, një interes i madh, pse, sepse po i ballafaqojmë të vërtetat me qytetarët. Së dyti, një qeveri nuk është e thjeshtë që të ketë frymën, frymën më lehtë e krijon opozita, kësaj radhe iu shua fryma atij, iku. Ja përpiu Koçoja, pastaj rri e zihet me Didelin, me Blushin. Pse si janë qytetarët? Ata kanë arsyetimin tyre. Këtë e harroi ai. Eshtë në autobus, po, katër parti komuniste jo një, por katër. Tani më së fundi ndodhi ajo që nuk është se smë gëzoi. Komiterni, Internacionalja Socialiste, një grup aventurierësh, një grup diktatorësh që ndiqeshin për krime kundër njerëzimit, u shpërbënë. Ky është zhvillimi më pozitiv dhe ngeli zoti Rama me një grup diktatorësh dhe humbësash të pashpresë në politikë. Dhe vetë aty do përfundojë. Edvin Kristaq Rama ka qenë një dizastër, siç është e majta. Në çdo rast që qytetarët shqiptarë do japin verdiktin pozitiv apo negativ, nuk do të ketë diskutime, reagimi im do të jetë tërësisht në përputhje me verdiktin. Shqiptarët e dinë që është qendra e djathtë që do bëjë reformat, do çojë me tutje zhvillimin ekonomik të vendit. E majta është dizaster, kudo ajo ka thelluar krizën. Nuk zgjidhet me slogane dhe demagogji kriza, zgjidhet me reforma, zgjidhet me ata që i besojnë lirisë së individit. Prandaj fryma i është shkrire. Frymë kemi ne absolutisht, se vetëm fryma mbledh në Tiranë aq njerëz. Ai miting ka qenë absolutisht me përpjekjet më minimale të bëra ndonjëherë. Mitingjet e hapjes janë të hapjes, motivin ta gjykojnë njerëzit si te duan. Ishte fryma që i solli. Mori Koçon humbi frymën.
Lista e PD, me 3 socialistë dhe 5 aleatë, a do kenë kosto në zgjedhjet e qershorit ?
“Unë edhe qytetarëve shqiptarë dhe bashkëpunëtorëve të mi që kanë mbetur jashtë liste dua ti garantoj se asnjë prej tyre nuk ka mbetur se unë mendoj se ata nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të mi luajal. Zotëri nëse pranon të punosh me mua duhet të pranosh të jesh luajal , unë nuk të detyroj të vish.. Ata janë të aftë. Formulimi i listët është sa e thjeshtë aq dhe e komplikuar. Unë në lista kisha 3 deputetë socialistë dhe 5 aleatë të mi. Unë nuk i lëviz marrëveshjes. Pasojat e marrëveshjes i mbaj vetë. Meta që kishte marrëveshje për të qeverisur gjatë gjithë mandatit e ndërpreu 2 muaj para. A është kjo një gjë e rëndë, nuk është, pasi këto janë veprime politike. Marrëveshja u ndërpre me një skenar të rrëzojmë Sali Berishën që të shkojmë me një qeveri teknike, injorancë e gjallë Kushtetuese, pasi nuk pranon qeveri teknike. Këta e bënë pasi erdhi koha të realizojnë një ëndërr të Edi Ramës që nuk e realizoi dot. Deputetët socialistë pranuan që të mos futen në një fazë të pasigurtë. Unë nuk bëj makinacione je opozitë mbro interesat e opozitës. Ka një bazë morale më të fortë, interes më madhor prevaloi mbi interesat e PD, interesi për zgjedhje normale, që vendi të mos futej në krizë qeveritare dhe në një situatë që qeveria të rinte me 70 deputetë. Neni e lejon, por unë për 45 ditë do i coja në zgjedhje. Kisha mundësi të mos e bëja këtë në interes të qytetarëve dhe vëzhguesve. Për atë qëndrim që mbajtën unë pa hezitim i vendosa në lista. Rëndësi kapitale ka vlera me të cilën bashkohesh me një njeri. Aleatët e mi i kam për bashkëpunëtor, unë nuk mund të bëj atë që bëri ai, që i mori një nga një si në burrë i vjetër në kohë të lashta, që kishte marrë 7 gra, dhe atë që i dhuronte unazën i thonte je e shtrenjta ime, ashtu bëri ai e mori me radhë dhe i përcolli sic i mori”, theksoi Berisha.
Deklaruat se nuk mund të ndërhyni në KQZ, po nëse opozita nuk sjell anëtarët sa premton për rezultat të drejtë?
“Ne jemi të gatshëm të mbledhim Kuvendin, po të duan që nesër të sjellin 3 anëtarët. Formulën që zgjedhin e dinë ata, nuk ka asnjë preokupim tjetër, nëse Rama nuk i sjell se do të përdorë si justifiko që të mos njohë zgjedhjet ai është unik se edhe në rast ku kishte 7 anëtarë nuk i njohu zgjedhjet. Cdo mandat i viti 2009 ka firmën e 7 anëtarëve, votë unanime, dhe efekti ishte mosnjohja e zgjedhjeve. Nuk mund të tërhiqem aspak favori që i bëj ti sjellë dhe mbledh parlamentin.
Topi ka thënë se Berisha ka frikë nga rotacioni dhe ai do jetë forcë përcaktuese keni mundësi për koalicion?
“Pyetje për rotatorët. Ata që kanë bërë rotacionet është të shohin arsyet pse u rrotulluan, pasi kjo u shërben më shumë.
PS ju ka akuzuar se po përdorni administratën për fushatë zgjedhore, sa qëndrojnë akuzat?
Së pari në një vend të lirë administrata ka të drejtë të padiskutueshme përvec, ushtrisë, policisë dhe SHISH të angazhohen. Të tjerët kanë të drejtë të angazhohen nga mëngjesi deri të darkë pa shkelur orarin. Ne kemi draftin e ligjit se dhe punonjësit civil të marrim pjesë në fushatë. Ti nuk mund ti mohosh tjetrin veprimtarinë politike, në vullnetin e tyre të lirë. A po bëjnë fushatë punonjësit e Bashkisë së Durrësit, le të bëjnë, pasi ato janë qenie shoqërore dhe politike. Ka një gjë tjetër sa të fillojë data 23 do vë në fuqi vendimin që vura në zgjedhjet e mëparshme, asnjë mjet dhe asnjë burim zyrtar dhe qeveritar nuk mund të përdoret për fushatë përvec fondeve të partisë, e kam bërë unë dhe do e bëj prap. Unë i ftoj punonjësit e administratës të mos frikësohet nga kërcënimet e Ramës, pasi është në gjendje jo të mirë psiqike. Është në një fazë të vecantë psiqike, se nga se e di vetë, se unë jam kardiolog. Të gjitha këto janë sisje dhe sajime të një njeriu të dëshpëruar që iu fik fushata, iu fik, atë ta zgjidhë me Koçon dhe të tjerët.
Komenti juaj për fushatën elektorale që po organizon rivali juaj politik Edi Rama?
E thashë, ai është në autobus. Hypi në autobus, mbeti në autobus. E filloi zoti Nano në autobus mbeti aty edhe ky atje do mbetet. Ajo duket vetë, një gjë që duket s’ka nevojë për komente.
A mund të flasim për një koalicion të mundshëm mes PD-së dhe FRD-së pas zgjedhjeve?
Koalicionet paszgjedhore në një vend të qytetëruar i dikton sovrani, ato nuk i dikton ti. Ty të takon të lexosh sovranin, çfarë thotë sovrani. Një gjë është e sigurt, zoti Topi, për arsye që i din vetë ai, u rreshtua kryekëput me zotin Rama, sa që e votoi atë. Po ja dhe votën i ke dhënë zemrën, zemrën politike ja ke dhënë tjetrit. Ja dha zotit Rama, a kishte arsye, kurrë nuk kishte arsye, nuk mund ta bënte atë. Ai ishte një njeri që për shumë arsye nuk mund ta bënte atë. Ai ja dha zemrën politike Edi Ramës. Kjo është e vërteta.
C’esht ky idjot.. Pse e lini te livadhis akoma kete? A do behemi ndonjeher shtet serioz apo do vazhdojm me karagjozlliqe gjith jeten?
Po ca tek a cift me ty se spo del njeher ne studio ti tregosh shqipetareve se ca ke bere e ca jo po ngele te ato tubimet me ato 30 badyguard-et e tu qe skan guxim te te shohin ne sy e jo me te te pyesin jo me te dalesh me ramen, o sali pse ke rrjedhur kaq shume ti?
Ke parë që më kërkon zoti Meta debat, të bëjnë tek a çift dhe ta vendosin. E kam ftuar dy herë Ramën, jo thonte mbante hundën në qiell por rezultati i del në tokë. Tani del aleati i tij dhe do debat. Ti zgjidhin problemet me njëri-tjetrin…
Ky esht koqe kandari. I duket se di te tallet, as tallje nuk di te bej. O zot, cfar niveli!
Meta dhe Rama dijn te bejn vetem pazare politike dijn vetem te shajn dhe jo te bejn ndonje pune konkrete, aty jane dy copa mishi qe do e hajn njeri tjetrin mbas 23 qershorit, ka per ti plas lufta perbrenda edhe pak nuk do zgjasi shume,,,
Meta dhe Rama jan dy personazhet qe ndodhi 21 janari, tani jan prap ato dy personazhe qe kan haruar sse cfar ndodhi me 21 janar.
E shikoj qe ju si qytetar keni harruar cfare ndodhi ne 1997
Une mendoj se nuk duhet te mereni fare me ato dy zoti Berisha por duhet te vazhdoni punen tuaj te suksesshme dhe te coni perpara popullin shqipetar.
Perpara eshte humnera o Altin QORRI,bjeri fyellit bjeri …
Dikur ishit ju qe kerkonit Ramen per debat ai nuk erdhi pastaj keni kerkuar meten edhe ai nuk erdhi tani me duket se nuk do eci edhe kjo puna tek a cift dhe kam pershtypjen qe do duhet ti ftosh te dy bashk qe te ken mundesi te mbeshtesin njeri tjetrin.
Per mendimin tim eshte shume humbje kohe te permendesh dy emra si rama me meten,
gjeja qe duhet te beni ju eshte qe te vazhdoni punen tuaj ashtu sic i ka hije dhe jo te mereni me plera si kta te dy.
FALEMINDERITE!
@MR.T
Humnera eshte nese do votojm ato dy barbonat Ramen me Meten sepse te dy mendoj per veten e tyre dhe jo per ne…
A ishte Meta shkaku i 21 janarit more??? pse e ka haruar rama 21 janarin pse e ka haruar 7% apo tani i eshte fshire memorja dhe ka haruar qe vdiqen 4 persona te pafajshem per fajin e te dyve,,, po ik se qenke militant ti dhe jo njeri i thjesht si puna jone qe shikon hallin e vet ti sic duket do qe te behesh ndonje drejtor nese fiton ps por do e kesh shume te veshir zoteri.
Ju @ MR.T duhet te jeni ndonje zar i PS se ndryshe nuk ka mundesi.
Shume flm @arben per mbeshtetjen por nuk kam nevoj sepse jam i afte vete qe ti jap pergjigje disa personave. gjithsesi flm.
Vetem meshire me vjen per tipat si ty o Altin,vetem meshire per nje njeri qe shkruan neper forume me urdher partie,se ndryshe flaket ne rruge dhe i hiqet buka e gojes,vetem meshire per nje njeri qe shkruan me 20 nofka te ndryshme sa qe dhe falenderon dhe veten ashtu sic ben ti,vetem meshire per administraten qe eshte katandisur me dordolece si ti me shoke qe i sherbejne diktatorit ,se sa me profesioniste ne sherbim te vendit…
Cfare mund te them me shume,a kupton sa qesharak je,jeni bere per tu ardhur keq…
Une jam i qete,opozita eshte e qete,nuk lehim dhe cirremi,pasi e dime qe ndryshimi vjen nga votat ne kutite e votimit jo nga numri i komenteve ne forume,keshtu qe te ftoj te clirohesh,RELAKS,fundi eshte afer te perpelitesh nuk vlen per gje 😉 !
Prit o Berishe se do tet vi tet lepij dh b**en dh Edi se do e shofi qe ska me Pun nkt Ven 🙂
Hajt mos u Tremni o Partia Socialiste se jeni Msu me humje tahsi sju bon mo Pershtypje kshuqe e keni me tleht ksaj rradhe 🙂
Tdre’t Sh ke o Ben, Avash avash do e msojn dh kta qe Pushteti smerret dot me Dhune dhe do e Kupt. sa vlen ai Psikopati PS
I takon Metes te nxjerre shpaten e t’a sfidoje kete bajloz te Zi. Po kjo varet nga burreria e vertete e Metes, “malokut” te jugut.
Mjer ky popull që i duket më mirë të jetë kalë e të mbajë mbi kurriz një Don Kishot (të egër) se sa të përvetësojë kulturë demokratike e të flaki tutje këtë kërmë. Mercenarët e Saliut shpejt do të binden se bajraktari i tyre do të ketë një fund të pa lavdishëm.