“Politika kokëposhtë e Ramës për fermerët do marrë përgjigje më 23 qershor”. Kështu ka deklaruar kryeminsitri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me fermerët e Beartit pasditen e sotme. Sipas tij në 8 vite, opozita nuk ka premtuar asgjë për fermerët, përveç naftës e cila sipas tij avulloi në xhepat e socialistëve.
“Më thoni ju, në 8 vjet keni dëgjuar qoftë një propozim t vyer për ju përvec naftës. Ato e dhanë por avulloi në xhepat e tyre, por nuk erdhi tek ju. Ne do veprojnë që cdo gjë të vijë tek ju. Thotë unë do heq TVSH për ushqimet, por kjo do thotë të godasësh cdo prodhim shqiptar, unë nuk jam kundër konkurrencës, por unë jam për konkurrencë të ndershme”- deklaroi kryeministri.
Berisha e akuzoi kryesocialistin edhe për premtimet për rritjen e taksave për bizneset, që sipas tij dekurajon investimet.
Do rrisë taksat për bizneset, harrohet se agrobiznesi që ju jeni lidhur në mënyre jetike është nje nga bizneset jetësore, por nëse rrit taksat për bizneset e mëdha dekurajon që të investojnë, por edhe investitorët e huaj. Cfarë më thanë ata, ato thanë se janë të shqetësuar. Nëse vendoset taksa progresive më thanë pse do vijnë, jam i bindur se ju keni mencurinë dhe praktikën për të bërë zgjedhjet dhe zgjidhjet që ju interesojnë”- vijoi më tej kryeministri.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha theksoi se sektori i bujqësisë mbetet një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, pasi sipas tij Shqipëria s’mund të jetë vend i zhvilluar pa fshat të zhvilluar, ndërsa ka premtuar investime për përmirësimin e jetës në fshat.
“Trefishim të granteve për fermerët. Deri më sot kanë përfituar nga grantet 42 mijë fermerë. 60 mln euro për sistemin e vaditjes”- tha ai.
