Berisha-Rama 2008, pakti famëkeq që na ktheu në “skllevër të lirë”

redaktor

Nga Jorgo Mandili

DITA është e vetmja gazetë që e ka denoncuar marrëveshjen famëkeqe të 2008, të firmosur nga dy burrat e këtij vendi, njeri i pandëshkuar e tjetri i korruptuar. Që do të ngelen në historinë e Shqipërisë si “atentatorë” të demokracisë, si “kusarë” të pushtetit të popullit, duke ia rrëmbyer atë me demagogji, premtime e mashtrime, për të vendosur autokracinë e tyre, pasojat e së cilës vazhdojmë ende t’i ndjejmë dhe do vazhdojë kështu nëse kjo marrëveshje nuk zhbëhet.

Zhbërje e saj do të thotë, t’u heqësh kryetarëve të dy sekteve partiake nga duart listat e “deputetëve inkubatorë”, për t’i detyruar të pranojnë sistemin mazhoritar. Kokë më kokë e ballë për ballë! Të fitojë më i miri? Madje siç thotë profesori i matematikës, (në universitetin Oakland, Amerikë), Tanush Shaska, në një prononcim në fb për këtë problem: “Më mirë të fitojë një kriminel i votuar nga populli se sa shumë të tillë nga lista e kryetarëve “të sekteve të partive të privatizuara prej tyre. Me këtë prononcim profesori kërkon ashtu si dhe shumica, kthimin e pronësisë së përfaqësuesve të vet popullit. I vetmi padron i demokracisë dhe jo kryetarët e sekteve partiake. Marrja e kësaj pronësie nga këta të fundit, bën që deputetët të mos kenë asnjë detyrim ndaj votuesve. Detyrimin e kanë ndaj kryetarëve se ata i vendosin në listë.

Ndërrimi i kësaj pronësie është atentati i më i madh kushtetues dhe të bën përshtypje se si ndërkombëtarët dhe veçanërisht amerikanët që nuk të falin në cenimin e demokracisë, kanë heshtur e vazhdojnë të heshtin. Vallë kanë dijeni amerikanët për këtë marrëveshje?!

Nga zhbërja e kësaj marrëveshjeje fillojnë dhe hidhen themelet e një demokracie funksionale. Nga zhbërja e kësaj marrëveshjeje bie fuqia e autokratëve të sekteve partiake. Zhbërja e kësaj marrëveshjeje është KAUZA E VËRTETË E OPOZITËS!

Jo thirrjet nekrofilike për revolucion, Jo shkatërrimet e djegiet e pronës, Jo videot e improvizuara me “babale e babole”, jo me djegie mandatesh e veprime të tjera banditeske e vulgare vetëm e vetëm për pushtetin tuaj. Vetëm e vetëm për të mbrojtur pasurinë tuaj të krijuar me korrupsion e padrejtësi. Jo! Fusha e betejës është Parlamenti. Nëse mendoni për popullin, siç deklaroheni.

Do zgjedhje të lira ti Lul mediokri? Vërtet i do apo tallesh me të tutë e të tjerët që flet në emër të popullit? Vërtet mendon se besojnë njerëzit kur deklaron se pa ikur Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira?

Vetëm një autsajder mendor si puna jote mund ta besojë përderisa në dhjetë protesta përsërit të njëjtën gjë. Ndaje mendjen o Lul dhe mos hajde vërdallë si p… nëpër brekë duke “kundërmuar” dynjanë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Do vërtetë zgjedhje të lira? Je burrë apo “burrec”? Ja prova e zjarrit: Detyroje “kryeburrin e korruptuar, duke anashkaluar kryeburrin e “pandëshkuar”, dhe së bashku prisheni marrëveshjen famëkeqe të 2008 !

Por ju nuk doni. Pse?

Sepse,

– në atë marrëveshje ju keni “fronin”, imunitetin”, pasurinë, luksokracinë, mbrojtjen nga ndëshkimi

– ju rëndojnë mëkatet e së kaluarës në shpirt, duke mos pasur forcën dhe moralin të ndaheni nga e kaluara, se ju ka lidhur këmbë e duar Ai, “kryeburri i pandëshkuar”.

-zhbërja e asaj marrëveshjeje është “parakushti i fillimit të largimit të kësaj klasë politike të zhytur në krim dhe korrupsion, që ka dështuar në vijimësi të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e vendit “(editorial i gazetës Dita ,19 korrik 2019)

– nuk keni alternativë që të inspironi dhe të ringjallni shpresën e humbur nga “kryeburri i korruptuar.

-me zgjedhje të lira pa alternativë, program dhe ekip ju nuk fitoni.

Prandaj edhe zgjodhët rrugën e rrugës, më të gabuarën e më burracaken duke marrë mendjen e “kryeburrit të pandëshkuar”. Dhe tani nuk dini se si të dilni nga qorrsokaku ku jeni futur.

Por më e keqja është se në këtë qorrsokak futët dhe presidentin sa e detyruat t’a përfytyronte veten herë si Allende, herë si Mic Sokoli e herë si Vojo Kushi ..Domosdo është rracë jo shaka.

Në mënyrë të pazakontë, për herë të parë, humbi “qetësinë dhe dashurinë”.

Me një fjalë këto dhe arsye të tjera ju detyrojnë juve zotërinj të mos zhbëni marrëveshjen e 2008. Sepse Ju nuk doni t’a pranoni popullin si padron të demokracisë. Sepse ju jeni marioneta-kukulla që luani rolet sipas regjizurës së oligarkëve financiarë e politikë dhe jo vetëm shqiptarë!

Por…… ne çfarë bëjmë? Ne populli?

Ende do t’i votojmë këta “mëkatarë” politikë, të pështirë e të pacipë? Ende “do të mbetemi të burgosur të zgjedhjeve tona”? -pyet në një status në fb, Edit Hodaj. Bukur! Që do të thotë se me votat tona ne vetëburgosemi, se me duart tona i bëjmë “varrin” vetes, që të jetojmë si “skllevër të lirë”!

“Një filozofi e poshtër predikon se jeni lindur skllevër,-thoshte Sokrati ,kur demaskonte demokracinë e fisnikëve. Por,….as perënditë e as natyra nuk kanë urdhëruar farën e prindërve tuaj të bëheshit të tillë…

Ngrini një herë kokën lart e hidhni një shikim drejt qiellit pranveror. Ju e keni harruar edhe ngjyrën e bukurisë së tij. Në atdheun tuaj buzëqeshin brigjet dhe shkëlqejnë livadhet nën rrezet e diellit. Njëherë e një kohë keni qenë edhe të lirë edhe të fuqishëm, kurse më vonë ju kthyen në skllevër e mbi kurrizin tuaj bëhen të gjitha llojet e padrejtësive…

Ju jeni pulsi i jetës. Provoni fuqinë tuaj e bashkohuni…

Mjafton të ngrini çekanët, drapërinjtë, shpatat e tërë sfurqet, që të bëhet hi e pluhur nga themeli demokracia e fisnikëve të paktë, t’ua rrëmbeni të gjitha të mirat e t’i detyroni të punojnë që të kenë të drejtë të hanë…”

A do të zgjohemi, vallë një ditë, t’i “çojmë kryet” e të kemi pak guxim të divorcohemi nga salët e edët, lulët, ilirët e monikat, meditë e shehët, ndokët , dukët e dulet. “Ky kolazh demaskues e i pështirë të revolton. Si nuk kanë turp, që e mbajnë veten për politikanë dhe ende dalin faqe botës me dënglat e tyre të konsumuara e krejt bajate”-shkruan Jani Joro, një miku im në fb .

A do të zgjohemi, vallë një ditë, t’i “çojmë kryet” e të kemi pak guxim të divorcohemi nga sektet partiake dhe “krispinët”e tyre e të duam më tepër veten, familjen e Shqipërinë?

A s’pat kënduar poeti A.Duka: “More njerëz, more skllevër /Ju kanë shkelur, ju kanë tallur /Porsi mizat ore njerëz/Ju të vdekur të pakallur /Zgjodhët që të vdisni skllevër/ Me bekim të injorancës /Djalli qafën ka trashur /Njerëz jini vigjilentë /Se unë gjithmonë ju kam dashur”.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

Shënim i Redaksisë: Në foton shoqëruese, Edi Rama me Sali Berishën në spital pas shpërthimit të Gërdecit, krim shtetëror me përfshirjen e drejtpërdrejtë të familjes Berisha. Pak përpara vrasjeve masive në Gërdec, Rama dhe Berisha kishin rënë dakord për ndryshimet kushtetuese dhe po gatitej miratimi i tyre në Parlament. Gërdeci ndodhi në mes dhe nevoja e Ramës për ato ndryshime ishte arsyeja e mosndëshkimit të ngjarjes nga opozita e asaj kohe; drejtësia e korruptuar bëri pjesën tjetër më pas. Pak kohë pas tragjedisë, Rama dhe Berisha e çuan në fund paktin famëkeq duke e votuar atë bashkarisht në Kuvend. Berisha e bleu për pushtet gjakun e fëmijëve të vrarë në Gërdec, Rama e shiti gjithashtu për pushtet.

Share This Article
34 Comments
    • Cfare talljeje me njerzit . Bandilli thote nje gjysem te vertete dhe kujton se tani mund ta tjerre si ti doje qejfi. Gjysme e verteta eshte karremi qe te kape naivet e kokeboshet se militantet i ka ne thes. E vertete qe sistemi eshte i deformuar dhe nuk ka filluar ne 2008 -ten por qe ne 92. Ne te vertete popullit si la sa edhe nje mundesi vendimarrje po as edhe nje e vetme. Per ta ilustruar ne USA qytetaret zgjedhin edhe kryepolicin edhe kryeprokurorin ne nivel lokal le me pastaj ne nivel me te larte. Ne qytetin ku aktualisht jetoj ne Itali u zhvillua nje referendum ku qytetaret vendosen me vote nse donin nje spital te ri apo te restauronin ate qe kishin . Fitoi i dyti. Pra per cfare i pyeten ndonjehere shqipetaret? Modelet egzistojne dhe Bandilli e di por ketu fillon loja. Ndryshimet e 2008 i beri Rama dhe Berisha i pranoi. Ne fakt Rames i interesonin me shume per te kontrolluar PS-ne se Berisha e kishte bere me kohe memece PD- ne. Berisha iku Rama eshte ne pushtet dhe i ka te gjitha votat e nevojshme por Bandilli ia kerkon Bashes. Dhe nese se ben fajin e ka Basha. Keshtu vazhdohet te trulloset populli dhe militantet karikohen edhe me shume. Mjerim intelektual.

  • Mor zotni,ju pyesni “Do zgjedhje të lira ti Lul mediokri ”
    JO NUK DO ! dhe nuk eshte medioker por nje aktor i talentuar i cirkut 30 vjecar,Klloun profesionist !

  • Sikur Opozita ti kishte bere ato 10 protesta per te c`bere Paktin Antikushtetues Berisha-Rama 2008,ketu do te ishte bere termet dhe opozites do t`ju kishte bashkuar edhe ai 85% perqind qe i mungon ne hesape.

    • KAUZA REALE E POPOLLIT OPOZITAR

      Situata e krijuar sidomos pas dezastrës së turpshme që pësoi trioja e hundpoçave të “tranzicionit pa limit”, e ka bërë sot të domosdoshme, krijimin e një force te re politike, bërthama e të cilit të jetë e përbërë nga personalitete të mirënjohura dhe me integritet të lartë shoqëror, nga intelektualë profesionistë e të moralshëm, të pjekur politikisht dhe te papërlyer kurrë më parë me llumin e gjirizit ku gjendet e zhytur pothuajse tërë paria e kesaj “glase apolitke”.

      Forca e re politike do inkurajonte pjesmarrje masive prej bojkotuesve të zhgënjyer, dhe si e tillë, ajo ndyshe nga partiçkat e “librucërve” dhe “sfidantëve” transvestitë, do të shnderrohej shpejt në alternativë serioze.

      Edhe pse guxojnë të vetëdekorohen dhe t’i japin vetvetes atribute të tilla absurde si ajo e “përfaqësuesit të popullit” (pffffffffff sa qesharake), përballë një force të fuqishme alternative me mbështetje të gjithanshme, çetat e çapaçulave rakitikë të privatizuara prej njëshave koktula do rrëzohej e do shkërmoqej turpshëm para tyre si një kalá prej rëre e spërkatur buzë detit me “çaj gamori”.

  • Po perse nuk beni njehere pyetje ne do apo nuk do Rama zgjedhje te lira por beni gjithmone pyetje per opoziten.? Po te donte Rama ta ndryshonte ligjin kete e kishte bere dhe pa PD-en sepse i kishin dhe per me teper tani qe kane ne parlament “opoziten e re “i kane votat por kjo nuk i pelqen Rames.

  • Shpresojm nje dit te zgjohemi te veme interesin e perbashket mbi ate personanal dhe te mos behemi vegel e ketyre hajduterve por te shikojm te ardhmen e femijeve tane.

  • Doni zgjidhje?
    Le te formohet urgjentisht nje komitet organizator,t’i drejtohet popullit me thirrjen,qe t’i bashkohet kerkeses ultimative,qe Kuvendi te amendoje te gjitha ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 dhe te Kodit Zgjedhor!
    Dhe ne se Kuvendi nuk reagon pozitivisht,atehere te organizohet nje proteste mbarekombetare per kete qellim ,duke kerkuar rrezimin e qeverise antipopullore Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakoheshme duke dale ky Komitet organizator si parti e re pjesemarrese ne zgjedhje!
    Ja fusha,ja mejdani ja dhe Rame SHEJTANI!
    Per mua, Rama eshte sot ARMIKU ME I MADH I POPULLIT SHQIPTAR!
    Ndersa PS-ja,qe hesht para poshtersive te ketij sharlatani,qe nuk do ndryshimet kushtetuese,eshte FAJTORE PARA HISTORISE SE SHQIPERISE!

  • Mblidheni mendjen top dhe mos u allaktni te gjeni me te miren per shqiptaret . Sa te jen maloket me shpat ne dore kurr ska per tu bere Shqiperija.

  • Z.MANDILI TE PERGEZOI PER ANALIZEN E SAKTE.
    MEGJITHATE:
    1-DUHET TE NDAHET PERGJEGJESIA MIDIS KRIMINELIT QE KA BERE KRIME KONKRETE TE FAKTUARA E TE PA-NDESHKUARA ME TE KORRUPTUARIN SIPAS JUSH TE PA NDESHKUAR,POR QE NUK KA ASNJE DENONCIM NE DREJTESI.LLAFE PAZARI KA PLOTE TE DALA NGA SALIU,LULI,LIKJA,MEDJET 100 % PRO SALIUT,RTJ
    2-MARVESHJA E 2008 JU IMPONUA NGA SALIU EDI RAMES,KUR PA SE SALIU NUK FITONTE ME ME SISTEMIN MAXHORITAR.DHE RAMA E PRANOI PASI SALIU DO E MIRATONTE PA RANEN.E ZEM SE RAMA E PRANOI DHE GABOI EDHE AI.
    3-TASHME RAMA I THOT LILIT :”BEJE SI TE DUASH KODIN ZGJEDHOR DHE UNE DO E FIRMOS ATE QE DO TI. “DHE LULI NUK DO,PAVARSISHTE SE PARTIT FANTAZME RRETH TIJ PO E DETYROJNE.NE KTO KUSHTE PO JU THEM SE:SALIU ESHTE FATKEQSIA KOMBETARE SHQIPERI-KOSOVE,PASI AI ZBATON POROSIT E VERI-LINDORVE-JUGORVE PER COPTIMIN E SHQIPERISE.DHE JU NUK DONI TA KUPTONI KETE POR E BARAZONI ME EDI RAMEN PADREJTESISHT.
    -NESE SB NUK LARGOHET NGA PLITIKA BILES NGA SHQIPERIA..NUK BEHET AS PD DHE WS SHQIPERIA.LOBINET RUSE JABE BERE QELLIMISHT.SHITJA E DETIT PO ASHTU.DJEGJA E INSTITUCIONEVE ME MOLOTIV SI NE MAQEDONI E M.ZI NGA RUSET..JANE METODA FASHISTE,TALEBANE,ISISTE.PIKE.Nga ish ushtaraku mallakastriot jo anonim.

    • Qe ketu kupto c’ka qene sistemi i enverit,shiko c’oficer
      ka nxjere,Ethem Tralalain

      • Nuk ka qene oficer ky rrota,por vetem kapterr ne degen ushtarake,por si lab mallakastriot qe eshte,mbeti duke na care trapin per dite!
        Se te kishte me shume tru,do turperohej gomari nga kritikat qe i bejne per dite per perdorimin e germave te medha!
        Ne dikur ketyre kapterreve u kendonim kengen:
        -Hai,hai xhuxhallari,kapterr loqja,kapterr cari!

    • Ndryshe nga ky zaberhonja qe i gafuret si gjeli maje plehut miletit se na paska qene gjoja “kapter madhor” (hahaha, nje mut’thar bie, dhjetra ngrihen), Et’hemi qe une kam pas njohur ishte tamam piçke dhie.

  • O Hetem, ala te edi rama ke mbetur, a derezi! Duhet te esh qene ndonje partiak me privilegje ne kohen e monizmit, ose te ka dheur Rama ndonje kocke, ose je bere nga trute fosil, se ndryshe nuk do flisje keshtu. O Ethem, si Rama dhe berisha jane njesoj te dy, a derezi e lumi ti qe je kaq i lumtur me Ramen sulltan. Lusim zotin mbase nuk ka shume si ti.

  • Kur do te vi dita ti mbedhim ne nje these dhe ti hedhim ne lum, te shpetoje Shqiperia (Sali Rama Basha Monika) etj

  • Ramën e mbështesin ata që janë maskarenj si Rama dhe ata që janë idiotë . Të tillë kemi bollë .
    Sot , armiku më i madh i Shqiperisë është Edvini dhe Partia e degjeneruar Socialiste , që ka rënë në duar të një bande zagarësh , tradhëtarë pa nder e dinjitet .
    E mbështes Feniksin !

    • Per situaten katastrofike ku ndodhemi sot kane pergjegjesi deri penale te gjithe sundimtaret e ketij vendi qe nga 90-ta e deri sot!
      Por Berishen,Bashen dhe Meten,populli i hodhi ne koshin e plehrave te historise dhe i besoi fatet e veta Edi Rames,por na mashtroi!
      Perfundimi?
      I varem UJKUT melcite ne qafe dhe ai tani po na shtrydh si limon duke u justifikuar se kam votat e 1 milion shqiptareve!
      Po per cfare ia dhame votat ketij diktatori te pa shpirt neve?
      Rama rezultoi nje mashtrues,nje bajraktar,nje fallcifikator i historise,nje mbrojtes i hapur i korrupsionit dhe nje ANIPOPULLOR!
      Konkretisht Rama eshte sot ARMIKU ME I MADH i shqiptareve dhe PS-ne po e perdor sic beri pushtuesi nazist,njelloj si Asamblea tradhetare,qe lustronte imazhin prej pushtuesi te tyre!
      Keshtu edhe Rama!
      PS-ja sot nuk ka te drejte te pretendoje se eshte trashegimtare e idealeve te LANC-it,se shume antare te saj jane pasardhes te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve,sepse te gjithe ata i kane TRADHETUAR keto ideale,per deri sa ulen koken ,sic i kercenoi ballisti rilindes Rama,ne nderim te krye kuinslingut fashisto-ballist M.Frasheri!
      Cfare mesimi nxorri Rama per te gjithe katastrofen e pas 90-tes?
      Krimi,korrupsioni,varferia,papunesia,analfabetizmi,prostitucioni,emigrimi masiv etj po vazhdojne me hapa gjigande nen regjine e vete Rames!
      Ne nje veshtrim te thjeshte te ketyre viteve konstatohen rrenjet e te keqes qe ka kapluar vendin,por qe per Ramen jane gjera pa vlere!
      Te gjithe te lindurit pas 1990-tes sot jane 29 vjec!
      Po t’i hedhesh nje sy listes se autoreve te krimeve,dhunes,vrasjeve,trafikanteve te droges,mishit te bardhe,armeve ,organeve njerezore,veprave te artit,parave,fallcifikimeve etj ne shumicen derrmuese jane kontigjent i kesaj moshe!
      Ne 90-ten edhe bota na keshilloi ,qe te kishim kujdes me krimin,se po te arrinte te organizohej atehere krimi do behej me i forte se shteti!
      Por sundimtaret tane jo vetem nuk u vune veshin ketyre keshillave,por u vune vete ne krye te hajduteve,krimineleve duke i vene zjarrin te gjithe pasurive kombetare,pasi vete kishin vjedhur ato me te leverdiseshmet!
      Dhe kjo menxyre jo vetem nuk ndaloi,por vazhdon edhe sot bile me ritem akoma me te shfrenuar!
      Nje shtet,qe pervehtesoi qe ne lindje vetem veset me kriminale te botes se qyteteruar,nuk donte t’ia dinte se ka per detyre paresore te garantoje edhe rritjen,edukimin,arsimimin e femijve qe jane gjithmone edhe e ardhmja e vendit!
      U hodhen qindra e mijra njerez te pa pune dhe pa nje perspektive punesimi!
      Gati gjysma e personave te afte per pune,shumica prinder te femijve mbeten jo vetem pa pune,por edhe te pa mjetet e nevojshme per jetese!
      Cdo gje u be pa nje studim,pa nje mbeshtetje logjistike e financiare,pa menduar pasojat qe do kishte nje aventure e tille politike!
      Shteti i Berishesa filloi Luften e Klasave duke punesuar vetem militantet e vet,te cileve u beri thirrje te zbrisnin nga mali dhe te grabisnin toka,prona,shkolla,cerdhe,fusha sporti etj,materiale ndertimi,shina hekurudhe,armastimin dhe municionet e ushtrise,te vidhnin e te mos paguanin as ujin e as dritat etj te gjitha keto ne kembim te besnikerise se tyre jo ndaj shtetit,por vetem te bajraktarit Sali Berisha!
      Shqiptaret u ndane ne dy grupe armiqesore,te majte dhe te djathte!
      Kjo percarje jo vetem solli nje urrejtje te madhe midis shqiptareve,por edhe nje disnivel te llahtarshem financiar midis tyre!
      Keshtu femijet e te majteve,qe nuk u shdruan ne te djathte brenda nates,mbeten jo vetem te varfer,por edhe pa mundesine e shokeve te tyre te djathte si per mire rritje ashtu edhe per arsimim,argetim,kulture,punesim etj!
      Por dy duar per nje koke jane ka thene populli dhe kjo solli kunderveprimin e tyre,qe solli sot krimin e organizuar,qe nuk ka “bir kurve”,qe ta shkule nga ky vend!
      Sot edhe kryeministri kujton se krimin e lufton vetem drejtesia,pra Vetingu,policia,ligji etj.
      Ky i mjere ben sikur nuk e di se korrupsioni,qe mbeshtetet tek krimi dhe anasjelltas lind dhe lulezon ne shtet,ne te gjithe piramiden shteterore deri tek kryeministri!
      Ne se ky kryeminister,kur plasi skandali i tenderit te unazes se re qe ju dha nje firme fantazem me dosje fallco dhe doli ne mbrojtje te zyrtareve te korruptuar duke ju hakerruar gazetareve se ,”KU ESHTE KETU KORRUPSIONI”,atehere do bindemi se korrupsioni eshte ne koken e tij!
      Nuk kemi aq shume buxhet thote kryebashkiaku i Tiranes te bejme ne te gjitha zonat e banuara cerdhew,kopshte,kende lojrash,lulishte etj per te gjithe femijet njeheresh!
      Por ai mashtron,se nuk e ka penguar pamundesia financiare per te ndertuar me perparesi ne te gjithe teritorin e bashkise nje heresh cerdhe,kopshte,kende lojrash,biblioteka etj per te gjithe femijet,por mendesia prej matrapazi dhe reklama fallco e imazhit te tij te qeverisjes!
      Ne se ky kryebashkiak do te vleresonte se investimet e bashkise ne radhe te pare e mbi gjithcka duhet te ishin per femijet,atehere ai nuk do shperdoronte miliarda leke per sheshin Skenderbej,bulevardin e ri etj,etj,se ato prisnin,ne se nuk do kishte buxhet te mjaftueshem,ndersa femijet nuk do rrinin disa vjet te pa rritur 1-2-3 vjec deri sa t’i mbushej mendja ketij kryebashkiaku qe te kujtohej per ata!
      Gjykoj se qeveria dhe bashkia e Tiranes,ne se do kene sado pak pergjegjshmeri per deryren e tyre, duhet te marrin vendim urgjent,qe te ndalojne PPP-te e famshme, miliardat ne 100 fshatrat fantazem turistike dhe te ndertojne per te gjithe femijet e Shqiperise cerdhe,kopshte,kende lojrash,lulishte,biblioteka,kende sportive etj!
      Te hartojne nje liste reale me te gjithe prinderit e pa pune dhe te gjejne mundesine qe o te punesohen o t’u garantohen te ardhura qe femijet te shkojne ne shkolle e jo te lypin rrugeve per te cuar leket e bukes per familjes!
      Rruge ka plot!
      Ne Shqiperi nuk ka pse duhen 15 ministri,qindra inspektoriate dhe agjensi te tyre qe dublojne njeri tjetrin pa bere asnje pune te dobishme etj!
      Nuk ka pse duhen 140 deputete,61 bashki,12 prefektura e qarqe etj!
      Rama qellimisht ka rrenuar te gjithe administraten qendrore e vendore,qe te mos merren fare me ankesat e popullit,me denoncimet e tyre te zyrtareve te pa afte e te korruptuar,por i ka mbledhur te gjitha keto ne kryeministri!
      Nderkohe marrin rrogat milionere dhjetra zyra dhe qindra punonjes te te ashtuquajtuarave te maredhenieve me publikun,te komunikimit me qytetaret apo te ankesave!
      Juristet e institucioneve dhe bashkive nuk merren aspak me ankesat e qytetareve ndaj shkeljeve ligjore te zyrtareve te tyre,por vetem me mbulimin dhe justifikimin e ketyre shkeleve,gje qe eshte nje krim shteteror!
      Pse te mos ndodhe keshtu,kur edhe vete kryeministri Rama doli dhe mbrojti te korruptuarit e tenderit kriminal te unazes se re?

  • Simbas komentuesit Feniks , te gjitha fajet i paska Edi Rama ! Une them qe Edi Rama , pa dyshim qe eshte pjese e fajit per sistemin zgjedhor qe kemi , por Feniksit , si mercenar i verber i SHQUP-it , as qe i shkon mendja tek bajraktari serb i Vicidolit , qe i digjet shpirti per ta pare serisht ne krye te vendit , deri ne shperberjen e plote te shtetit ! Nuk behet kurre Shqiperia me mentalitet derrash pylli ! Me qarte se sa e thote z.Viktor Malaj sot ne kete gazete , nuk e ka thene askush deri me sot !

    • Komentuesi i shkrete “Pse”!
      Ne se ti gjykon se Rama nuk i paska fajet per situaten aktuale,atehere a mund te me sqarosh per sa me poshte?
      1-Pse Rama nuk i rrezon ndryshimet kushtetuese qe ai beri bashke me Berishen ne 2008,naten,pa pyetur njeri,kur dihej qe Kushtetuta eshte e miratuar me Referendum Popullor?
      2-Pse nuk ndryshon Kodin Zgjedhor,qe i ka dhene te drejten atij te hartoje listen e kandidateve per deputete dhe kryebashkiake e me pas edhe te gjithe zyrtareve te larte te shtetit?
      3-Pse nuk e ndryshon sistemin aktual zgjedhor proporcional me qarqe,qe u jep mundesi vetem partive te medha te fitojne me lehte shumicen e deputeteve etj,ndersa partive te vogla ju mohohet kjo?
      Pse nuk kalohet ne sistemin mazhoritar ne shkalle vendi ku te kete mundesi,qe edhe partite e vogla te kene zerin e tyre ne parlament?
      4-Ne raportin e fundit te Bankes Boterore percaktohej se ne Shqiperi,37% e te punesuarve,punojne ne te zeze,pra shteti i ka lene jashte konbtrollit!
      Qe do te thote se keta mijra te punesuar nuk u jepet rroga e plote,se ndryshe nuk kishin pse i mbanin ne te zeze,e per rrjedhoje atyre nuk u jane derdhur as kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore,pra nuk u njihen as vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne sherbimin shendetesor falas!
      Shkurt,qeveria Rama,me pa aftesine ose korrupsionin e saj i ka lene jo vetem keta mijra shtetas pa mbrojtje,por edhe ka demtuar rende edhe buxhetin e shtetit!
      Po keshtu,BB raportoi se ketu 50% e bizneseve jane informale,pra shteti i ka jashte kontrollit,pra nuk paguajne as taksa e as tatime!
      – Sipas INSTAT-it per 2018 institucionet shteterore i kane krijuar sigurimeve shoqerore 110 milion euro per mos derdhje te kontributeve per punonjesit e tyre!
      Pra edhe vete shteti nuk derdh kontribute per punonjesit e tij e jo me privatet!
      Dhe qershia mbi torte eshte fakti skandaloz,se per keto deficite kriminale te krijuara nga mos pagimi i kontributeve per sigurimeve shoqerore,shteti ka derdhur nga buxheti i shtetit per pagesen e pensioneve ,29 miliard leke,qe mund te perdoreshin per nevoja te tjera me te domosdoshme!
      5-Para disa kohesh,qeveria e Rames shpalli fitues i dy tenderave te unazes se re,prej 40 milion euro,nje firme fantazem me dosje te fallcifikuar dhe kryeministri Rama ne vend te ulte koken,te kerkonte llogari e te kallzonte penalisht vartesit e tij,doli para gazetareve dhe ju hakerrye duke ju thewne se ,”KU ESHTE KORRUPSIONI KETU?”!
      6-Me urdher te Ramnes,u rrezua pallati i vjehrrit te Bashesa ne Vlore,por ai e fitoi gjyqin nderkombetar,duke i marre shtetit 17 milion euro!
      Po keshtu me urdher te Rames u mbyll TV AGON i Beketit dhe ai fitoi me gjyq nje demshperblim prej 140 milion euro!
      Pse duhet t’i paguaje shteti keto para,kur urdherin e dha Rama?
      Nga ana tjeter,po kaq kriminal eshe edhe fakti,qe me ligj punonjesit mund te hiqen nga puna edhe pa asnje mbeshtetje ligjore dhe kur ata fitojne gjyqet,demshperblimet e tyre ne qindra miliarde ;leke nuk i paguajne fajtoret qe i pushuan nga puna,por shteti!
      Pse nuk e ndryshon kete ligj Rama?
      Se fundi,qeveria Rama,nuk ka lene pa tendetuar,pa koncesione,pa PPP te gjitha sherbimet dhe pasurite kombetare duke u kthyer vete ne nje shtet taksidar si ne kohen e pushtimit otoman!
      Perderi sa gjithcka e ben nepermjet privateve,atehere pse duhen mbajtur dhjetra ministri,qindra inspektoriate dhe agjensi te tyre,qe i kushtojne buxhetit miliarda leke rroga?
      Eh,more “Pse”,sa shume gjera te tilla skandaloze ka bere Rama,por ti si militant tru shplare nuk do t’i kuptosh!
      Per te gjitha keto fakte zyrtare,qe i kane kushtuar deme kolosale buxhetit te shtetit,a mund te thuash se fajin e ka Berisha e jo Rama?
      Sa per dijeni,une jam me socialist se ty,por nuk jam tru shplare dhe ANTISHQIPTAR!
      Berisha,Basha,Meta dhe Rama per 29 vjet vetem kane sunduar dhe jo qeverisur dhe keto,o i mjere ia kam thene ne sy edhe Rames,Veliajt,por si arrogante,harbute nuk cajne koken!
      Dhe kjo ndodh se antaresia e PS ka tradhetuar idealet e LANC-it dhe shpirtin patriotik te rilindasve te vertete duke i kembyer me ato te kuinslingut M.Frasheri!

    • Ja debili miltant per te cilin fola me lart. O PSE mos i i qaj hallin Rames e Berishes po qaj hallin tend. Po gabimi ishte i te dyve por Berisha seshte me . Rama po. Po te doje Rama i ka votat per ti cbere ndryshimet kushttetuese. Por as qe e ka ndermend. Sa per Viktorin trashegimtarin e krimineleve komunistte qe vrane 6000 shqiptare epo cte thuash ?

    • Dy fjale ngushelluese per kete PSE-ne gjysmake…

      Duke qene se edhe militantet miope me pikepyetje nga pas, dashur pa dashur, e pranojne me idiotesine e tyre te padobishme, se bunkarti mbrojtes i bajraktarit vicidolas eshte pjese e matrapazllekut te hapur me te ashtuquajturin “sistem zgjedhor”, atehere tentativa e tyre per te bere me gisht nga “ujku” jo vetem qe s’pi uje fare, por perkundrazi, ajo e nxjerr akoma me cullak padronin e tyre hileqar.

      Perderisa listat e perfaqesuesve te njeshave i pergatisin po vete njeshat, atehere ketu nuk mund te flitet per perfaqesim te elektoratit, i majte apo i djathte qofte ky. Efekti negativ i atentatit ramo-berishjot ndaj demokracise ishte abstenimi masiv ne zgjedhje. Si shenje e mosbindjes civile, refuzimi masiv i votes e ka nxjerre “abseits” jo vetem tutorin tend deshtak, por gjithe skuadriljen e bythlepiresve te tij gojekycur.

  • Shkrim i mirë për KONSUM dhe për HUXHUM të miletit! Pra, thirrje për ANARKI. Duket se prof. Mandili është për sistemin mazhoritar dhe e paraqet atë si të vetmen alternativë, madje, shpëtimtare. Por duhet kujtuar e kaluara mazhoritare për të kuptuar disa nga pasojat negative të saj. Dhe duhen parashikuar edhe të tjera pasoja negative të mundshme që nuk kanë ndodhur historikisht tek ne, por që janë plotësisht të mundshme të ndodhin.
    – A është e vetmja e metë e sistemit elektoral ekzistues e drejta e kryetarit të partive të bëjnë listën e kandidatëve për deputetë që zgjidhen nga populli? Dhe a mund të arsyetohet se çdo mënyrë tjetër e caktimit/shënjimit e kandidatëve për deputetë është domosdo më e mirë se kjo praktikë?
    – A nuk do të na vijnë në Parlament të zgjedhur nga populli ata mamuthët e mëdhenj – feudalët miliarderë, të cilët e blejnë votën me lehtësi? Apo ta pranojmë këtë sistem mazhoritar që thjesht të mos fajësojmë më kryetarët e partive për caktimet e tyre në listat elektorale?
    – A nuk do të kthehen zonat elektorale në feude mesjetare ku deputeti bën si do vetë, duke i eklipsuar partitë = “garanci” e pluralizmit politik? Dhe a nuk do të copëzohet/fragmentohet parlamenti për interesa të këtyre që do të sillen si kryengritës dhe pazarxhinj të paskrupullt për të dhënë konsensus parlamentar? A nuk do ta shesin shtrenjtë këta votën e tyre tek kryeministri dhe a nuk do të vënë ata kushte skllavëruese për tendera e privilegje pushteti personal?
    – A nuk do të ketë destabilitet politik dhe kriza qeveritare të vazhdueshme sa herë që grupime interesi anarkiste në parlament do të bëjnë presion me anë të votës së tyre për rrëzim qeverish?
    – A mund të jenë këta përfaqësues të interesave të popullit? Si i kanë bërë këta pasuritë, me ndershmëri e rrugë ligjore?
    – A ka mundësi monetare për fushatë elektorale si dhe për të fituar një intelektual (përfaqësues) me të ardhura modeste, që të gëlojë demokracia dhe shumësia e alternativave?
    – A kanë demokraci të brendshme dhe ndjenjë përgjegjshmërie partitë, me qëllim që kandidatët e tyre të zgjidhen me shumicë votash nga forumet e brendshme?
    – A nuk kemi tjetër sistem elektoral, që të pretendojmë modelin amerikan, sipas të cilit kandidatët për presidentë përzgjidhen/seleksionohen nga vetë elektorati/populli?
    Këto janë vetëm disa piketime (të shpejta) për thellim e analizë përpara se të flasim e veprojmë, çirremi e mallkojmë! Ky sistem që kemi, POR ME LISTA TA HAPURA mua më duket E VETMJA ALTERNATIVË E MIRË NË KUSHTET AKTUALE. Sipas sistemit me lista të hapura edhe PARTITË e ruajnë rolin e tyre politik përmes moscenimit të alternativës dhe programit të vetë politik. Por edhe KANDIDATËT PËR DEPUTETË, që kryetarët apo partitë i hedhin për votim, i nënshtrohen njëfarë seleksionimi nga populli. Mirëpo kjo formulë vlen vetëm me kushtin që të mos ketë mundësi manipulimi në numërimin votës?!!

  • Shkrim i mirë vetëm për KONSUM dhe për HUXHUM të miletit! Pra, thirrje për ANARKI. Duket se prof. Mandili, emocional në këtë rast, është për sistemin mazhoritar dhe e paraqet atë si të vetmen alternativë, madje, shpëtimtare. Por duhet kujtuar e kaluara mazhoritare për të kuptuar disa nga pasojat negative të saj. Dhe duhen parashikuar edhe të tjera pasoja negative të mundshme që nuk kanë ndodhur historikisht tek ne, por që janë plotësisht të mundshme të ndodhin.
    – A është e vetmja e metë e sistemit elektoral ekzistues e drejta e kryetarit të partive të bëjnë listën e kandidatëve për deputetë që zgjidhen nga populli? Dhe a mund të arsyetohet se çdo mënyrë tjetër e caktimit/shënjimit e kandidatëve për deputetë është domosdo më e mirë se kjo praktikë?
    – A nuk do të na vijnë në Parlament të zgjedhur nga populli ata mamuthët e mëdhenj – feudalët miliarderë, të cilët e blejnë votën me lehtësi? Apo ta pranojmë këtë sistem mazhoritar që thjesht të mos fajësojmë më kryetarët e partive për caktimet e tyre në listat elektorale?
    – A nuk do të kthehen zonat elektorale në feude mesjetare ku deputeti bën si do vetë, duke i eklipsuar partitë = “garanci” e pluralizmit politik? Dhe a nuk do të copëzohet/fragmentohet parlamenti për interesa të këtyre që do të sillen si kryengritës dhe pazarxhinj të paskrupullt për të dhënë konsensus parlamentar? A nuk do ta shesin shtrenjtë këta votën e tyre tek kryeministri dhe a nuk do të vënë ata kushte skllavëruese për tendera e privilegje pushteti personal?
    – A nuk do të ketë destabilitet politik dhe kriza qeveritare të vazhdueshme sa herë që grupime interesi anarkiste në parlament do të bëjnë presion me anë të votës së tyre për rrëzim qeverish?
    – A mund të jenë këta përfaqësues të interesave të popullit? Si i kanë bërë këta pasuritë, me ndershmëri e rrugë ligjore?
    – A ka mundësi monetare për fushatë elektorale si dhe për të fituar një intelektual (përfaqësues) me të ardhura modeste, që të gëlojë demokracia dhe shumësia e alternativave?
    – A kanë demokraci të brendshme dhe ndjenjë përgjegjshmërie partitë, me qëllim që kandidatët e tyre të zgjidhen me shumicë votash nga forumet e brendshme?
    – A nuk kemi tjetër sistem elektoral, që të pretendojmë modelin amerikan, sipas të cilit kandidatët për presidentë përzgjidhen/seleksionohen nga vetë elektorati/populli?
    Këto janë vetëm disa piketime (të shpejta) për thellim e analizë përpara se të flasim e veprojmë, çirremi e mallkojmë! Ky sistem që kemi, POR ME LISTA TA HAPURA mua më duket E VETMJA ALTERNATIVË E MIRË NË KUSHTET AKTUALE. Sipas sistemit me lista të hapura edhe PARTITË e ruajnë rolin e tyre politik përmes moscenimit të alternativës dhe programit të vetë politik. Por edhe KANDIDATËT PËR DEPUTETË, që kryetarët apo partitë i hedhin për votim, i nënshtrohen njëfarë seleksionimi nga populli. Mirëpo kjo formulë vlen vetëm me kushtin që të mos ketë mundësi manipulimi në numërimin votës?!!

  • Ama me kete paktin Rama e Berisha 2008 kerkoni te arnoni bythen e zbuluar te qeverise Rama? Nuk mjafton, nuk mjafton. Nuk eshe ai pakt aq sa te mbuloje zullumet e Rames me tendera, koncesione, hajduteri, harbuteri, varferim. Skllever te lire mos u mundoni te ligjeroni skllaveruesin real aktual, Edi Ramen.

  • Berisha paska bere ate pakt me Ramen ne 2008 qe Rama ne 2019 te rrenoje ekonomine. Tani po, na bindet se Fajin e ka Saliu.

  • Nuk me pelqejne keto “bomba atomike” qe leshojne Mandilet e Dites per kundravajtje apo gafa te Rames dhe mjaftohen me kapsolla per tradhetite e tij

    Nqs do denoja njeri per 21 janarin 2011 i pari do ishte Edi Rama qe braktisi viktimat & jetimet e 21 janarit 2011 te cilet i ftoi personalisht ne shesh te mejdanit dhe te dytin Arvizine si njeri me powerfull ne Shqiperi
    .
    Jane te pakten 3 raste “bizarre” pas 1992 qe politik-bersit amerikane qe meren me Shqiperine me kuptimin e plote te fjales e kane “dhi muhabetin rendshem”
    .
    Rasti i pare
    Lideri i majte Fatos Nano arrestohet me gusht 1993 per 100 dollare sikur te ishte BIN LADENI kurse lideri i djathte ( mender me thone) Lule Basha qe eshte ylli ne ngjitje i Arvi-zise edhe pse k a vrare 4 fakire ne bulevard edhe pse ka vjedhur gjysem miljardi dollare do ta bejne k/m muajt ne vazhdim..nese shqiptaret dhe shqiperi ka vdekur kuptohet
    .
    Rasti i dyte
    Ne 14 shtator 1998 Sali Bythisha pushton institucjonet dhe te majtet “urdherohen” nga drejtoret zemerimire ne USA-BE qe te mos arrestonin Berishalene
    .
    Ne 21 janar 2011 ky Pervers Demonkrat vrau 4 kokpalare sipas kanunit dhe me “heroizem” deklaroi se do vriste dhe Edi Ramen me doren e tij….biles atehere arriti te poshtroje dhe perfaqsuesin e Obames
    .
    Rasti i trete
    Pas votimeve te 2009,Berishalja nuk pranoi ne menyre agersive te hapte asnje kuti kurse ne 8 maj 2011 nen ngerdheshjen e kujdestarit Arvi-zi u hapen kutijat per ti dhene me menge te perveshura fitoren nje Vrasesi….Yll ne Qitje ..
    ……………..
    Vetem keto tre raste ( mund te rradhis dhe 100 te tjera) mjafton te dalim ne konkluzion qe politik-bersit amerikane qe meren me Shqiperine jane po aq fajtore sa Berisha i tyre qe si thote Fred Abrahams Amerika duhet ti vinte vijen e kuqe Berishes qe ne 1997…
    .
    Sepse ka vetem dy mundesi:
    .
    A.Ose te adhurojme Berishalen qe “mundi” i vetem Ameriken..
    .
    Dy fjale me Mandilin:
    Ka te pakten 4 vjet qe Saliserbi dhe cuni i Sorrosit Edi dy metrosh jane hapur fare vellezer siameze dhe mund te quhen Sali Rama….Pranimi nga Rama i fillimit te vetingut te shakaxhiut Donald Lu duke perjashtuar dy krimet monstruoze te dinastise kriminale Berishorrit 21 Janarit dhe Gerdecit nuk ka nevoje per koment..
    .
    Mandili ju mund te vetquheni “skllever te lire” pas 21 prillit 2008…por mos harroni se ka dhe me keq:
    .
    Ju jeni Kavie Eksperimentale qe kur ndodhen
    1- prishja e votimeve te 31 marsit 1991
    .
    2-organizimi i pucit shtetit te 2 prillit 1991 nga rajersonet &biberoviqet gjasme per te rrezur komunizmin qe eshte genjeshter kriminale
    .
    3-marrja pjese e rajersonit ne votimet e 22 marsit qe nuk ndodh as ne kolonite me te pjerdhura te planetit.
    .
    Pra eshte 2 prilli 1991 qe ju ktheu ne Kavie Eksprimentale…
    ..

  • Eshte trajtuar me vertetesi problemi , por une kam disa vrejtie . Kur ka marrveshje pozite – opozite I kritikojme , po me ate intesitet dhe kur nuk takohen , vec me gure dhe molotova . Ajo marrveshje lindi si nevoje e eliminimit te faktorit ” Dushk ” . Si ligji mazhoritar dhe ky I produktit te marrveshjes jane demokratike . Nuk ka ndonje shkelje proceduriale , qe demton demokracine . I meshohet faktirt , qe deputetet jane produkt I listes . Po qe se ndiqen ne rregull procedurat , zgjedhja e tyre fillon ne baze , miratohet ne forume dhe shpallen . kjo metode ka te mirat e saj se eliminon “Dushkun ” dhe krijon kanditdatura reszrve , qe nuk e mundeson mazhoritari . Edhe ne mazhoritarin e paster , lista ekziston . Deputete miratohen ne forume , nuk jane te pa varur. Ata perfaqesojne Partine dhe bejne fushate ne siglin partiak . Ne kete kuptim marrveshja e 2008 ka pasur nje mission pozitiv , Pervec atyre , qe parashtron autori I editorialit . Kjo opozite , ben te kunderten , nuk afrohet te ndryshoje 2008 , qe gjithsesi nuk eshte e pa ligjshme dhe as fatalitet . Me lista , ose pa lista deputeti nuk mund te vetshpallet . Te bindet opozita e rruges , te behet ligj I ri . Ne fund mendoj , qe opozita parlamentare mund te zevendesoi opoziten e rruges dhe te ulet te beje ligjin , sic e kerkojne shumica . Llogjika ta do , qe ligji elektoral , cilido qofte eshte demokratik , Duhet te synohet , qr komisjonet zgjedhore , ose minimum numurusit te jene te shoqerise civile .Me kete ligj , ose nje te ri, deputete do jene po ata, militante te vijes se pare dhe te arsimuar ne nivel te mire . Zgalem

    • Po puna e Dushkut ishte loja. Me thon te zhdrejten ti s’e ke keq, por puna eshte se ai 85% qe i nxorri kartonin e kuq padronit tend as qe pjerdh fare per sorraket sahanlepires qe e mbajne veten per zgalemer

  • Zgalem!
    Qe “Grushti i shtetit kushtetues” i realizuar ne fshehtesi,pa pyetur njeri nga Berisha dhe Rama eshte nje ATENTAT KRIMINAL qe i eshte bere Kushtetutes,Demokracise dhe Sovranit popull!
    Se Kushtetuta u miratua me Referendum popullor dhe ne asnje rrethane nuk mund te amendohej pa referendum!
    Fakti qe Kushtetuta u ndryshua dhe te gjithe vdeputetet socialiste ngritewn doren dhe miratuan ndryshimet pa asnje vrejtjhe,kjo eshte hapur miratimi i krijimit te nje DIKTATURE FASHISTE te zbukuruar me lule proipagandistike!
    Rama perfundimisht u shpall DIKTATOR dhe qe prej asaj dite menxyre,e barabarte per nga fatkeqesia me PUSHTIMIN FASHIST te 7 prillit 1939,nuk kemi degjuar nga deputetet,mantaret e kryesise dhe asamblese socialiste tradhetare asnje kritike pa folur per akuza ngaj qeverisjes dhe aq me pak ndaj vete kreyeministrit!
    Edhe kur studentet protestuan 2 jave rresht,Rama jo vetem nuk mori mundimin te konsultohej qofte edhge formalisht me organet e emeruara prej tij,por vetewm me karagjozin Ermal Mamaqi!
    Edhe kur Rama vendosi te largoje gjysmen e qeverise,jo vetem nuk pyeti njeri,jo vetem nuk u beri ndonje kritike,por edhe te emeruarit e moren vesh gradimin vetem ne sallen e mbledhjes!
    A nuk eshte sjellje DIKTATORI kjo?

    • Gelltiti i shkreti zgalem nje luge corbe te prishur dhe do vjelle tere jeten.Edhe sa kohe do i durosh mbi shpatulla zorraxhinj kaq te peshtire o toke e bekuar?

  • Jane te gjithe zagar hajduta prodhimi i demokracise ka fililuar me aleksander meksin dhe me rradhe 30 vjet demokraci. Kane dale vetem pollitikane hajduta shkerdhata duhet force e. Re politlke njerez qe te jene me shkolle dhe te paster po me ca flet me shqiptaret akoma saliu edi demokkratikja apo socialistja. Qe akuzojne njeni there per vjedhje te dy palet jane hajdute luftjone vetem per xhepat e tyre prandaj kto duhet te zbythen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *