Berisha: Rama kërkon të klonojë Majkon tek Veliaj

redaktor

Ish-­kryeministri Sali Berisha nuk ndalet në sulmet e tij ndaj qeverisë përmes rrjetit social të Facebook. Këtë radhë Berisha ka zgjedhur të ironizojë kandidatin e mazhorancës për Tiranën, Erion Veliajn.

Duke marrë të mirëqenë sipas tij faktin se Veliaj është më pak i pëlqyeri nga publiku lidhur me kandidaturën e tij për bashkinë e Tiranës, Berisha tha se Rama po përpiqet të klonojë Majkon tek Veliaj. Sipas Berishës, Rama kërkon të transferojë kreditet e pëlqyeshmërisë së Majkos te Veliaj duke e quajtur këtë si “klonimi i Veliajt me Majkon”.

Ja statusi i plotë i Berishës në Facebook:

Klonimi i Veliajt me Majkon, mision qesharak dhe i pamundur i Rames!

Te dashur miq, ne jete dhe ne shkence jane te njohur traverstitet, dmth shnderrimi i gruas ne burre dhe burrit ne grua. Ne mitologji kjo realizohet duke kapercyer ylberin, ne shkence me nderhyrje kirurgjikale por perdoren dhe hormone qe te trashin ose hollojne sipas rastit zerin.

Edi Rama eshte ne hall te madh! Erion Veliaj i del ne te gjitha studimet i papelqyeshem nga publiku, nuk i duhet transvestimi Erionit ne Ermonel apo Ermelinde por shnderrimii i tij ne Pandeli Majko, i cili del 5 here me i pelqyer ne publik se “Mr Fallci” i Rames. Ndaj dhe Rama ka filluar nje proces, te cilin nje mik i imi gazetar e quajti klonimi elektoral i Veliajt me Majkon, duke besuar se ne kete menyre ai do mund te transferoje kreditet e pelqyeshmerise se Majkos te Erioni.

Deri tani procesi eshte vetem qesharak dhe duket mision i pamundur. Ne seancen e pare publike, Majko i kujtoi shitesit te fiqve te Pazarit te Ri se te rinjte po i kendojne kengen: “une kam nje fik tek shtepia, dua te behem Erion Velia”. Kurse ne seancen e djeshme Majko ja ktheu fjalen Rames, i cili u perpoq me shaka ta paraqesi Veliajn si ilegalin qe legalizoi Majko. Ky i fundit nuk mohoi qe Veliaj eshte nje ilegal per PS por qe ai, Majko, i ka legalizuar atij thjesht katin e pare por jo te dytin, pra jo minister te mireqenies personale dhe kandidat per kryetar bashkie. Katin e dyte, deklaroi Majko, duke i ngecur Rames ne fyt fjalen, e ka legalizuar vet Rama.

Te presim se cfare do degjojme nga seancat e tjera sepse keto ishin vetem dy seancat e para!!

Share This Article
12 Comments
  • po cte duhet ty more se cben Rama , Majko apo Veliaj e dine vet ata si zgjidhen mes tyre , po ti ik mer ate pensionin tend prej multimilioneri e futja noj sy gjume ne shpi o BACA SALI ,,, boll na i ke ngrene veshet me derr derr – et e tuaaa tere kto vite , te bejme dhe ne pushim e te keqen

    • po plakesh e po rrjedh me shume sali efendi , me vjen keq per ty si te ishe gjyshi im po nuk ke moshe ti per facebook se rri e riii dhe do besh ndonje prrock elbete po ta dh… kaq shume … po leri mo te tjeret te bejne pune e tyre dhe kte qeveri te qeverise si duhet … ti na tregove saq i zoti ishe per tete vite na le ne mjerim pa nje dore drithe ne magje

      • qe te jesh doktor kjo sdo te thote qe sdo thuash budallalliqe, po nuk e kuptoj pse fut hundet atje ku ste takon njer, po ca te duhet ty are se ca ben rama ti shif ata kelyshet e tu se kan lajthit fare

    • T’ëmën e s’ëmës oreee…; po si nuk mund të rrijë pa i ngrënë goja mut këtij kriminelit shpellar të Viçidolit?

  • ky eshte i lodhur, i cmendur, ka mbaruar si njeri, ska cthot me, dhe vetem perrallis. ik o sali ne azile aty ku ke vendin

  • o sali efendi, ke ik per lesh o ditezi,, si e le veten te katandiseshe keshtu, sepse ti aq tru ke, ske ci ben o njeri pa gjak, se ti je vampir edhe pse shqipetarve nuk ia pi dot gjakun , o ditezi

  • Sali B…ISHA:- E ke te veshtire t’a kuptosh qe ke PJERDHUR nga Truri! Je KRYE-TRANVERSTIT i kthyer nga Njeri ne BISHE!!!

  • ..shkencetar ?! te besoj..e ke shkrire kete vend dhe keta njerez ,duke e kthyer ne hiç.Po ki kujdes kalin,qente dhe mocat e asaj grus ne Suedi,.se ka edhe gjygje nderkombetare…

  • Eri ka kaq shume te meta sa nuk e duan as te vetet, po c’te bejne te shkretet eshte loloja Rames , dhe te gjithe se bashku shtiren ne kete farse te madhe.

  • Kur u terhoq zvarr busti i Enverit, dikush tha: ”kete po e terheqin dhe e pshurrin ne bronz, ndersa keta qe urdherojne kete veprim do t’ja u bejne se gjalli” A nuk po ja bejne Saliut per s’egjalli me pergjigjet e mesiperme. Lumziu qe bene sikur nuk kupton, po s’ka cben, c’te besh do gjesh.PRIT PRIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *