Kryeministri Berisha inauguroi sot në Lumas të Beratit qendrën e re të kësaj komune. Berisha përsëriti premtimet se do të bëjë gjithçka për fshatarët e kësaj zone dhe gjithë Shqipërisë.
“Vij tek ju për t’iu garantuar se 4 vitet që vijnë do të asfaltojmë çdo kilometër rrugë në komunën e Lumasit. Garantoj fermerët e Lumasit se 4 vitet që vijnë do të trefishojmë grantet për fermat tuaja dhe projektet tuaja. Vij për t’ju dhënë fjalën se 4 vitet që vijnë do të vazhdojmë rritjen e madhe të pensioneve në komunën tuaj dhe mbarë Shqipërinë. Vij këtu për t’ju garatuar se 4 vitet që vijnë ju do të keni zero taksa, do të rimbursojmë me para në dorë çdo import që bëni për fermat tuaja, për naftën, plehrat kimike, fidanët dhe imputet e tjera që përdorni. 4 vitet që vijnë do të rimbursojmë taksën e vlerës së shtuar për çdo gjë që përdorni ju, për ullishtet, vreshtat, serat, gjedhët, të imtat, bletët dhe çdo gjë tjetër të ekonomive tuaja”, tha Berisha.
Berisha u ndal në “bllokimin e Ramës”, i cili sipas tij e la vendin pa mbështetje dhe investimet europiane. “Rama ishte ai që mori peng statusin e vendit kandidat për Lumasin, Beratin dhe Shqipërinë. Ai që duke marrë peng statusin e vendit kandidat privoi fermerët shqiptarë nga një shumëfishim i mbështetjes së tyre financiare. Privoi Shqipërinë nga qindra milionë euro investime në rrugë, ura, kanalizime, ujësjellës, nga krijimi i qindra mijëra vendeve të punës. Ai bëri një gabim që do mbetet në histori. 23 qershori po vjen. Së bashku me ne do të votojnë të gjithë qytetarët e Lumasit, Beratit dhe mbarë Shqipërisë që duan ta shohin vendin e tyre kandidat për anëtar në BE. Që duan që Shqipëria të hapë negociatat për në BE. Që duan që fermerët shqiptarë të përfitojnë më shumë për fermat e tyre, që të rinjtë të studiojnë në vendet europiane”, tha Berisha.
Ai vdes per te patur pak histori dhe mund te bej cte jete e mundur per kete!
o ZOTI SALI ! LERE RAMEN NE PUNET E TIJ.AI QE PERPIQET PER TE MBETUR NE HISTORI ESHTE ZOTERIA YTE.BEMAT E TUA SKANE TE MBARUAR SIDOMOS ATO QE KANE TE BEJNE ME ” REZULTATET MADHESHTORE NE FUSHEN E EKONOMISE DHE TE PERMIRESIMIT TE MIREQENIES.pA LE ATO PER PERCARJEN MIDIS NESH.
o sali Po ik o plak se duket qe nga fotoja nga ku kakaris qe po tallesh me shqiptaret Edhe tavelat e rruges i ke vene ne krah te kundert qe te hane koken shoferat Shenjat rrugore i paske vene majtas haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Ah mjer shqiptaret e shkrete qe se kuptojne cpo ju bon zotrote