Kryeministri Berisha ka akuzuar kreun socialist se qëllimi i tij është bllokimi i statusit dhe për një vit tjetër. Referuar tërheqjes së padisë në gjykatë nga Vangjel Ndreko, Berisha tha se tërheqja e tij një ditë pas datës për marrjen e statusit është e qëllimshme nga ana e Ramës.”Zoti Rama bëri gabimin politik më fatal me bllokimin e 3 ligjeve për statusin, bllokoi duke përdorur si pretekst një cështje lokale që s?kishte lidhe me statusin. Sot një ditë pas 20 nëntorit, datë kjo e fiksuar në raportin e Komisionit Europian, për votimin e ligjeve që komisioni të bënte raportin për këshillin, Rama bëri një intrigë të turpshme në kurriz të cdo shqiptari, urdhëroi Vangjel Ndrekon të tërhiqet nga padia gjyqësore. Misioni u krye s’na duhet më gjykimi. Ky është qëndrimi i Ramës ndaj procesit të integrimit”, deklaroi Berisha.
Lidhur me vendimet e qeverisë kryeministri përmendi një sërë vendimesh ekonomike, që kanë të bëjnë me taksat dhe akcizat.
Rama: Pengmarrja e Fierit, alibi e kryeministrit
Pengmarrja e Fierit është një alibi e kryeministrit. Ka qenë kjo reagimi i menjëhershëm i kreut socialist, pas deklaratës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë. Nëpërmjet rrjetit social Tëitter, Rama shprehet se PS fitoi në popull e në gjykatë të drejtën të drejtojë qarkun.”Kryeministri, shpifja e dites: PS u terhoq nga Fieri!Jo, PS ka fituar ne popull e ne gjykate, me vendim te formes se prere,te drejten te drejtoje qarkun. PS s’eshte terhequr nga asgje! Kur nuk njeh vendimet e gjykatave, s’ke si kupton logjiken e proceseve gjyqesore. Pengmarrja e Fierit alibi e kryeministrit!”, shkruan Rama.