Berisha: Rama po u mbyll gojën kundërshtarëve

redaktor

Sali Berisha ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, se po tenton t’u mbyllë gojën kundërshtarëve të tij.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha i është referuar dënimit për shpifje të deputetëve Paloka e Ristani, vendim sipas tij i papreçedent.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte i papreçedent. Gjykata Evropiane nuk e ka penalizuar kurrë shpifjen. Vendimi i gjyqtarëve është marrë nën presionin e tmerrshëm të kryeministrit”, ka thënë Berisha.

Ish-kryetari i PD ka vlerësuar se, Rama përbën një rrezik për median e lirë, duke dhënë si shembull televizionin “Agon”, sekuestrimi i të cilit sipas tij është skenar i qeverisë.

Më tej, duke komentuar situatën elektorale në vend, Berisha ka kritikuar vendimin e KQZ-së që refuzoi dorëheqjen e kandidatit të PD për Kurbinin.

“Kolegji Zgjedhor ka dhënë një vendim sikur të ishte repart i Partisë Socialiste”, është shprehur Berisha, i cili ka folur për manipulime masive që po përgatiten nga koalicioni qeverisës për zgjedhjet.

“Këto janë zgjedhjet më të implikuara në të gjitha llojet e manipulimeve. Sulmi dhe agresioni fizik ndaj kryetarit të opozitës nuk ka ndodhur kurrë më parë, blerjet e votave haptas, me patenta, me lekë, me xinse dhe regjistrimi i zgjedhësve fiktivë tregojnë shpenzimet për fushatën”, ka shtuar Berisha.

Share This Article
4 Comments
  • Aman o Sale na thuj edhe ne kujt po i myll gojen se duam ta time. Ti 8vjet i vure zjarrin te gjtihave mediave qe te kritikoni dhe tani ke goje e flet? Po ste vejn pak turp per veten tende apo sprish pune se milionat e bejne njeriu jo truri.

    • Ka te drejt,Rama me pune po i mbyll gojen kundershtereve dhe nuk po i le asnje hapesire per te treguar kritik apo skeptik me punen e tij dhe ne kete pike e vetmja gje qe mund te bejn eshte shpifja si nje nga “sportet” me te dashur per demokratet.

  • Berisha eshte i vetmi person qe ka mbyllur gojen e te gjithe kundershtareve te tij duke i futur ne varr te gjithe. Por kur vjen puna per te share te tjeret i harron cka bere ndervite dhe sot po na ben moral mbi punen e qeverise.

    • cilit kundershtar po u mbyll gojen Rama more aman kundershatret jane te lire te flasin po u kane mbaruar fjalet se s’kane per cfare te shpifin i mbaruan te gjitha tani presin nga imagjinata jote e fellqiur, sa per largimin nga rradhet e pd-se te kandidatit te Kurbinit do ndodhte per shkak te mungeses se rregullave dhe menyres se gabuar te drejtimit te opozites nen drejtimin e bashes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *