Berisha: Rama urdhëroi shkrirjen e rrjetit agjenturor të policisë

redaktor

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon Kreun e Qeverisë, Edi Rama, se ka urdhëruar shkrirjen e rrjetit agjenturor që bashkëpunonte me Policinë e Shtetit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan “në një emision televiziv, zëdhënësi i Edi Ramës për Policinë Sajmir Tahiri, njoftoi shqiptarët se nuk ekziston më rrjeti agjenturor i policisë kriminale”.

“Ky rrjet përbëhet nga burra dhe gra, qytetarë të devotshëm me pasion për të luftuar të keqen dhe krimin. Ata bashkëpunojne dhe informojnë Policinë për botën e nëndheshme të krimit. Me informatat e tyre të çmuara, duke rrezikuar jo pak veten dhe familjet e tyre, ata kanë bërë të mundur parandalimin e vazhdueshëm të akteve kriminale. Kontributi i tyre ka qenë shumë i çmuar dhe i pazëvendësueshëm në zbulimin e autorëve teë qindra e qindra vrasjeve, grabitjeve, vjedhjeve, trafiqeve kriminale në vite. Ata veënë veten e tyre në rrezik, sakrifikojnë shumë për të shpëtuar jetën, pasurinë e qytetarëve të tjerë”, komenton Berisha.

Sipas tij, Shqipëria bëhet vendi i parë në Botë pa rrjetin e vetë të agjentëve të policisë kriminale dhe i lënë kështu dorë të lirë krimit.

“Me këtë akt të mirëfilltë antishtet të Piktorit dështak shpjegohet inkurajimi i madh i revanshit të krimit në Shqipëri dhe rënia dramatike e fuqisë zbuluese të autorëve të veprave penale nga Policia këto muajt e fundit. Këto janë shokët e krimit!!”, shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *