Berisha-Ramës: Je analfabet në ekonomi, reforma e ligje, mos u merr me xhaketën time

redaktor

Pogradeci ka qenë ndalesa e radhës e Partisë Demokratike. Në këtë qytet janë prezantuar kandidatët për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit.

Kryeministri Berisha ka premtuar hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës përpara këtyre banorëve dhe trefishim të granteve për bujqësinë.

“Ne ia dolëm të ruajmë rritjen ekonomike në Shqipëri, që Shqipëria të jetë ndër të paktat vende me ulje të papunësisë, në 250 mijë vende të reja pune sepse kemi rritur me dy dhe 3 herë bizneset e mesme dhe të mëdha. Hoqëm çdo taksë mbi kapitalet, mbi çdo makineri që ju duhet bizneseve për prodhim. Kjo do sjellë shtimin e investimeve vendase dhe rritjen e investimeve të huaja nga 4 në 6 milionë dollarë”, tha ai.

Një ndër sektorët që do hapte vende të reja pune, sipas Berishës ishte ai energjetik. Vetëm në Pogradec, Korçë e zonat përreth, siç tha ai do ndërtohen 60 të tillë.

“Sot qeveria që drejtoj ka firmosur me sektorin privat kontrata për ndërtimin e 363 HEC-eve, vetëm në qarkun tuaj do ndërtohen 60 HEC-e, me investim prej 300 milionë eurosh, me kapacitet të barabartë pothuajse me Fierzën. Kjo është Shqipëria që po ndërtojmë ne. Ne do bëjmë gjithçka për të siguruar punë për çdo shqiptar, që gratë dhe burrat e Pogradecit të begatohen gjithnjë e më shumë”, tha ai.

Duke sulmuar alternativën e majtë, Berisha tha se Rama përfaqëson sharjet e shpifjet kolektive.

“Rama ka 2 muaj që bredh me autobusin mavi nëpër Shqipëri. Alternativa e tij së pari është alternativa e sharjeve, shpifjeve dhe mashtrimit, në një vend i quan mësuesit injorantë, në një vend tjetër robër dhe skllevër, në një vend tjetër nxënësit i quan dele. Në një takim tjetër policët i quan banditë, në tjetrin qytetarët i quan robër. Këtu nuk është fjala e sharjeve ndaj Sali Berishës se ato ia hedh të gjitha në kazan nuk kam ndonjë të keqe, por fyerjet kolektive janë të papranueshme”, tha kryeministri.

Berisha më tej tha se, Rama është analfabet si në ekonomi, në reforma ashtu edhe në ligje.
“Shtylla e dytë e programit të tij ka nxjerrë krye, analfabetizmi total në ekonomi, reforma dhe ligje. Vëllezër çfarë po deklaron ai. Thotë do t’ju ul taksat 95% të shqiptarëve dhe se paratë do ua marrë 5% të shqiptarëve. Tani i nderuar shoku i autobusit mavi mësoje se është A-ja e çdo ekonomie të lirë, ekonomia e një vendi të lirë nuk rritet kurrrë nga lart poshtë, kjo është injorancë. Ekonominë e rrit klasa e mesme e këtij vendi, ata që zgjohen pa gdhirë dhe punojnë deri natën vonë për mirëqenien e familjeve të tyre, jo 5% që urren ti me psikologjinë e dajave të tu”, shtoi ai.

Berisha e ftoi kryesocialistin të çlirohet nga komplekset, të mos merret me xhaketën dhe autoveturën e tij, por të paraqesë alternativën e tij tek qytetarët.
“Kolona e tretë e programit të tij për ju janë sharjet ndaj Sali Berishës, shpifjet dhe trillimet, por një gjë do t’i them, se i bën mirë. Në 2009 unë nxora një urdhër, ndalova kryeministrin, ministra e me radhë të mos përdorin për fushatë mjetet publike. Unë mora makinë me qera, atij iu duk helikopter, dhe vinte ju thoshte juve që po bëj fushatë me helikopter. Tani e njëjta makinë i duket si autoblind, cdo ditë ju thotë kryeministri ecën me blind, është e njëjta makinë që po rend nga mitingu në miting, nga fushata në fushatë që ti nuk e ke më, më e forta është se kjo xhaketë i duket si parzmore, ato janë parzmore, ti je i humbur sic ke qenë deri më sot, edhe me këmishë të jem ti je i humbur, je i mundur je i pashpresë. Qytetarët presin nga ty alternativa dhe jo xhaketën, këmishën apo autoveturën time. Presin t’ju zgjidhësh problemet, presin të çlirohesh nga komplekset”, tha kreu i qeverisë.

Share This Article
1 Comment
  • Po te jesh vrases dhe je dhe genjeshtar, prandoj te eshte bere hunda me e madhe se e Pinokut dhe ne forme pyke per te prere dru. O njeri i pa cipe si paske marre makine me qera ne v. 2009. Po qerane e makines e paguanje me paret e dru me pre te Rames , ore kokrra e mashtruesit. Ti i ke vene dhe po i ve ne fushate per PD edhe sot e kesaj dite mjetet e transportit te Min. se Mbroj. e te Perbrendeshmes ore zybe, sic thone tironsit. Si more “Engjell” te paska share Rama, ti qe cdo dite trazon dhe ha mut, ore MUT. Ty kriminel po te, shan nje popull i tere dhe Familjet e viktimave, more kasap i shqipetareve ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni et. j Burgun ta puthesh e ta veshe ne balle, por ke esape qe nuk i lan burgu ore KRIMINEL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *