Pas mbledhjes me kryetarë të qarqeve ne selinë e PD, kryeministri Berisha ka siguar se fushata zgjedhore e kësaj partie do të jetë qytetare. Ndërsa nga ana tjetër ka deklaruar se PD shton aleatët e saj dhe në 20 vjet nuk i është larguar asnjë parti aleate.
Sërish kreu i ekzekutivit ka hedhur akuza ndaj kreut të PS, se po i ikin aleatët dhe ka vijuar të theksoje se PD është në diell të plotë dhe jo e ftohur.
Ndërkohë që ka sqaruar se takimi me kryetare të qarqeve ka pasur si temë fushatën për zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Pas mbledhjes kryeministri Berisha u shpreh entuziast për atë të cilën e cilësoi si makineri elektorale të PD-së që sipas tij po ecën me xhiro të plotë drejt fitores. Kreu u ekzekutivit duke ironizuar kandidimin e Alfred Pezës si kandidat i PS-së në Peqin, tha se pikat kyce të PD-së janë programi dhe aleatët, ndërkohë që sipas tij PS-së po i largohet aleatët.
“Mbledhja ishte teknike,. Kryekëput mbledhje për të analizuar cfarë u bë midis dy mbledhjeve dhe tani natyrisht selia është në një gjallëri dhe veprimtari të madhe po bëhet përgatitje intensive dhe makineria elektorale e partisë demokratike është në xhiro të shpejta. Po fuqizohen cdo ditë dhe më shumë. Ne jemi të vendosur të angazhohemi në një fushatë elektorale më të qytetëruar deri sotmen, në një fushatë elektorale ku do adresojmë të gjithë problematikën e vendit. Do të debatojmë për një program që ka si synim kryesor Shqipërinë, vendi i zhvilluar, Shqipërinë Evropiane. Pra sic e shihni spikatin dy linja kryesore, kjo e Partisë Demokratike që shton aleatët progresivisht, ajo e Partisë Socialiste që i ikin aleatët dhe ecën drejt vetmisë, gjen Alfred Pezën që thotë se kam idhull Alfred Mosiun, novitet i tij, apo gjetje tjetër pra shkëmben një aletat dhe largohet me një kolonel, të gjeneral Moisiut” deklaroi Berisha.
Kryeministri Berisha u shpreh se nuk ndihet i frikësuar pqër koalicionet pasi sic tha si fitorja e demokratëve bazohet tek programi dhe aleatët. Sipas tij PD në 20 vite të saj nuk regjistron asnjë precedentë të largimit të aleatëve teksa akuzoi Ramën si të pabesë.
“Fitoren e bazoj tek programi i PD-së dhe aleancat dhe këtë e kam faktuar. Aleancat mund ti mbash kur ke një qëndrim korrekt, luajal dhe konstruktiv. Në një 20 vitet ti nuk gjen një aleat të larguar nga Sali Berisha të ketë thënë se po ik për shkak të mungesës së luailitetit të tij. Rama bazon gjithçka në pabesinë e tij. Imagjinoni ju. Theu Blushi këmbën dhe unë i urova shërim, e dini ju pse nuk i shkoj, sepse spitali ku ndodhej nuk më përshtat se është i rregullt, nuk është i ftohtë, është më ngrohej dhe standarde më të mirë, dhe nuk mund të dalë një spital i tillë në Shqipëri dhe e la pa e vizituar, a mund të bazohet në një alternativë të tillë një forcë politike. Pra është një linjë që bazohet në një fushatë të qytetëruar në arritje të mëdha dhe vlerësim kritik të të gjithë veprimtarisë së saj dhe një forcë politik që nuk pranon asgjë tjetër përvec trillimeve,. Fakti që spitali ku po merrte ndihmon zoti bBushi është një nga më të mirët që ekziston në tërë rajonin e la kryetarin e zotit Blushi pa shkuar për të uruar dhe uroi sic e urova unë. Unë i bëra një mesazh, pra e mbyllim. Kjo parti është në xhiro të plote dhe nuk është aspak e ftohur”, u shpreh Berisha.

o i semure mendor e ke pire ilacin haloperidolin para se te flasesh ,hajde sali hajde si je katandisur skizofreni e cthurur ..